Presidenti i ri në Kosovë: Nuk ka marrëveshje VV – PDK

1 Mars 2026, 07:40Rajoni TEMA
Presidenti i ri në Kosovë: Nuk ka marrëveshje VV – PDK

Nuk është arritur marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, pas takimit të së shtunës mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Pas takimit, Kurti deklaroi se ende nuk ka një emër konsensual për president dhe se shpreson që javën e ardhshme të ketë garë për këtë post.

“Kur nuk ka mundësi për marrëveshje politike për propozime konsensuale, atëherë do të ketë propozime partiake”, ka thënë Kurti, duke shtuar se “propozimet partiake do të merren vesh shpejt”.

Por çështjen e garës e ka përjashtuar kryetari i PDK-së. Hamza ka thënë se po të ketë garë “rezultati dihet”.

E Hamza bëri të ditur se i ka ofruar Kurtit një marrëveshje sipas së cilës presidenti do të zgjidhej nga një propozim i PDK-së, si përpjekje për të shmangur zgjedhjet dhe për të tejkaluar ngërçin politik.

“Sot, në takimin e dytë me Kurtin, PDK-ja ofroi edhe një mundësi konkrete dhe të fundit për të shmangur zgjedhjet, duke propozuar zgjedhjen e një presidenti nga radhët tona, me qëllim garantimin e stabilitetit institucional dhe tejkalimin e ngërçit politik. Kryesia e PDK-së vlerëson se kontributi ynë në këtë proces është përmbushur”, deklaroi Hamza.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 4 mars për zgjedhjen e presidentit të ri.

2 Komente

  1. K
    Kosova shpeton me zgjedhje te reja sivjet

    Eshte koha qe te zbohet kurti nga Kosova e LVV te shpallet e padeshiruar nga Perendimi. Kosova duhet te hape kufijte, si Kastro ne Kube ne vetet 60-ta, e te lejoje qe shumica e LVV te cvendoset me deshiren e saj ne Serbi.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Timi

      Ky debili psikopat i pëlqen të bërtasi nëpër fushata se ashtu e ka filluar karrierën. Më tragjike është që nuk ka opozitë dhe Albini luan loqe me paratë e shtetit. Çdo 6 muaj do mbajë zgjedhje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje