
Në mesin e një klime të tensionuar, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të fillojë të enjten e 14 korrikut diskutimin për propozimin francez.
LSDM-ja ka përgatitur propozime të cilat do ta detyrojnë qeverinë maqedonase që të mos negociojë për identitetin.
VMRO-DPMNE-ja thotë se konkluzionet nuk do të kenë asnjë peshë nëse nuk e ndryshojnë kornizën negociuese.
Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski bëri thirrje të mërkurën e 13 korrikut që deputetët të mendojnë si “burra shteti”.
Gjatë seancës së 14 korrikut, pritet që të mbajë fjalën e saj dhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Fjalimi i saj pritet të shoqërohet nga protestat e paralajmëruara jashtë ambienteve të Kuvendit.
Kjo, për të kundërshtuar miratimin e propozimit francez për të zgjidhur përplasjet me Bullgarinë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u bëri thirrje autoriteteve maqedonase dhe popullit të Maqedonisë së Veriut që ta pranojnë propozimin francez.
“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas dhe shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, shkruante Rama në statusin e tij.
Nga ana tjetër, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur, përmes një njoftimi zyrtar, se e ka pranuar propozimin e Presidencës franceze.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ka pranuar propozimin nga Presidenca franceze me ide që u referohen qëndrimeve tona të shprehura publikisht”, cilësohet fillimisht në deklaratë.
Sipas autoriteteve vendase, kjo paraqet bazën për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ, fillimisht në qeveri dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin dhe opozitën, si dhe me sektorin civil dhe publikun e gjerë.
“Siç edhe premtuam, vendimin për të ardhmen do ta marrim bashkërisht, sipas meritave, në përputhje me interesat strategjike të vendit dhe të të gjithë qytetarëve të saj”, thekson reagimi i qeverisë maqedonase.
Në përmbyllje, autoritetet falënderuan presidentin francez Emmanuel Macron për përpjekjet në lidhje me kapërcimet e pengesave dhe ruajtjen e kredibilitetit evropian në Ballkan.
Pedofilët francez dhe dhjetë vite janë spektator në BE, nga 1 korriku fundi Presidencës së rradhës. Është humbje kohe të merresh me një mendim të tyre të pa logjikshëm. Propozimi tyre do ishte për tu studiuar nëse shfaqej në fillim të vitit 2022, tani është sikur Merkel ti japë këshilla Ramës.