Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

28 Shkurt 2026, 14:23Rajoni TEMA
Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se mbështet sulmet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, duke shkruar në platformën X se “ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit”, falë udhëheqjes së SHBA-së dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Osmani ka thënë se Republika e Kosovës, si gjithmonë, qëndron e palëkundur përkrah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Osmani i ka dënuar sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve në Lindjen e Mesme, duke shtuar se Kosova do të vazhdojë t’i mbështesë veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë një shans përfundimtar lirisë dhe paqes.

3 Komente

  1. D
    Detari

    cpune kane turqit skipfoles e kosovo per hallin e iranianve? Pse kaq zagare te peshtire kjo rrace?

    Përgjigjjuni
    1. E
      E Verteta Dhembe

      o Zonja Osmani::Me mire eshte mos Kakarit..dhe leri te tjeret te bejne vete Punet e Pista.... Bombardimet e Amerikes dhe Izraelit Cenojne Sovranitetin e nje Shteti Sovran dhe si te tilla jane te Denushme......Irani nuk eshte Agresore dhe nuk ka Sulmuar askende...

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andi

        Po ti zogu cfare pate? Pse hapesh b.thesh kot?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje