‘Mburrem që jam shqiptar’, motivet kuq e zi të deputetit që revoltuan kryeministrin maqedonas: Flamurin ma ka dhënë Rama, kur të ma jepni dhe ju tuajin do e mbaj (VIDEO)

27 Shkurt 2026, 14:23Rajoni TEMA
‘Mburrem që jam shqiptar’, motivet kuq e zi të deputetit

Një spilë e flamurit shqiptar e vendosur në jakën e xhaketës së deputetit Rijad Shaqiri, pjesë e partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ka provokuar kryeministrin Hristijan Mickocski. Ky i fundit dukshëm shprehu pakënaqësi për mosmbajtjen e simbolit të Maqedonisë së Veriut nga ana e deputetit në foltoren e Parlamentit, duke i thënë se nga ky shtet paguhet.

“Herën tjetër kur të vini në Kuvend, që përveç flamurit shqiptar, që është flamur etnik i popullit që i përkisni. Do ta keni dhe atë të Maqedonisë, sepse nga ky shtet merrni pagë”, i është drejtuar kryeministri deputetit Shaqiri.

Përgjigja nga ana e Rijad Shaqirit ishte e qartë. Spilën kuq e zi ia ka dhuruar kryeministri shqiptar Edi Rama dhe nëse të njëjtin gjest do të bënte dhe Mickocski, do ta vendoste në jakën e xhaketës me kënaqësi. Nga fjala e deputetit në foltore, Shaqiri shprehu me krenari se është shqiptar.

“Është fakt se unë e kam simbolin tim kombëtar, edhe mburrem se jam shqiptar. Këtë ma ka dhënë kryeministri i Shqipërisë, kur të ma sillni ju flamurin e Republikës së Maqedonisë, mbledhjen e radhës do të vij me të. Që jam shqiptar, krejt bota e di dhe për këtë jam krenar”, tha Shaqiri.

 

Në momentin që vijoji fjalën, kryeministri Mickocski i dhuroi spilën me flamurin e Maqedonisë, të cilin deputeti e vendosi menjëherë. Këtë moment vetë deputeti e evidentoi dhe një profilin e tij më media sociale, duke vënë theksin tek diskriminimi i shqiptarëve.

“Gjatë debatit të sotëm në seancën parlamentare, Kryeministrin e “provokoi” flamuri ynë kombëtar që e mbaja në sakon time – simboli i identitetit dhe dinjitetit tonë.

Por nuk e pengon urrejtja patologjike që shfaqet ndaj shqiptarëve në terrenet sportive. Nuk e pengon heshtja institucionale përballë thirrjeve dhe koreve me përmbajtje albanofobe.

Dhe mbi të gjitha, nuk dha asnjë përgjigje konkrete se si 5 ton kanabis kaluan kufirin e Maqedonia e Veriut pa u vërejtur.

Kur simboli kombëtar trajtohet si problem, ndërsa krimi dhe urrejtja relativizohen, atëherë kemi një devijim serioz të prioriteteve shtetërore. Shqiptarët nuk janë provokim – janë popull shtetformues dhe kërkojnë përgjegjësi, jo arsyetime”, shkruan Rijad Shaqiri në profilin e tij në facebook.

24 Komente

  1. A
    Aron

    Ne fakt ta kete edhe flamurin Maqedonas, se ne fakt me teper u perket shqipetarve si simbol sesa ketyre sllavo-maqedonsve.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Njeri

      Ketyre rracave te perziera sllavo-islamike keshtu u duhet folur.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Nje bravo shume e madhe djalit. Flamuri yne eshte me i vjetri ne Europe. Sllavo- bullgaret le ta gjejne se nga vijne. Ne e dime se kemi qene ketu ku jemi qe kur u krijuan popujt, mijera vjet me pare.

        Përgjigjjuni
      2. H
        Hamleti i Pollogut pyet- pse ?

        Mic Mic/aj/oski, RIHADI pagën e merr nga 45% taksapaguesë shqiptarë, nga ajo taksë e jona që na e rrëmbeni në mënyrë banditeske-administrative. Se kush merr pagë nga kush, shiko si shpërndahen mjetet buxhetore të Republikata na Makedoniatata. Hajdutisllav ankohet se ia paskan marrë një grimcë nga plackitja e tij. Nesër ti Rikard merr një dinstikt të UCK dhe falja Mic sllavokaluarit.

        Përgjigjjuni
      3. F
        Fatosi-kosove

        Mos zotni Shaqiri se hidherohet kurrci aleati i mickovskit dhe i ati serbit te ZNAM, e ku zshte ai afrim gasi apo gashi si ka qejf ta quajme qe nuk reagon.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodrani

          Në bazë të parimeve të qytetnimit superior sllavo evropian fajin nuk e kurr krimineli! Fajin e ka viktima, sidomos kur i mbijeton sulmit. Prandaj, "me të drejtë" sllavi acarohet kur sheh Shqiptar të gjallë.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Al

            Ilir Floriri ka bere edhe fushate dikur qe Hristijan Mickocski te fitonte zgjedhjet.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje Ballkan per te gjithe

              Bullgaret dhe shqiptaret nuk kane pasur marredhenie te keqija ndonjeher, ata kan nje komunitet tonin ne Mandrice e ne kemi te tyrin ne Oher Fatmirsisht kanceri i propagandes Kremliniane-Naziste eshte thyer heret nga Sofia

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tv klan

                Të lumtë

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Klimax

                  Hahahaha, dhe Rijad dhe Shaqir!!!!!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbër

                    Njelloj janë. Ku e sheh dallimin?????

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hasoni

                      ..edhe Rijad po dhe Shaqir, turkoarab shqipfoles , thjeshte Qafir

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hasoni

                        ..edhe Rijad po dhe Shaqir, turkoarab shqipfoles , thjeshte Qafir

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Hasoni

                          ..edhe Rijad po dhe Shaqir, turkoarab shqipfoles , thjeshte Qafir

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fatosi-kosove

                            O hasoni e ke gabuar "stallen" i nderuar ik shko aty ku lidhen magart dhe hingello se me mire te shkon.

                            Përgjigjjuni
                        2. K
                          Komentuesi

                          SHUMICA E MAQEDONASVE JANE SHQIPETARE ORTODOKSE,POR JO ME PREJARDHJE SLLAVE POR ILIRO SHQIPETARE

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dardan

                            Tamam patriot qenke. E vendosi flamurin se ia dha Rama, jo se eshte shqiptar

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arber

                              Eh mor Dardan, sa mendje e mbrapshte qe je.Dmth per flamuri qe i dha Rama , eshte i Rames e nuk eshte flamur shqiptar, por z.Shaqiri percolli nje mesazh te fuqishem si shqiptar qe kerkon te drejtat legjitime te shqiptareve te Maqedonirberse e ti kujtoje se shqiptaret atje nuk jane vetem dhe detyroi Mickovskin te beje mbrapsht .ANdoshta per ty Dardan do te kishte kuptim qe te mbante flamurin e Kosoves , por orekset Alla VV, nuk shkojne sepse FLAMURI KOMBETAR qe te gjithe shqiptaret i bashkon ne jete te jeteve eshte ai KUQ e ZI .

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dardan

                                S kuptove gje o Arber. Po te ishte patriot i verte do thonte flamurin e mbaj se jamSHQIPTAR dhe pike. Jo me justifikimin qe ma dha Rama. Po ske faj aq di aq thua e aq ke mesuar nga patriotizmi.

                                Përgjigjjuni
                            2. A
                              ARB

                              Bravo deputeti, manifestim shumë qytetar…!

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Patrioti

                                Bravo dhe të lumtë Rijad Shaqiri.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mara emigrante ne Itali

                                  Na mbyten fiozofet me komentet e tyre , zaten kur kerkojne çdo gje gati detyrimisht do te kruajne dhembet .Shqiperia ka shqiptar dhe jo soj e sorollop qe i etiketoni.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    I pari

                                    Bravo shoku!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. r
                                      realisti

                                      I lumte z.Shaqiri! Po kta qe nuk jane ndakort me Ate çfar kane?!!Ka shume te drejte AI qe edhe politikane shqiptare dhe "shqiptare"(po e veje ne thojza se vetem shqiptare te mire nuk mundet te jene) kendej dhe andej kufirit kane ndihmuar qe te fitojne Mickovski, turp te kene por keshtu eshte kur punon per te huajt. Un habitem nga shqiptaret ne pergjithesi qe nuk paguhen per t'i sherbyer te huajve ata çfar i lidh me kta lloj politikanesh dhe,per fatin e keq,jane shume. Edhe Albin Kurti deklaron pa ndroje(per t'mos thene ndryshe) se çeshtja e gjuhes shqipe nuk eshte ne kushtetute!!! Kur kjo eshte e shkruar e zeza ne te bardhe fare qarte,çfar do me thene kjo?!! Dhe po Ai perçan partite shqiptare ne maqedoni dhe bene qe te fitojne Mikovski.Po kesaj çfar munde t'i themi. Per hir te interesave politike vetjake luan me fatet e nje populli qe mjaft ka vuajtur qe nga diskriminimi e deri ne asimilim.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje