“Kurti po e mban peng Kosovën”, Haradinaj: Jemi duke paguar çmimin për një mashtrues

19 Qershor 2025, 11:13Rajoni TEMA
“Kurti po e mban peng Kosovën”, Haradinaj: Jemi duke paguar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar si shkaktar të krizës aktuale politike dhe institucionale në vend, siç tha ai vendi po e paguan çmimin e një “mashtruesi”.

Sipas tij, Kurti po e mban peng vendin, duke bllokuar proceset politike dhe duke mos reflektuar pas zgjedhjeve, raporton KosovaPress.

“Kjo pyetje duhet t’i behet veç një njeriut, mashtruesit, Albin Kurti. Për fat të keq jemi duke e paguar çmimin që i kemi besuar një mashtruesi. Dhe për mua nuk është befasi, e dini vlerësimin tim për të, por edhe kjo situatë duhet të marrë fund dikur. Pra, mashtruesi nuk mundet pa kufi me u tall me një vend.

Kjo pyetje duhet t’i behet mashtruesit, ka marrë shumicën e votave, po e mban peng Kosovën, gjithë ne tjerët jemi peng i tij, nuk bën të shkohet pa kufi. Këto takimet tjera, përrallat, pi kafe ky me atë, janë veç hajgare. Një njeri është duke e mbajt peng Kosovën, po vazhdon t’i bëjë të këqija, por le të mbushen mend njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Haradinaj.

33 vazhdimet e deritanishme kanë dështuar për formimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA nuk po i japin votën kandidates së propozuar për kryetare nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Albulena Haxhiu në gjashtë tentime ka dështuar të kalojë provimin dhe në mungesë të kësaj Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë komision për votim të fshehtë, për të cilën gjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.

10 Komente

  1. P
    Pal Melyshi

    Po ku ke qene o Nadertalasi i Fundit o Rramush Rambo Kellira o kafshe prehitorike , o politikani me i " madh " i Globit qe pamvarsitsh se nuk din shkrim e kendim je analfabet total del dh jep mend...per shtangen , per pompat etj....!........@@ Lume Shqiptaret e Kosoves qe Kosoves qe te kane ke vlera muzeale..!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bravo Ramushi

      Ramushi ka te drejte. Opozita ne Kosove ka mundesi te rrezoje albin Sali Kurtin nga pushteti. Vetem keshtu mund te kete ndonje fije shprese per Kosove...., ndryshe aty tek dera asht Serbia.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pal Melyshi

      Po ku ke qene o Nadertalasi i Fundit o Rramush Rambo Kellira o kafshe prehitorike , o politikani me i " madh " i Globit qe pamvarsitsh se nuk din shkrim e kendim je analfabet total del dh jep mend...per shtangen , per pompat etj....!........@@ Lume Shqiptaret e Kosoves qe Kosoves qe te kane ke vlera muzeale..!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pal Melyshi

        Po ku ke qene o Nadertalasi i Fundit o Rramush Rambo Kellira o kafshe prehitorike , o politikani me i " madh " i Globit qe pamvarsitsh se nuk din shkrim e kendim je analfabet total del dh jep mend...per shtangen , per pompat etj....!........@@ Lume Shqiptaret e Kosoves qe Kosoves qe te kane ke vlera muzeale..!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. k
          kureshtari

          Ti që shite Çakorin dhe bleve tokat nga 200 dollarë për një(1)hektar,nuk ke të drejtë të flasësh.Ti nuk je për politikë,shko puno si bodyguard në diskot e Zvicrës!Sa i përket luftës që ke ba aty nuk t'a ha hakun të përulem por për politikë nuk je.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vala

            Mire tu behet se vodhet aq sa e merzitet popullin e Kosoves I cili preferoi bastardin Albin perpara jush qe sakrifikuat jeten per Kosoven.

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti anarkisti

              Nuk do të vonoji dhe do të dal e vërteta që thotë luftëtari i dalluar i UÇK-s Ramush Haredinaj. Kosova kurrë më keq në se këto 4 vitet e fundit. Kur merri guximin për të kritikuar ndaluni pak medimin e se çfarë ka ndodh dhe po ndodh në Kosovës nga pushtetarët e VV G A. Si është gjendje me jetën nën pushtetin aktual autokrat. A janë ata që kundërshtuan të gjitha iniciativat dhe vendimet për shtet formim, pse Kosova është e izoluar nga bashkësia ndërkombëtare, pse kmi sanksione, nuk ka njohje, kemi me MEGA rritje të çmimeve për artikuj jetësor, pse po ik populli nga vendi i vetë. Kemi varfëri të skajshme, të ngecje me paga dhe pensione, nepotizëm, me dhe mbi të gjitha me korrupsion alarmant etj. etj.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shefki

                Z. Komandant nuk esht vetem mashtrues, por dhe spiun, e bashkepuntor i zellshem i Beligradit se bashku me bashkepuntort e tij. Shefki Mexhani SH B A

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xy

                  Votoje krijimin e parlamentit qen.... Jo me i diktue tjetrit kane me ba shef ne te drejten e tij... Ai po ju thot hajde bajme parlamentin dhe pastaj e provoj me ba qeverin une Öse nese nuk münden une bejeni ju... Ose pastaj shkojme ne zgjedhje nese as ju smund ta beni....

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ish VV në mërgim

                    JO, jo; spiunët e UDB-s e tash të BIA-s që i dërgoj Serbia apo ikën në Gjermani, Serbi, SHBA dhe Shqipëri etj. dhe disa shqipfolës që bënë shërbime krime për gjenocidet e Serbisë edhe tash po prapagojën përçarjen deri luftë vëllavrasëse midis kombit. Tregoni kush iu dërgoj atje ose pse ikët dhe tash po propagoni për regjimin spiunët e regjimit kriminelët gjenocidit serb përmes Gazetës . Me sa dukët disa tyre ende mendojnë se ne nuk dimë kush jeni dhe kush iu ka dërguar atje. Po, nejse do përfundoni jetën në dhe të huaj duke luftuar për interesa serbo kriminele siç kanë dal tashëm edhe brenda Vetefundosjes që janë në pushtet.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje