Spahiu: Albin Kurti me dy standarde, ka dhënë sinjale që s’do pranojë asociacionin

16 Tetor 2023, 09:17Rajoni TEMA

Spahiu: Albin Kurti me dy standarde, ka dhënë sinjale që

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet sot në Tiranë.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se ka burime që Kurti ka dhënë mesazhe se nuk do e pranojë asociacionin. Më tej ai nënvizoi se Kurti po luan me dy standarde gjë që sipas tij është në dëm të Kosovës.

“Të gjithë burimet nga Berlini janë se Albin Kurti ka dhënë mesazhe se nuk do ta pranojë asociacionin.

Ka dy rrugë ose do i mbash me dhunë serbët në Veri ose do bashkëjetosh me ta. Ne nuk na intereson një plan B i amerikanëve dhe i evropianëve.

Albin Kurti duhet patjetër të japë garancinë e bërjes së Asocacionit brenda kompetencave kushtetuese që ai mundohet ta shmangë. Pra loz me dy standarte.

Nuk mund të ketë dy qasje, është vetëm një zgjidhje e cila duhet t’i hapë rrugë dialogut. Vuçiç po luan shah mat. Nëse nuk do hapet dialogu Kosova nuk do të përfitojë as nga fondet, as nga heqja e sanksioneve”- tha ai.

2 Komente

  1. T
    Turisti

    Po ca mereni me keta ( derra ) lerini ta hane munë e njeri tjetrit ,koqevare hesapi

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      Kreshnik,e kupton se kjo barre e madhe i ka mbetur kesaj qeverie?Eshte Republika e Kosoves,e cila eshte futur ne kurthe nga me te persosura qe i kane perdorur armiqet tane te heshtur dhe ata aktivet si rusia dhe peseshja e mallkuar ,pengese serioze per zgjidhjen e keti procesi.serbia eshte faktori i te gjtha te keqijave,situata gjeopolitike eshte faktor vendimtar,prandaj keto faktor duhet te na bejne te reflektojme.Eshte shum e lehte te drejtojsh gishtin akuzues se je Ti,Ai ,Ajo,ketu edhe mundet te shohish ndonje alibi,por rrethanat si : presioni,premtimet,besimi ,papjekuria politike e kuadrove,qe kane ber tolerime te dhimshme,gabimet jane me pasoja shum te renda.Asociacionin nuk e krijoi Qeveria e Albin-Vjosa,ketu kane gisht disa kolaboracionalist ,disa delenxhi te cilet e kane vazhduar te rritet ky mostrum asociacion.Po ta marrish me kujdes se si eshte dakord Albini,ai thote kete ceshtje e ka vlerrsuar Kushtetuta ndaj te ciles une (thote kjo qeveri) nuk bej as nje shkronje te shtoj ose te mohoj.Kesaj rruge keti qellimi madhor,Kreshnik nuk duhet velersuar si dy standarde.Bejme mire qe shpresat tona te realizohen,drejtesia po shkon drejt te ardhmes te kombit tone.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje