
Isuf Koka, shqiptari që qëlloi me armë zjarri në ajër për të mbrojtur hotelin e tij në Shkup, rrezikon 5 vite burg.
Koka do qëndrojë në paraburgim deri në procesin gjyqësor, ndërsa rrezikon deri në 5 vite burg për shkak të akuzës për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.
Në total, Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka ngritur akuzë kundër 12 protestuesve që kanë lënduar policë dhe kanë shkatërruar institucione publike.
Babai i tij disa ditë më parë në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania tha se djali i tij ka mbrojtur biznesin e tij në Çarshinë e vjetër të Shkupit, pasi protestuesit do e dëmtonin atë.
Ndërsa, lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski vlerësoi se Koka ishte porositur për ta eliminuar atë, gjë që edhe policia por edhe babai i Kokës e refuzoi në mënyrë kategorike.
Për këtë çështje ka pasur edhe një reagim nga Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i cili ka përgenjështruar kreun e opozitës, Hristijan Mickovski në lidhje me akuzat.
Problemi eshte serioz,ndaj po' pershkallezohet deri ne mbrojtje me arme.Ceshtjen qe Kane me bullgarine,po' synohet ta kthejne ne ceshtj nacionale,antishqiptare.Por partite shqiptaret duhet te reagojne rrepte.Nese fajin una Paskan shqiptaret ,te kerkohet ndarja e maqedonine ,shkeputja e territoret e shqiptare nga maqedonia.Prere ,shkurti ,qarte.
Nje pyetje per drejtuesit e Partive nacionaliste maqedonase.Perderisa nuk iu pelqen busti i skenderbeut ne shkup,po' Aleksandri i Maqedonise cfare gjuhe Ka folur e shkruar:-maqedonishto-sllavo-bullgare apo gjuhe tjeter.Nese nuk Ka folur maqedonisht e nuk Ka shkruar me alfabetin cirilik,atehere rrezojeni dhe ate dhe vendosin bustin e Titos e Putinit ne vend te tyre.
Maqedonia i lejon të armatosen Shqiptarët në Maqedoni vetëm nëse i shkrepin kundra shtetasve të Shqipërisë.