
Kryeministri Albin Kurti tash e më shumë se një javë ndodhet në Greqi. Shefi i Qeverisë ditët e fundit po qëndron në bregdetin e Lagonisit, 30 kilomentra në juglindje të Athinës, raporton Gazeta Express.
Kurti po merr pjesë në simpoziumin “Symi”, ku kishte qenë edhe vitin e kaluar. Edicioni i sivjetmë i simpoziumit, sikurse edhe vitin e kaluar, po mbahet në “Grand Resort Lagonissi”, një resort superluksoz, që e konsideron veten si “pragu i parajsës”.
Ky vend konsiderohet si një nga hotelet lidere në mbarë globin.
“I zhytur në një gadishull privat prej 72 hektarësh në Rivierën Athinase me pamje mahnitëse të Gjirit Saronik, Grand Resort Lagonissi me 5 yje tejkalon të gjitha pritjet e një resorti veror luksoz”. Kështu përshkruhet ky hotel.
400 euro kushton dhoma më e lirë për një natë. Por, kjo vetëm për një person.
Simpoziumi nisi të dielën dhe do të mbahet deri të enjten (14 korrik).
Atje Kurti ishte edhe vitin e kaluar. Mes kritikash të shumta, kryeministri kishte qëndruar në këtë vend ndërsa në Deçan ishte shpallur situatë emergjente për shkak të helmimit të mbi 500 qytetarëve, ndërsa dy kishin vdekur.
Qëndrimin e Kurtit “Grand Resort Lagonissi” vjet e kishte zbuluar ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një postim në Facebook.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku të martën ka ngritur dilema rreth qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti në Greqi. Ajo tha se në ngjarje si tryeza ndërkombëtare vjetore e revistës prestigjioze “The Economist” javën e kaluar, kryeministri rri “më së shumti 2 ditë”.
“Sinqerisht, a din dikush me më tregu qe sa ditë është Kryeministri në Greqi? Rëndom, në konferenca të tilla, Kryeministri shkon në hapje, e mbanë fjalimin/takimet dhe kthehet. Më së shumti 2 ditë”, shkroi ajo, duke shtuar se “Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi”.
“As Kryeministri i Greqisë nuk rrin aty 1 javë, e lëre më të tjerët. Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi. Duket se kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II”, shtoi Çitaku.
Të martën e javës së kaluar, kryeministri Albin Kurti udhëtoi për në Greqi, për të marrë pjesë fillimisht në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë. Gjatë qëndrimit atje, ai zhvilloi takime me përfaqësues të ndryshëm.
Siç njoftonte Zyra e Kryeministrit, Tryeza e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë ishte arsyeja kryesore e vizitës. Kjo tryezë u organizua nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian.
Pas kësaj ngjarjeje, Kurti po merr pjesë edhe në simpoziumin e 24-të “Symi”. Në margjinat e kësaj ngjarjeje, Kurti e takoi të martën emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ore kemi humbur Dylin , Dylin nga Kosova , Bardhyli pra , Bardhyl Kosova qe e mbyllte komentin carcaf me shume miresjellje .....i juaji Bardhyli ......ku eshte ai ?? Ska gje per te thene ?? Ai konoshi i Albinit dhe Vjoses nuk gjen gje per te komentuar ???? Mos shikon se ku ri ne Lagonisi Albini , pasi e kam para une personalish resortin ....e nuk eshte qe te presesh damaret e duarve nga gjendja mahnitese , nje resort i mrekullushem ama si ai ka plot ......vec pes nuk i thoni Albinit , cberi 12-13 dite ne USA vjet , nuk u takua me asnje dhe nuk zgjidhi asnje ceshtje ....cberi vall ??? I majt ekstremist Albini ....te majte ekstremist si Albini bej cdo mengjes une ....vaj me det populli kosovar qe i beson nje sharlatani , nje mizerabel , i majti Albin dhe brek e byth me Sali Berishen ....ka ndonje ta shpjegoj anomalitetin ????????
po cka lidhje se ku i kalon pushimet dha sa paguan per pushime, nuk ka shkuar Albini me leket e vjedhura dhe te korupcionit ashtu siq bejne te tjeret. Ka punuar nje vit dhe shkon ne pushime ku te doje me leket e fituara me djerse, apo duhet ndoshta jeni te mendimit se duhet te ju pyes se ku duhet ti kaloj pushimet me familjen e vet?
Ylli, shko dhe ti se ke punuar një vit e te dalin parët për pushime në këtë resort. Se ku i gjen parët ai ne nuk e dimë, por dimë një gjë që ai ka thënë se do jetoj një jetë mesatare pa lluks, se keshtu ben per vete masën e popullit. Tani Ylli e kupton vete pse nuk duhet ti beje pushimet në një super resort K/Kministri Kurti !!!!!????
Ti duhet te jesh budall i madh or yll. Ti kujton se kur jan euro te korrupsionit nuk jane si kto ????, po kane edhe vulen e qeveris kosoves presue ne cillendo faqe per me mujt me i dallua ti?!????
MBASE nuk ka vjedhur por ka sherbime te tjera qe shperblehen me pushime e menyra te ndryshme
Ai mund te jete si te doje por nuk ka njeri fare te drejte te bllockorisi se ku i ben tjetri pushimet…ndoshta disa e kane nga smira.. kish loqen kujtoni se jeni ju te thoni se ku duhet te shkoje tjetri pushimet? Nqs esht aty i lumt,ka punu gjith vitin per 10 dit pushime si gjithe bota. Njerez boshë nga te gjitha anet. I lumt trapi edhe pushime te mbara paste. Nuk e vrisni mendje te krijoni ide te reja apo se me cfare te mereni por zbrazni gjithe energjine negative ke tjeret..injoranca ne stratosfere,e parekuperueshme Respekte per komentuesin Ylli!
ZKA KUSH JA PAGUAN PUSHIMET LUKSOZE. QE ANDEJ DREJTON PERPJEKJET PER TE BERE NDONJE SEBEP PER NJE NDERHYRE SERBO RUSE NE KOSOVE
ZKA KUSH JA PAGUAN PUSHIMET LUKSOZE. QE ANDEJ DREJTON PERPJEKJET PER TE BERE NDONJE SEBEP PER NJE NDERHYRE SERBO RUSE NE KOSOVE
ZKA KUSH JA PAGUAN PUSHIMET LUKSOZE. QE ANDEJ DREJTON PERPJEKJET PER TE BERE NDONJE SEBEP PER NJE NDERHYRE SERBO RUSE NE KOSOVE
Durimi -kosovar Harxhimet Albinit ia paguan Organizatori i Konferences. Ky eshte rregull i Konferencave nderkombetare ne te tilla nivele. Ka te drejte KR Albin Kurti te beje pushime se ia percakton Rrregullorja e Qeverise. Epo nuk eshte se Kr do te akomadohet ne ndonje bodrum a kasolle te Moteve epike te Mujo e Halilit a Gjergj Elez Alise. Albini eshte nikoqir i mire, nuk eshte i korruptueshem, nuk eshte hedonist. Perkundrazi! Ai ka deshmuar se eshte nder kryeminstrat me modest qe ka pasur ndonje here Bota shqiptare. Te jemi realiste dhe te duam te verteten E ka nga keta soji i masturbuesve partiake qe zanat e kane vetem te perlloqin e njollosin Albinin. Per Leke e bejne me sa duket. Shyqyr qe e kane ftuar Albinin, Le te shohin komshijte se kemi nje Kr te ditur, demokrat se ...na duhet njohja nga Greqia Qipro... Qe besa edhe Kr Rama po lobon forte per Kosoven. E muhabetet e Odave nuk shkojne neper tubime te Koncelarive te Dynjase. Edhe Abazoviqi po del politikan i menqur. Aj e njeh forte mire psikologjine e mitizuar e te deformuar serbomadhe. Koha do te deshmoje se ka te drejte! Albin Kurti eshte politikan i zgjuar! E ka te veshtire veprimin ne mjedisin cfare eshte ky i Kosoves: korupcion nepotizem injorance talibanizem hedonizem folklorizem etj etj
po carter privat ka ?
Al-bini,eshte rritur si Jugosllav i emancipuar dhe eshte edukuar kunder imperializmit Amarikan nga doktrina propagandistike sllave. Sot,eshte nen kthetrat e sherbimeve intelegjente,sllave. Ne Greqi,po dialogon per Kosoven me Serbin, kuptohet marrveshjet e demshme i shpall fitore. ##Simpozium per k@qet e Hanko Halles.##
Habitem se përse nuk e shfaqet një koment që bëra në këtë njoftim a lajm. Ju shfaqni komente ku shahet me libër shpie drejtori i Tema-s, zoti Mero Bate, nuk shfaqni një koment të zakonshëm politik. Çudi!!!!
Shkrim idiot. Albini ka çka, por jo me lajme idiote të tilla. Gazetarë tallavashë, turp e faqja e zezë.
Durimi -kosovar Te afirmojme politiken dhe politikanet shqipatre qe sjellin rezultate Per kronikanet e ndergjegjshem veprat e mira e guximi intelektual si ky i Meros nderohet perjetesisht. Kam respekt per Tema e Mero burrit , Zotni djale Per publikun qe mbase nuk e di o ka mbamendje te shkrter, Meroja eshte nder te rrallet gazetare shqiptare qe ka pase dale fizikisht ne Mitrovicen e veriut. Ai perkushtim e sakrifice e tij nuk harrohet nga Burrat trima e intelektuale te Kosoves. kisha dashur qe en Tema te kemi sa me shume analiza e shkrime me taban kombetar e jo me ngjyrime partiake Ideologjia me anime ekstreme partiake e ka ndotur se tepermi ligjerimin ne gazetari e publicistiken tone Ju te Tema-s mund te jeni shembull ne kete rrafsh!