Nuk dekretoi kryeprokurorin Blerim Isufaj, Vjosa Osmani: Më kërcënuan me dosje dhe me jetë

17 Tetor 2023, 12:00Rajoni TEMA
Nuk dekretoi kryeprokurorin Blerim Isufaj, Vjosa Osmani: Më

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi se ka vendosur që të mos dekretojë Blerim Isufajn, për kryeprokuror të shtetit me argumentin se procesi ka pasur shumë shkelje ligjore.

“Përgjegjësia ime për garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve, më obligon që ndaj një procesi të tillë që cenon rëndë parimet dhe vlerat fundamentale të kushtetutës sonë, sikurse edhe prodhon padrejtësi konkrete dhe diskriminim, të mos rrijë duarkryq. 

Prandaj, siç e përmenda edhe në fillim sot e kam njoftuar KPK-në lidhur me këtë vlerësim të procedurës, i cili duke pasur parasysh të gjitha shkeljet e përmendura, më obligon që të mos bëjë dekretimin e kandidatit të propozuar për kryeprokuror, sipas propozimit të KPK-së, të datës 8 prill 2022", tha Osmani.

Ajo është shprehur se ka marrë kërcënime për dekretimin e tij.

“Në një vend demokratik ata që mendojnë se mund të marrin vendime duke kërcënuar kreun e shtetit, do të duhej të ishin jashtë sistemit. Ato janë presione të paligjshme, që duke menduar se duke kërcënuar kreun e shtetit të marrin nënshkrime. E nuk do të marrin, unë jam e pavarur nga çdo ndikim tjetër. 

Ka pasur presione të tjera, njerëz që dërgonin mesazhe që nëse nuk e dekreton nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrisim aktakuza, do t’i lidhim duart. Por ata duhet ta dinë që këto më shumë se 2 dekada që jam në politikë presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë”, shtoi Osmani.

Në fund, ajo zgjodhi që të mos jepte emra, pasi sipas saj, e rëndësishme tashmë është zgjedhja e kryeprokurorit.

6 Komente

  1. P
    Poseidon

    PO KE DOSJE TE BASHKWPUNIMIT ME KRIMIN DHE JE UDBAAHE E SERBISE,KJO DIHET....

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo lala

      Kane filluar carjet midis Albinit dhe Vjosa Osmanit.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      Politika e Albinit dhe Vjoses po prodhon vetem probleme per Kosoven. Ajo qe te vjen keq, se keta jane edhe me te rinj se ata qe ishin me perpara, por jane me problematik me mentalitetin e tyre teper anakollak.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo lala

        Te dy kane humbur busullen, detyra kryesore e Qeverise Kosoves, eshte te bej Kosoven Shtet te Pavarur ne OKB. Te tjerat jane cinga-minga. Njohja e Kosoves eshte detyra juaj. Kete detyre po e beni shume keq, per te mos thene po e sabotoni.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sali Ram Berisha

        "Kryeshqiptari" Albin Kurti ta ka bo. Te dy jeni nxansit e mi ma t mire qy kom msue.

        Përgjigjjuni
        1. K
          KUNDËR ZDRAVO-s

          Po ti Vjosa Oamnai, sot deklarove se ishte e kërcënuar dhe në Presidencë ke një brigadë këshilltar e jurist dhe as ti vet e asnjeri nuk të këshilloji që ti denoncosh kërcënuesit apo kjo ishte edhe gënjeshtër e radhës nga ti e cila doli si gënjeshtër. Tash pas një viti e ca muaj gjete një arsyetim fare banal për veprimet tuaja kundër kushtetuese dhe kundër ligjore. Mos vallë ato kërcënime ishin të porositura nga vet ti dhe u frikësove që do të zbulohen nga shërbimet hetuese. Ke shkel sa e sa herë Kushtetutën dhe ligjet por kjo e fundit është e shëmtuar dhe turpshme dhe nuk di si mund të jesh më presidente. Sa për mua më JO.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje