Reagon zyra e Macron: Ja e vërteta e vizave për Kosovën!

17 Tetor 2023, 16:00Rajoni TEMA

Reagon zyra e Macron: Ja e vërteta e vizave për Kosovën!

Zyra e shtypit, e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron ka reaguar pas deklaratës në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Teksa në media u raportua se Franca ka pezulluar këtë proces, zyrta e shtypit të presidentit deklaron se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ‘mbetet e hapur’.

Në një deklaratë për shtyp theksohet se ky është një proces teknik, ku Franca nuk mund të deklarohet e vetme, por duhet të konsultohet fillimisht me partnerët e saj europianë.

“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur. Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë”, tha Zyra e Presidentit të Francës

Presidenti Macron deklaroi ditën e sotme gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, se Franca mund ta pezullojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës, për shkak “të mos respektimit të fjalës së dhënë”, duke e akuzuar Kosovën se nuk e mbajti fjalën e dhënë për formimin e Asociacionit.

Sipas mediave franceze, deklarata e Macron është përkthyer keq nga përkthyesja dhe është raportuar gabim.

Dhe duket se një gabim i përkthyeses në Tiranë, ka shkaktuar tronditje në skenën politike në Kosovë.

Kjo pasi përkthyesja e ka përcjellur deklaratën e Macron si pezullim i liberalizimit të vizave për Kosovën.

Megjithatë, Radio Evropa e Lirë në përkthimin e saj e ka sqaruar se Macron nuk ka folur për pezullim. Por, për mbajtje të fjalës së dhënë.

Kurse, përkthyesja në Shqipëri dha komplet qasje tjetër.

“Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiç dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën.” – citohet se ka thënë ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Veç kësaj, Rama ka deklaruar që “i rrëqethet mishi kur mendon që mund të ketë rindalesë në liberalizimin e vizave”.

“Mua më rrënqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në procesin e liberalizimit të vizave, në anën tjetër, nuk duhet të rrijmë, ta kërkojmë të presidenti i Francës, duhet ta kërkojme të vetja, ta bëjmë ne, ta bëjë Kosova paqen, pjesën e vetë, t’ia lë Serbinë në dorë BE-së e ShBA-së që të merren me të.” – u shpreh ai.

Presidenti ka thënë se ribashkimi i Evropës nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon.

Unë jam i bindur se epoka që po hapet dhe ju keni rol të rëndësishëm, është ribashkimi i Evropës tonë, që nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon, tensione që ne i njohim mes Beogradit dhe Prishtinës, gjë që duhet të na çoi t`i zgjedhin të gjitha mos marrëveshjet që na shqetësojnë. Por këtu ka një rrugë, ka një vullnet, kemi treguar me udhërrëfyesin franko-gjerman, me të cilin do të vazhdojmë”, ka thënë Macron.

Rama: Kosova është futur në një kurth që ia ka bërë vetes

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë konstrkutive në procesin e dialogut.

Unë dua të sjell këtu u pautorizuar, një fjalë të thënë nga kryeministri i Holandëz. ‘Mos harroni që një kompromos më shumë se çfarë do fitosh është se çfarë nuk duhet të humbasësh’. Dhe nëse bëjmë një llogari të gjërave për t’u humbur nga shqiptarët në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut apo Kosovë është me një kosto shumë më të lartë se sa llogaria e atyre që duan të fitojnë duke i marrë këto që i kemi si të mirëqena. Unë mund të them që shqiptarët janë në ditën e tyre më të mirë. Sot flamuri shqiptar është krah për krah, sot gjuha shqipe është gjuhë zyrtare e Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha vendimet merren me dy gjuhë”, ka thënë Rama.

Sipas tij, Kosova është futur në kurthin që ia ka bërë vetes.

Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por nuk ka qenë kurrë më mirë. Por, do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë për të lëvizur lirisht në BE. Ndërkohë të dyja palët kanë në tavolinë planin franko-gjerman që është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë Kosovës”, është shprehur Rama.

Kryeministri shqiptar përsëri ka folur për mesazhin e ish-presidentit amerikan për kosovarët.

Unë dua të përsëris që presidenti Klinton kur ishte këtu në verë, më thuaji miqve në Prishtinë se si i ndodhi Palestinës, që kjo sot nuk kishte ndodhur. Tha në verë, ‘shiko ku është Palestina’. Por kjo marrëveshje që është sot në tavolinë, nëse nuk e firmos nuk kthehet më. Por unë them sot që është një vend që nuk është shkatërruar nga Izraeli, por nga një grup pengmarrësish. Unë jam i bindur që e mira e madhe e Kosovës është jo që të ulet në tavolinë, por të firmosë të gjithë marrëveshjen edhe sikur Serbia të mos e dojë kurrë, dhe më pas t’ja lërë në dorë BE-së. Sepse e bën për veten e vet, paqja bëhet për vete, ajo bëhet me armikun nuk bëhet me mikun”, ka thënë Rama, duke shtuar se Kosova ka në krah të gjithë ata që e çliruan dhe e njohën si shtet.

24 Komente

  1. L
    Lani

    Ah perkthyese moj perkthyese! Tradutore traditore. Si Rama vllau i Vuqiqit edhe ti!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kot e keni europiane

      Oj Makrone. Mos lodh frymen kot me koqevaret se jane shpellare. Nuk dijne as nga lidhet gomari, jo te drejtojne shtet. Ti po kerkon kulture dhe mirekuptim te stilit perendimor, nga shpellare ballkanas qe jane mesuar me gjuhen e grushteve.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Turp

        Sa joserioze mediat shqiptare. Shkruajten me vrap nje genjeshter per fjalet qe tha Makroni, pa konfirmuar as perkthimin tamam. Me vrap te nxjerrin klikime dhe nuk dine as cfare mutrash shkruajne. Te gjitha joserioze, nga shteti, tek kryeministri llapaqen, e deri tek shtypi qe lepin bythen e Rames. Turp!

        Përgjigjjuni
        1. O
          Oj ky

          Hesht ore gjel i ngrehur me papijon freng. Pse fut boten ne sherr ti??

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eh

            Mos sqaroni kot se shqipove i pelqen sherri. Ashtu harrojne hallet e jetes. Ja si Ymeri i Temes qe ben corap sqarimet enkas.

            Përgjigjjuni
            1. ?
              ?

              Pse erdhi i krekosuri i Frances ne Shqiperi?? Cfare deshte??

              Përgjigjjuni
            2. S
              Sebastia

              Ne Shqip : "Zyra e shtypit lan m...t me sh..urre". Cilen bllokade nga Kosova? Bllokade kunder terroristeve shteteror serb? Presidenti i Frances bllokoi tubime e protesta pro palestineze e Kosova duhet te hap dyert per terroristat serb? Hipokrizi e ndyre franceze! Mbetet shteti i vetem perendimor prorus e proserb!

              Përgjigjjuni
              1. p
                pjeter

                Historikisht kunder faktorit shqiptar ne kete pjese te Europes, dhe konkretisht gjithe kjo gjullurdi arriti si rezultat forcave franceze ne veri te Kosoves, qe nuk kishte asnje shanc qe kreu i trupave franceze te vendoste me koken e tij, por ishte nje vendim i paster i politikes franceze!! Edhe ky qendrim o Presidentit Micron tani mbi Vizat e Kosoves, te çon po ne ate drejtim.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  U ftofsh ne byth ti

                  Nuk e lexon artikullin o idiot? Tema sapo pranoi qe ka genjyer mbi ato qe tha presidenti i Frances per Kosoven, gjasme nuk ja bene mire perkthimin. Makroni nuk tha qe do bllokoj vizat. Si do thonte presidenti ashtu nje lajm bombe per Kosoven, vetem se u pyet rastesisht ne Tirane nga nje gazetare?

                  Përgjigjjuni
                2. C
                  Cfare debilash komentues

                  Ah mor koqevare te shkrete. Franca e ka harruar qe ju ekzistoni, juve kujtoni se e keni armik. Po qendrimi i Frances reflekton qendrimin zyrtar te Bashkimit Europian o matufe.

                  Përgjigjjuni
                3. L
                  Lani

                  Dhe kë akuzojnë për mosmbajtje fjale pa!!!! Ne shqptarët që e kemi sanksionuar në kanun e që kur s’mbajmë fjalën therrim djalën????

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Ballkan hesapi

                    I shkreti Makron qe si koke e Europes, i ka rene taksirati te merret me ballkanas injorante qe nuk dijne as ta perkthejne, jo me te bejne ndonje pune te hajrit.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Duamm te dime

                      Pse erdhi ketu kelyshi i Frances?? Cfare mori??

                      Përgjigjjuni
                    2. J
                      Jimny

                      Duket sikur Macron, me arrogancen tipike franceze ‘ka hedhur nje gure ne lume”, i pasigurt se si mund te jete reagimi dhe per te testuar mjedisin ketu…Pastaj, Rama, ne vend qe ta kundershtonte menjehere kete mundesi duke mbrojtur te drejten dhe plotesimin e kritereve nga Kosova per kete, ka mbajtur nje qendrim konformist…ka reaguar gjoja me frike per mundesine e pezullimit te vizave per Kosoven, por ne fakt me nje lloj kenaqesie te fshehur qe po ‘dalin paralajmerimet e tij’ dhe duke treguar paralelisht qe Shqiperia deridiku e pret kete, pra eshte ok me kete… Franca, kaq donte, kaloi ne sulm…zyra e shtypit te Macronit me teper ka shtuar konfuzionin sesa ka sqaruar fjalen e tij, mendoj qellimisht. Dmth, m’u duk si nje loje e ulet, ku njeri ja ngrinte topin tjetrit.

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Cfare injorance koqevare

                        O koqevari me siper. Po nuk plasi Macroni "te hedhe nje gur ne lume" per te provokuar koqevaret, o idiot. Ate qe ka, ta thote troc, dhe e tha. "Ndiqni udhezimet e BE-se". Nuk te hoqi vizat. Mos fantazoni kot. Macroni ka 100 halle, nuk i ka dylbite tek Kosova. Ai dhe Europa thone, po nuk deshet, koken hengshi. Sic po e hani. Europa ecen perpara. Po nuk deshet ta kapni, nuk do ju luse.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          T

                          Macroni i beri mutin corapekuqit me indiference dhe qesendi alla-franga

                          Përgjigjjuni
                        2. D
                          Dinua

                          Pa dashje Macroni paska pranuar se i ashtuquajturi Asociacion eshte nje republike e pashpallur e minoritetit serb ne Kosove dhe si e tille u dashka njohur nga Kosova. Ne fakt eshte serbia qe duhet te njohe Kosoven. Edhe Rama duhet te sillej krejt ndyshe! Gjynah

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            THIRRJE KOQEVAREVE

                            O budallenj koqevare. Jane shpifje te Mjerushe Gelbazes. Makroni nuk tha do ja bllokoj vizat Kosoves. Tha i kemi hapur vizat me mirebesimin se palet do bashkepunojne. Nuk tha kurre do i bllokoj. Si do thonte presidenti i Frances une do bllokoj vizat e Kosoves ne nje konference ne Shqiperi, vetem rastesisht sepse e pyeti nje gazetare shqiptare ne Tirane?? A jeni ne rregull nga trute e kokes apo jo? Nuk tha asnjehere Makroni do jua bllokoj vizat. Mos degjoni sajesat e qenit besnik tullac te Ed Rames.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Turp

                              Po as te perktheni nuk dini o mjerane? Po turp nuk ju vjen apo ju iku turpi qe kur nxorri babloku i droguar i Surrelit pjaten me gjel si karagjoz qe eshte?

                              Përgjigjjuni
                            2. .
                              .

                              O budallenj, nuk tha Makroni qe do hiqeshin vizat. Ishte gabim ne perkthim i perkthyeses shqiptare nga nxitimi. Franca nuk ka bere asnje kerkese zyrtare per heqjen e vizave dhe e mbeshtet Kosoven, po Kosova duhet te degjoje te medhenjte, jo te hedhe vickla kot.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mendja eshte gje e madhe

                                Ore, une e dija qe koqevaret ishin budallenj. Po deri ne kete pike??? Me te vertete kujtojne keta torollake se presidenti i Frances, i mirenjohur per taktin dhe diplomacine e larte, do thonte papritur ne nje vizite shteterore ne Shqiperi, qe une do bllokoj vizat e Kosoves, sepse u pyet rastesisht per Kosoven nga nje gazetare ne Tirane? Dhe ai do jepte kete lajm kaq te madh per Kosoven, ne nje shtet tjeter, vetem sepse u pyet rastesisht? Kaq budallenj jeni juve? Po jane rrena me bisht te Mero Bazes o budallenj, sepse do qe te armiqesoje Kurtin dhe Osmanin dhe perdor kokat e Europes duke futur fjale qe nuk i kane thene ne gojen e tyre.

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  Ju qofshim fale

                                  Na paskan denjuar te na sqarojne te kapardisurit e Frances.

                                  Përgjigjjuni
                                2. A
                                  Albani hesapi

                                  I shkreti Macron. Mire qe ja beri veshet daulle corapekuqi me batutat e tij bajate, por nuk dine as ta perkthejne kur flet. Nje deklarate te thjeshte, shqipot e shtremberojne qe te shkruaje Gelbaza te nesermen qe Macroni sulmoi Kosoven.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. .
                                    .

                                    Ah mor hundperpjete prej France

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje