Media gjermane: Rama dhe Vuçiç me projekt propozim për zgjerimin e BE

28 Shkurt 2026, 07:40Rajoni TEMA
Media gjermane: Rama dhe Vuçiç me projekt propozim për

Në një editorial të përbashkët të publikuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç propozojnë një qasje të re strategjike për avancimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.

Në thelb të propozimit të tyre qëndron ideja e një integrimi të përshpejtuar të vendeve kandidate të përgatitura në tregun e brendshëm të BE-së dhe në hapësirën Shengen, pa cenuar balancën ekzistuese institucionale të Unionit. Pra, pa të drejta vetoje, pa komisionerë shtesë dhe pa prekur strukturat vendimmarrëse.

Për kryeministrin Rama dhe Presidentin Vuçiç, kjo formulë do të mundësonte përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, duke forcuar njëkohësisht pozicionin ekonomik dhe gjeopolitik të BE-së.

Editoriali vjen në një moment reflektimi kritik për politikën e zgjerimit, duke qenë se prej vitit 2013 nuk ka pasur asnjë anëtar të ri në Bashkimin Europian një fakt që, sipas editorialit, ka kontribuar në rritjen e zhgënjimit në Ballkanin Perëndimor dhe në zbehjen e besueshmërisë së procesit të integrimit, ndërkohë që qasja e re po merr gjithnjë e më shumë zë.

7 Komente

  1. A
    Arberori

    Shume pragmatiste qe te dy. Bravo.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Haha sa gallat, dy hajdut ordiner atokrat donë të bën propozime për Evropën, merrin dhe Erdogani dhe jeni të kompetum.

      Përgjigjjuni
      1. m
        mero

        NE QOFTE SE KJO DO SILLTE NGRIRJEN E PERHERSHME TE KONFLIKTIT KOSOVE-SERBI, PSE JO?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejt

          Kjo nenkuptohet!

          Përgjigjjuni
        2. R
          Ratko Mladič

          erdoganin do ia japim gopit sateme

          Përgjigjjuni
          1. I
            I paguar nga Kurtovitç

            Haaa po ky eshte gazetar qe paguhet nga Kurtovitç , para dy javesh beri nje artikull ku godiste Osmanllien e Mitrovices.....

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje gazetar gjerman i paguar

              Para dy ditesh beri nje artikull per Vuçiçi ,ky i paguar nga eurot e krimit . Qellimibketij eshte te njesoje Rama Vuçiç Osmani sic do antishqiptar Kurtovitç.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje