Kush janë kandidatët më të votuar për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

30 Dhjetor 2025, 14:56Rajoni TEMA
Kush janë kandidatët më të votuar për deputetë

Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 34 për qind të tyre. Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar pak më shumë se një e treta e votave.

Lëvizja Vetëvendosje:

Albin Kurti 115.590 vota

Glauk Konjufca 89.916 vota

Albulena Haxhiu 46.543 vota

Hekuran Murati 46.228 vota

Donika Gërvalla 41.032 vota

Partia Demokratike e Kosovës:

Bedri Hamza 53.853 vota

Arian Tahiri 25.703 vota

Përparim Gruda 24.190 vota

Uran Ismaili 18.493 vota

Sala Jashari 17.307 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës:

Lumir Abdixhiku 25.233 vota

Hykmete Bajrami 16.018 vota

Ukë Rugova 14.058 vota

Avdullah Hoti 12.414 vota

Doarsa Kica Xhelili 12.363 vota

Lista Serbe:

Igor Simiq 14.337 vota

Sllavko Simiq 14.333 vota

Liljana Stefanoviq 13.926 vota

Nemanja Bishevac 11.680 vota

Zllatan Ellek 11.606 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:

Ramush Haradinaj 12.879 vota

Daut Haradinaj 7.855 vota

Besnik Tahiri 7.723 vota

Bekë Berisha 5.712 vota

Time Kadrijaj 5.275 vota

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota). Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo. (REL)

Lini një Përgjigje