Vjosa Osmani nuk dekreton kryeprokurorin e ri

17 Tetor 2023, 11:35Rajoni TEMA
Vjosa Osmani nuk dekreton kryeprokurorin e ri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri të ditur përmes një konference për shtyp se ka vendosur të mos e dekretojë kryeprokurorin e ri,  Blerim Isufaj.

Gjatë fjalimit të saj, kryetarja e shtetit bëri me dije se ka gjetur disa shkelje që lidhen me kryeprokurorin Blerim Isufaj.

“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me vlerësimin  e procedurave në përzgjedhjen e kryeprokurorin të ri. Jam kujdesur që me veprimet e mia si presidente të shmang çfarëdo ndërhyrje potenciale në drejtësi, prandaj jam përmbajtur për çfarëdo vendimmarrje që do cenonte proceset para gjykatave”, deklaroi presidentja.

Ajo shpjegoi se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar si i parregullt, diskriminues, i orkestruar, i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga shumë prej partnerëve ndërkombëtar.

1 Komente

  1. J
    Ju genjen mendja se Vendos kjo ate pun ?

    Brockulla ,me mashtru Shqiptaret . Kosova eshte thjeshte ne dukje e Cliruar .Kosova ne realitet eshte e Pushtruar me metoda qe jane te padukeshme per ne ,popullin e thjeshte dhe ata qe e mbajne te pushtuar kane ngritur dhe Flamurin mbi Kosove apo jo ! Institucionet Kryesore te Shtetit si Drejtesia dihet nga te gjthe qe eshte ne duart e Atyre Eksperteve me Tradita nga vijne Antishqiptare , ata qe Arrestuan si Kriminele Drejtuesit e UCK-s dhe sot i mbajne ne Hage per llogari te Shtetit Kriminal Serb qe ka marr zemer nga kto Arrestime te Drejtuesve te UCK-s ne Hage dhe ka filluar perseri Sulmet ndaj Kosoves ,te frymezuar nga Politikat Europiane ,duke menduar ta mbajne Shtetin e Kosoves te Destabilizuar ,qe ai mos te konsolidohet si Shtet .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje