Osmani tregon dy arsyet se pse nuk do të denoncojë kërcënuesit në rastin e Blerim Isufajt

17 Tetor 2023, 22:25Rajoni TEMA
Osmani tregon dy arsyet se pse nuk do të denoncojë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lënë të nënkuptohet se për dy arsye kryesore nuk do të denoncojë kërcënimet që ajo ka pranuar në kohën sa ka pritur që shqyrtimet dhe ankesat sa i përket e çështjes së procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të përfundojnë në gjykata.

Në një intervistë për emisionin “Tempus” në KTV, Osmani ka bërë të ditur se arsyeja e parë ka të bëjë me faktin se ajo po dëshiron t’i mbrojë personat që i kanë sjellur këto informata për kërcënime asaj dhe se nuk ka parë ndonjë efikasitete në punën e Prokurorisë.

“Si presidente e vendit e kam detyrim moral që t’i mbrojë personat të cilët kanë sinjalizuar të gjitha informatat që kanë ardhur në zyrën time me dëshmi konkrete për këto kërcënime”, ka thënë fillimisht ajo.

Gjatë intervistës, Osmani ka dhënë edhe një shembull për të ilustruar, sipas saj mos-efikasitetin e Prokurorisë.

“Në nëntor bëhen tre vite që ka ndodhur akti që ka rrezikuar sigurinë nacionale të Kosovës, ku persona në mënyrë kriminale kanë tentuar ta thyejnë sefin presidencial, në të cilin ka pasur dokumente të klasifikuara, sekret dhe top-sekret që kanë të bëjnë me siguri nacionale dhe që nga nëntori i vitit 2020 ne kemi denoncuar këtë rast dhe asnjë veprim nuk është marrë nga Prokuroria”.

Marrë për bazë këtë, Osmani ka thënë se nuk mund të denoncojë rastin në këtë prokurori “që nuk ka ndërmarre asnjë veprim për akte kur është rrezikuar siguria nacionale, e mos të flasim për akte kur kërcënohet presidentja në mënyrë individuale”.

Prandaj ajo ka bërë të ditur se këto informata do të mbesim informata vetëm për të në atë mënyrë që “për ta kuptuar se deri ku janë të gatshëm të shkojnë këta njerëz”.

3 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Dmth se osmanken e ka kercenuar askush tjeter pos interesit te saj personal dhe ndonje marreveshje djallzore e stilit mimoza radojqiqi, ndryshe si e artikulon arsyetimin se nuk dua ti vej ne rrezik ata qe me kan informuar!Ndersa kercenuesit qe sipas saj nuk e trembin u dashka te jetojne dhe ne kete rast zoti Isufi nuk mund te behet kryeprokuror sepse rreziku kthehet !! Dekretoje burrin tand ose ate bythelepirsin peci, qe ti bahet qefi edhe mimozes edhe radojqiqit por edhe vuqiqit e llajqakut, e mjer kosova e mjer.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albini

      Si ka mundesi qe jane nje prerje ,kane nje mendje ,flasin njelloj !! Degjo Salen ,degjo Flamur Noken ,kur thoshte se une kam denoncime kam video per vjedhje vote per blerje vote por nuk i nxjerr se me vrasin deshmitaret .Dhe kjo BIBA nuk i nxjerr se i cenohen deshmitaret.LLogariteni cfar shteti jeni qe presidentja nuk eshte ne gjendje te mbroje dy njerez ne Kosove dhe jo me te mbrojne vendin .. Se di pse nuk merni dhe keta te foltores per ndihme se jane patriote te medhej se na cane derrasat cdo dite per kosoven a thua se Shqiperia dhe shqiptaret kane vetem nje hall kosoven dhe nuk kane problemet e tyre .Behuni bashke ne kosove dhe Shqiperia te bjere rehate nje here e mire.

      Përgjigjjuni
      1. e
        erdomuti

        shtet arabo turk

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje