Pas shumë vitesh tensione, Turqia dhe Greqia nisin bisedimet për rivendosjen e marrëdhënieve!

16 Tetor 2023, 17:13Rajoni TEMA
Pas shumë vitesh tensione, Turqia dhe Greqia nisin bisedimet për

Greqia dhe Turqia i kanë nisur bisedimet për rivendosjen e marrëdhënieve gjatë një takimi mes ministrave të Jashtëm të të dy vendeve përkatëse të hënën, në përpjekje për t’u dhënë fund tensioneve shumëvjeçare.

Bisedimet e së hënës mes Konstantinos Fragogiannis të Greqisë dhe Burak Akcaparit të Turqisë, në të cilat morën pjesë edhe ekspertë nga të dy vendet, temë kryesore kishin gjetjen e fushave ku këto dy vende të NATO-s mund të bashkëpunojnë në çështje ekonomike.

Turizmi, energjia, mjedisi dhe mbrojtja civile pritej të ishin në agjendë, sipas burimeve brenda Qeverisë greke.

Të martën, bisedimet pritet të prekin tema më kontroverse, përfshirë sovranitetin në Detin Egje dhe Detin Mesdhe, si dhe emigrimin.

Nuk kishte pritje për rezultate specifike nga bisedimet, raportoi radioja greke, duke cituar burime brenda Qeverisë në Athinë.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan për të provuar rivendosjen e marrëdhënieve gjatë një takimi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 20 shtator.

Ky vendim vjen pas shumë vitesh tensione politike mes dy vendeve. Turqia dhe Greqia kanë mospajtime të mëdha rreth sovranitetit të ishujve në Egje dhe shfrytëzimit të materialeve të përpunuara në rajon, siç është gazi natyral.

Nëse palët gjejnë pajtim, dy qeveritë do të takohen më 7 dhjetor në qytetin grek të portit, Selanik.

REL

7 Komente

  1. a
    american16al

    Te shohim se ku do te dale Greqia me kete levizje…!! Greqia eshte shteti me tinzar dhe i pabese qe mund te gjesh..

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Po o selcuk , greqia eshte tinzare, selcuket e ardhur ne tokat greke jane cuna te mire humane. Po shko more legen laj ndonje pjate ne amerike , e mos ta marin vesh qe je integralist turk se ti vune ne shpine jorganet e te nisen ne anadoll.

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ??

        Po pse Turqija dhe Erdogani nuke po i mbrone Muslimanet Palistinez? Se shume musliman shqipfoles, thoshin deri dje që Turqija ështe superpower dhe i mbrone Muslimanet ku do në bote përfshire edhe shqip folsit.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Po te dale ku te dale! Turkun do mbroshe ti?!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Selanik

            Gre qia me kete levizje deshiron te mbaj konstanten me Turqin sepse eshte hap censusi ne Shqiperi. Gre qia synon tia fus Shqiperise kesaj radhe prandaj do te luaj si mik me Turqin se nuk ia mban ne te dy krahet.Ata duane ta neutralizojne Turqin derisa jane duke ia futur Shqiperise.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Turqia duhet ta zhduke Gerrqin

            Nqs nuk i doezon ishujt s'ka kuptim me bo asnji marreveshje .Apo jan thjeshte sa per sy e faqe ,thjeshte maredhenje seksuale ,Turku pallon Grekun si ne Mesjete dikur , hahahah budalliqe

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje