Gjykata e Strasburgut regjistron padinë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

2 Mars 2026, 12:27Rajoni TEMA
Gjykata e Strasburgut regjistron padinë për pasivizimin e adresave

Me një shënim në rrjetin e tij social “Facebook”, avokati shkruan se pasivizimi i adresave po detyron shqiptarët të largohen pasi po humbasin të drejtën për të marrë letërnjoftimin, pasaportën e re, të drejtën e pensionit, sigurimin shëndetësor e të drejta të tjera.

“Regjistrimi i padisë dhe pajisja me numër aplikimi nga Gjykata e Strasburgut është një hap procedural shumë i rëndësishëm, duke marrë parasysh se kjo Gjykatë refuzon mbi 90% të rasteve që në fazën fillestare. Qëllimi im kryesor është që përmes këtij rasti, Gjykata të zbatojë procedurën e vendimit pilot (rregulla 61). Kjo do të thotë që vendimi të mos mbetet vetëm për Teutën, por të detyrojë Serbinë të ndalojë këtë praktikë sistematike për të gjithë dhe të aplikohet në të gjitha rastet e ngjashme”, ka shkruar ai.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në Luginë të Preshevës që të ndjekin procedurat e brendshme ligjore. 

1 Komente

  1. M
    Milo Staka

    Në vënd që rama ta zgjidhë këtë problem me vëllaun e tijë në beograd, detyrohen shqiptarët autokton të vrapojn nga gjykatat themelor, përmes asaj qëndrore në beograd e deri në strasburg. Por ky është një nga njëmijë hallet që kanë shqiptarët e luginës, kurse shteti shqiptar me në krye edvin vuçiqin nuk reagon fare. Derisa serbët edhe televizione serbe në shqipëri hapin, shqiptarët atje nuk e kanë asnjë medium në gjuhë amtare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje