Homoseksualët sllovenë fitojnë të drejtën e martesës dhe birësimit të fëmijëve

12 Korrik 2022, 21:40Rajoni TEMA

Homoseksualët sllovenë fitojnë të drejtën e

Pas një vendimi historik të marrë nga Gjykata Kushtetuese e Sllovenisë, homoseksualët sllovenë kanë fituar të drejtën e martesës dhe birësimit të fëmijëve.

Ata bëhen kështu të parët që e fitojnë këtë të drejtë në të gjithë hapësirën evropiane postkomuniste.

Gjykata e atjeshme vendosi që ndalimi i martesës dhe birësimit për çiftet e të njëjtit seks është “diskriminim i palejueshëm ndaj çifteve të të njëjtit seks”.

Gjyqtarët në Ljubljana, të thirrur për të folur për dy çështje që përfshijnë çifte homoseksuale,  i dhanë parlamentit slloven me gjashtë vota kundër gjashtë muaj për të përmbushur vendimin e tyre.

Për ta, thelbi i gjykimit të tyre ishte zbatimi i menjëhershëm.

“Është një fitore e plotë për ne pas përpjekjeve të gjata të shoqërisë civile”, ka pohuar Lana Gobec, presidente e Legebitra, shoqata kryesore sllovene që lufton për të drejtat e komunitetit LGBT.

Sakaq, qeveria e kryeministrit Robert Golob është zotuar të prezantojë legjislacionin e përshtatjes brenda “një ose dy javësh”.

“Premtojmë se do të punojmë për përgatitjen dhe miratimin e amendamenteve legjislative sa më shpejt të jetë e mundur për të garantuar të drejta të barabarta për të gjithë”, ka deklaruar lëvizja e qendrës së majtë të Golob.

Sllovenia është vendi i tetëmbëdhjetë në Evropë që lejon martesën për të gjithë, por është e para herë për një vend ish-komunist.

Në kundërshtim me rastin slloven, vende të tjera në rajon si Hungaria apo Kroacia kanë përfshirë në kushtetutat e tyre një përkufizim rreptësisht heteroseksual të martesës.

E gjitha në përgjigje të përparimeve të viteve të fundit në të drejtat e komunitetit LGBT në Evropën Perëndimore.

“Le Monde”

3 Komente

  1. S
    Shume kimikatet ne perdorim ndikojne ne sistemet s

    Me vjen keq per keta njerez sepse nuk e dine qe gjendja ne te cilen jane ju eshte nxitur nga lende kimike qe kane marre permes rrugeve te ndryshme gjate rritjes se tyre. Psh nanomaterialet ne produkte te ndryshme per konsumatoret si ilacet e ndryshme dhe tekstilet si dhe ne produktet e teknologjise se informacionit dhe komunikimit mund te ndikojne sistemet riprodhuese te meshkujve dhe femrave. Lendet kimike qe mund te ndikojne negativisht sistemin endokrin te meshkujve dhe femrave jane te shumte. Ky nuk eshte vendi per komente te metejshme. Ky mesazh eshte per ata qe duan te degjojne.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjatalaresi

      Ky eshte nje lajm qe po na mahnit.......! Tani i ka mbetur radha te miratohet dhe nmartesat me qent...

      Përgjigjjuni
      1. F
        Firmat e themeluesve të PD-së 1991

        Sllovenia është anti Shqipëri dhe me mbeturina jugosllave.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje