Në një kohë pasigurish politike dhe sfidash në sigurinë evropiane, bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes. Kështu u shpreh presidentja e Maqedonisë së Veriut Siljanovska-Davkova gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin shqiptar Bajram Begaj.
“Ajo që është e rëndësishme në këtë botë të pasigurt, është lidhja e dyanshme e politikës së jashtme dhe të sigurisë mes BE-së dhe vendeve të tjera. Kjo na bën edhe më rezistentë. Gjithmonë kemi dhënë dhe do të vijojmë të japim kontribut në ruajtjen e paqes. Në këtë vizitë është bashkangjitur edhe rektori i Universitetit të Tiranës, dhe kjo përbën një dorë të zgjatur bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe shkencës. Lidhshmëria mes institucioneve do të kontribuojë në forcimin e miqësisë mes dy vendeve”.
Sipas saj, pakicat etnike dhe statusi i shqiptarëve përbëjnë ura të rëndësishme lidhëse, duke e cilësuar takimin si një nxitje të re për thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë dypalëshe.
“Një urë e rëndësishme është edhe pakica etnike në Shqipëri, por gjithashtu edhe statusi i shqiptarëve tek ne. Para së gjithash, ju falënderoj për vizitën, President Begaj, dhe dëshiroj të theksoj se ky takim i sotëm për mua është një stimulim dhe nxitje shtesë për bashkëpunimin bilateral, si edhe një shtesë në miqësinë dhe përkrahjen e ndërsjellë mes dy vendeve”, tha presidentja.
Kujt i thotë Pakicë Etnike kjo? Shqiptarve që kanë dhjetra shekuj aty para se të lindnin 300 euroshit e serbizuar bullgarë , të quajtur maqedonas nga TITO?! Maqedonia nuk ka nevojë për pakica që të lidhet me ura me Shqipërinë, që as i rruhet për Maqedoninë. Maqedonia ka nevojë për ura që e lidhin me veten, ndryshe bëhet 500 copash si ishJugosllavia që e sajoi nga pakicat bullgare, shqiptare, serbe dhe vllehe
E beri dallimin. Mos kerce kot. Tha pakica etnike ne Shqiperi dhe status i Shqiptareve ne Maqedoni.
Pakice etnike...6-7 mije banore....ku,,,,dreqin,,,,jeton kjo hajvone bullgare....cmenduri...
Ju qe kerkoni te drejten e shqiptareve ne mbare boten dhe mire beni, duhet te respektoni dhe pakicat qe jetojne ne shqiperi. Kane shekuj qe jane ne trojet e veta dhe nuk ja ka dhene as bullgari dhe as turku as jane shitur jo per 300 euro as Shabani nuk eshte bere Kico. Kane jetuar me ndershmeri dhe me djersen e vete dhe me Shqiptaret kane maredhenie shume te mira. Nuk meritojne as perbuzjen as shpifjet nga "Patriotat" qe komentojne dhe shtremberojne cdo gje. Me gjithe politiken e bute te shpopullimit perseri jane 100%etnikisht te pastra qofshin 100 apo 10 000