Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, pas nisjes së operacionit ushtarak “Epic Fury” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe forcat partnere kundër Irani, lanë bërë që kryeministri i Kosvës Albin Kurti të thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se kryeministri Kurti ritheksoi qëndrimin e institucioneve të Kosovës në mbështetje të aleatëve strategjikë, veçanërisht SHBA-së në përpjekjet për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar. Njëkohësisht, Kosova shprehu solidaritet me popullin e Iranit dhe aspiratat e tyre për liri dhe të drejta themelore.
Gjithahstu theksohet se Kosova ka marrë të gjitha masat për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend, ndërsa po monitorojnë nga afër situatën dhe implikimet e mundshme për Kosovën dhe rajonin. Autoritetet konfirmuan se janë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët strategjikë.
Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë të qetë, të informohen vetëm përmes burimeve zyrtare dhe të mos bien pre e dezinformatave që synojnë destabilizimin e vendit.
Deklarata e plotë e shpërndarë për mediat
Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë
Mbrëmë vonë, me kërkesë të Kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, gjegjësisht zhvillimit të operacionit ushtarak “Epic Fury” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të forcave partnere, kundër Republikës Islamike të Iranit.
Kryeministri Kurti ka ritheksuar qëndrimin e qartë të institucioneve të Republikës së Kosovës se qëndrojnë të palëkundur përkrah miqve dhe aleatëve tanë strategjikë, e në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.
Republika e Kosovës, në përputhje me orientimin e saj euroatlantik dhe partneritetin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështet veprimet e ndërmarra nga SHBA-të ndaj objektivave të regjimit të Ajatollahëve në Iran, duke i vlerësuar ato si masa që synojnë parandalimin e përshkallëzimit të mëtejmë dhe kufizimin e kapaciteteve destabilizuese në rajon.
Njëkohësisht, Republika e Kosovës shpreh solidaritetin e saj me popullin e Iranit dhe aspiratat e tyre legjitime për liri, dinjitet dhe të drejta themelore.
Institucionet e Republikës së Kosovës tashmë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës, dhe se janë duke i monitoruar për së afërmi zhvillimet në Lindjen e Mesme, sikurse edhe implikimet e mundshme për Kosovën dhe rajonin. Ne po ashtu jemi në komunikim të afërt dhe të vazhdueshëm edhe me partnerët tanë strategjik.
I bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të qëndrojnë të qetë dhe të informohen vetëm përmes kanaleve zyrtare dhe burimeve kredibile të informimit, dhe të mos bien pre e dezinformatave dhe propagandës që kanë për synim destabilizimin e vendit dhe krijimin e pasigurisë, tensioneve apo përhapjen e narrativeve kundër shtetësisë dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Republika e Kosovës mbetet një partnere e besueshme dhe e përkushtuar e komunitetit euroatlantik dhe do të vazhdojë të kontribuojë në përpjekjet e përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet global.
PI SIKUR ESHTE KOMPETENCE E PRESIDENTIT APO VARI KOQET , SE ESHTE I MODHI ALBIN
Une mendova se ishte inteligjent por doli ma budalla se Amerikanet ,Jo se une mbeshtes regjimin Islamik te Iranit por nese dikush don paqe ne bote atehere nuk jan Amerikanet qe nxisin xhdo dite luftera ,edhe juve munden neser tju lene ne ruge si popullin e Afganistanit ne duart e Talebaneve dhe juve ne duart e Serbis si dote mbroheni me Qiftelia ose me dy dronet e Erdoganit,Nato nuk ju mbron haroni ose dote ju mbron Rama me nji pasporte Serbe ose Erdogani qe tani nuk guxon as te hap gojen ku ju lejoj fluturimet mbi Turqi per sulmin e Iranit ,pra lutju Zotit qe mos ndodhi por mos mbani shprese se dote ju ndihmon dikush.
Ha ha ha, Kurti paska Keshill te Sigurise Kombetare! A e din Kurti se Dardanet e LVV famekeqe nuk jane aspak perfaqesues te Kombit tone. Kete te drejte e ka vetem Shqiperia te konsakruar ne Kushtetuten e saj. Ky veprim i Kurtit eshte nje tjeter karagjozllek serb ne mes te Prishtines. A mori Kurti lejen nga Bondstilli per kete cfaqje te shemtuar?! Kurti asht ne hall se po shkon perseri ne zgjedhje te parakohshme, kesaj here te fundit per at dhe LVV.
Kurti është rengenti i kosovarit…