Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten para mediave se Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe në botë kudo ku ka nevojë, teksa e ka komentuar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, nismë e presidentit amerikan, Donald Trump në kuadër të planit për të rindërtuar Gazën e shkatërruar nga lufta.
Përmes këtij bordi, Shtetet e Bashkuara synojnë zgjidhjen e konflikteve globale.
Duke folur për herë të parë për Bordin e Paqes, Kurti ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në të është vazhdimësi e kontributit të Kosovës për Gazën, duke nisur me pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese, përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Kurti i është referuar pjesëmarrjes së FSK-së në një konferencë të organizuar në dhjetor të vitit 2025 në Doha të Katarit nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara për të diskutuar për Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese.
“Prandaj kemi qenë të interesuar të marrim pjesë edhe në organet vendimmarrëse politike”, ka thënë mes tjerash Kurti.
Sipas tij, njëra prej arsyeve pse Kosova merr pjesë në iniciativa të tilla është për shkak se edhe ajo vetë ka qenë përfituese e paqes përmes ndërhyrjes së forcave ndërkombëtare.
“Sa i përket Gazës, ju e dini që ne i kemi ndarë gjysmë milioni euro si Qeveri dhe ky është proces i cili do të vazhdojë edhe në vijim”.
Bordi i Paqes është themeluar më 22 janar në Davos të Zvicës, në prezencë të presidentit Trump. Kosova është përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani.
Ky mekanizëm do të mbikëqyrë udhëheqjen e Rripit të Gazës, pasi Shtetet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian./REL
Albin Kurti,eshte lideri me i pakorruptiar ne tokat shqiptare qe qendron fort,ne bazamentin e kauzes shqiptare te rilidesve tane patriote! Kurti,duhet te merret per shembull lideri nga shqiptaret,i cili e mbron teritorin e vet,demokracine,te drejtat e shqiptareve dhe humanizmin ne bote! Kurti nuk lejon qe i huaj te behet zot shtepie,ne vendin e shqipeve me peretendimet e tyre per zhberjen e shqiptarise si greket dhe sllavet!
I dashur arsimtar. Zakonisht spiunet nuk perkufizohen si te korruptuar, sepse e do puna e tyre qe ne emer te misionit dhe parse qe marrin nga padrinua te bejne punen e spiunit dhe te mos bien ne sy si te korruptuar. Korrupsioni i Albinit ne kete rast e ka emrin spiun qe ben punen e serbit dhe i del kunder aleateve, vecanerisht del kunder Amerikes qe eshte arkitektja e pavaresise se Kosoves. Ne emer e ketij misioni te urdheruar nga UDBD, Kurti nuk vjedh dhe nuk eshte kurvar. Ai ben punen si spiun ne menyre te persosur. Qellimi i tij kryesor eshte te sabotoje pavaresine dhe te beje punen e Vuciqit, duke i dale kunder planeve amerikane. Ne kete loje ai eshte udhezuar te perdore fjale "patriotike" dhe kokefortesi epike...Historia e tij eshte historia e UDBES dhe duhet nje roman, por une mjaftoj te kujtoj se Albini si patriot i madh "mbrojti" Kosoven nga plani amerikan i "shkembimit te territoreve", qe ne thelb eshte e vetmja zgjidhje e qendrueshme.... Ky kundershtim i kesaj platforme amerikane nga Albini ishte qellimi i Vuciqit qe udhezoi Kurtin ti dilte kundra...Albini shiti tymin dhe eren shqipareve te kosoves te cilet nen udheheqjen e Albinit nuk jane shqiptar por dardane....
Po arsimtari i ...... Edhe rrahman morina e mbrojti kosoven bile dha edhe jeten edhe kurrci po mbrone serbosllavine ma shum se vet vuqiqi pikrisht ashtu siq do shesheli, e siq shifet ti çenke nje nga ata arsimtaret qe dikur na thurje lavde per jugosllavine e bashkim vllaznimin dhe urrejtje per shqiperine e sot mos valle je nga ata arsimtaret qe serbia ka angazhuar te ligjerojne ne shkolla per uçk-n terroriste.
