
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që forcat shtesë të KFOR-it, që janë dërguar në Kosovë, “të koncentrohen në ruajtjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”.
Këtë kërkesë ai e bëri gjatë një takimi me komandantin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutash.
Sipas njoftimit, Kurti dhe Ulutash biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë, pas sulmit ndaj policisë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
Gjatë sulmit të grupit të armatosur të serbëve nga policisë mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në përleshje, autoritetet thanë se u vranë edhe tre sulmues serbë.
Kurti tha se Kosova është e interesuar që të rrisë bashkëpunimin me KFOR-in.
“Kryeministri e mirëpriti shtimin e numrit të trupave të KFOR-it, në përgjigje të sulmit terrorist nga ana e Serbisë në Kosovë, duke theksuar që kjo prezencë e shtuar duhet të koncentrohet në ruajtjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, prej nga edhe ka hyrë armatimi i Serbisë dhe nga vjen kërcënimi për Kosovën. Ruajtja e kufirit nënkupton po ashtu mbylljen e rrugëve ilegale, prandaj edhe është i domosdoshëm bashkëpunimi më i madh me Policinë e Kosovës”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kurtit.
Pas sulmit, autoritetet konfiskuan një sasi të madhe armësh në veri të shtetit. Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Për shkak të sulmit, NATO rriti praninë në Kosovë duke dërguar trupa shtesë.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin.
Kosova ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i vendosë Serbisë masa ndëshkuese, ndërkaq në bllokun evropian kanë thënë se po presin që të përfundojnë hetimet dhe më pas do të vendosin për masat dhe hapat eventualë./REL
Ky Albini eshte totalisht idiot. Detyren Komandantit te KFOR ja jep Komanda , jo Qeveria e Kosoves. Ky kerkon te zeri minj, me carkun e te tjereve. KFORi eshte aty jo per te luftuar krimin, por per te qene albiter midis dy popullsive, Shqiptare dhe Serbe. Albini kerkon ta perdori KFORin simbas interesave te tij, ta fusi edhe nje here ne rrezik, sic beri kur coi Kryetaret e Komunave, dhe vuri KFORin ti ruante ne zyre. Nuk e kupton ky qe sanksionet erdhen prej ketyre tejkalimi kompetencave, futjen ne rrezik te KFORit per te kryer detyra qe nuk i takojne?
Shkoni mbrojeni vetẽ kufirin o dallkaukẽ llapaqena se nuk ju a ka borxh njeri. Me be jeni trima. Behuni edhe me serbẽr.
Ruaje vet o trim i madh, se vetem llapa llap di te besh o bq, kur te djeg bytha atehere i lepihesh nderkombetareve. Ke hap luft dhe me Tiranen mer ca zagar me vete dhe pllasin si pun gomeresh ne stadium, e le popullin te izoluar nga qe je mashtrues.
hahaha Kur e thote Rama kete gje , kurti e akuzon per tradhetare, POR kur e thote ai vete ndjehet .... patriot
Hahaha! Dje ky kari nuk kishte nevoje per KFOR-in....kishte policine e Kosoves...sot kerkon KFOR-in...
Ja pra qe Edi Rama paska patur te drejte kur tha se KFOR duhet te marre ne ruajtje kufirin e Kosoves dhe te menaxhoje situaten ne veri te saj .Kurti po thote te njejten gje qe tha Rama kur ndodhi sulmi i terroristeve Serb kunder policise Kosoves . Kurtit i mbeti qejfi kur e tha Rama kete kurse tani Po e kerkone vet kurse Sali komunisti non grata shkoje me tej duke e quajtur Ramen se po bashkepunon me Vuçiç kunder Kosoves.
Kur i kane ngritur mullaqet lart me turkun,para apo mbas takimit,apo te dy heret.
Shyqyr qe Ka perqafuar kerkesen e Edi Rames per KFoRn ne veri.Cfare nuk t'ha.Tani kerkon KFOR-in si Polici kufirare dhe rendi.
E akuzuan Macron se tha per kete palaço burre ,eshte beseprere ,dhe u hodhen koqevaret duke e share me keq se Ramen ,ja qe je i pa burre ti koqevari Kurt ,Rama tha qe KFOR duhet te mare kontrollin e kufirit ne veri ,e ti mor pis burre bashke me zagaret e tu ne Kosove e me zagaret e Non Grates çfare nuk thate ,e sot ti pis burre keron nga KFOR kontrollin e verit ,qe jeni koqevare dihet po qe jeni dhe pisa dihet
KFOR nuk është organizatë e VV që të luaj me politika mashtrues edhe përçarëse. Ka edhe shumëçka tmerruese që buron nga mashtruesit e ordiner - Kurti dhe Osmani që drejtojnë pushtetin e analfabeteve funksional. Gënjeshtra, pabesia, manipulimi, indoktrinomi, dhuna, kapja e shtetit etj. janë atributet e këtyre pushtetarëve. Ç‘është më keq për të gjitha marifet leqet e tyre i e akuzojnë shtetin amë Shqipërinë dhe KM Rama, SHBA BE dhe miqtë tjerë dhe që po bëjnë çmos për të penguar gjakderdhjen. Këto lojëra të dreqit po i bëjnë Sllavinë ortodokse. Pushtetarët i ndërrojnë qëndrimet alla minutë dhe nuk turpërohen fare. KFOR ka detyrat e veta dhe nuk i dëgjon dhe nuk obligohet me marrit e sjelljet manipulative mashtruese e as me broçkullat që i dëgjonë nga Kurti i cili disa herë e futi në kurth ku disa pjesëtara pësuan pasi penguan planet e tyre që ta fusin KFOR-in në lojën e tyre dhe të çetnikëve gjenocid serb.
Mashtrus je o Albin,kur e tha Rama fillut te beheshit trima,tani i kerkon yyyytttt legen percares i kombit,ti qe do bashkoje Shqiperin e madhe.....kokrra mashtrusit.