Nuk kam shume fjale per ju zoteri sepse,po shihet se qenke analfabet ne politike,ne te menduar,dhe aq me shume,ne te kuptuar te fenomeneve shoqerore ,ne Shqiperine Etnike! Akuzat e juaja jane,fjale satanike!
Aesimtar, ti qe sdin se ku duhet te vendoset nje pikepresje shifet qe ske kapacitet te me korigjon as mua e ler ma shqiptaret por ama une si analfabet ne politike dhe qe si kuptoj fenomenet shoqerore me ndihmo pra ti kuptoj si ti e poashtu gjithe shqiptaret e gjore te cilet mjerisht jane te detyruar ti hane pordhat tua e te sojit tend, per cilen shqiperi etnike flet ti arsimtari analfabet kur edhe ti si kurrci dhe gjithe qeveria jeni kunder atyre qe kan luftuar per trojet etnike, ministresha e juaj gerdalla uçk-n e ka quajtur organizate terroriste,munistri yt karamurati poashtu i ka quajtur mercenar, kshilltari i kurrcit skellzen gasi poashtu ka deklaruar hapur se te gjithe shqiotaret i ka vra uçk-ja e jo millosheviqi ka edhe te tjer i ndruar si mujka nenkryetar i jullit te mira markoviqit,magjupi gabel dimal basha qe uçk-n e quan terroriste e shqiptaret fundamentalist musliman,e ti na thua se ju po mbroni trojet etnike,prandaj te thash me lart se to çenke nga ata arsimtaret "msues" qe po mbani ligjerata kunder uçk-s dhe proserbise vetem se ka nje dallim ateher na keni folur shqip programet serbe e tash anglisht dhe shqip poashtu planprogramet serbe,ky eshte dallimi mes.meje dhe teje arsimatri analfabet me dipllome serbe.
Te keshilloj ta lexosh edhe nje here tekstin e shkruar sepse,besoj se as ju qe e keni shkruar nuk do ta kuptoni,e mos te flesim per gabimet ortografike qe i beni! Shkembimi,ndarja dhe asociacioni me te drejta vendimmarrje,paraqesin per Kosoven,zhberjen e saj! Sigurisht kete ide e pollen antishqiptaret:Vuçiç,Thaçi dhe Edi Rama,por jo Amerika!Kete keto dite e tha boterisht David Filips,i cili rrefeu si H.Thaçi e ka kercnuar si ti,nuk po punon per ndarjen e Kosoves.Z.te kshilloj,te mundohesh ta kuptosh veten sepse,je nje hiç i hiçit!
Auuu arsimtari ,sa do krenohej me ty edhe vet krimineli millosheviq duke te te shitur si dikur rrahman morinen e syrja popovcin para shqiptareve si "model" i brastfo jedinstfos, pikrisht keto qe ti thua i ka thane vuqiqi dhe magjupi vulin sa her qe ju ka dhane mundesia vetem se duke akuzuar ish presidnetin Thaqi si shkaterrues te serbiqllavis e poashtu edhe Edi Ramen si mbeshtetes i shqiperise se madhe,sipas teje Thaqi qe ka liftuar kunder vuqiqit paska dashur ta zhbej kosoven kurse ata si kurrci qe ka refuzaur uçk-n dhe luften çlirimtare apo mender presednike osmanka e bija e milicit te millosheviqit apo faruk mujka nenkryeyari i gruas se millosheviqit e ti si arsimtar i bashkim vllaznimit e paskeni daluar! Po kjo eshte vertet çmenduri apo semundje serbosllave zgjidhe vet.
Arsimtar . Me vjen keq por emrat qe ke shkruajt per keq ja kan zbardh faqen shqiotaris. Nejse sa ver aq mendime sanksionet i din alerikanet kan dy vjet qe nuk nisin asnjegje. Kohshit presin ramen e kurtiqin tend e pret vetel me nda shqiotarin ne dysh . Naten
Albin Kurti te ule koken me turp dhe ti kerkoje falje Amerikes. Pastaj ta mesoje Vjosa Osmanin we ne bashkerendim me Ramen ti kerkojne Trumpit qe, ne kuadrin e Bordit te Paqes, tia bashkoje Kosoven Shqiperise. Kemi perpara nje shans historik si komb.