Largimi i Albin Kurtit – Imperativ Kombëtar!

19 Janar 2025, 18:20Rajoni TEMA

Largimi i Albin Kurtit – Imperativ Kombëtar!

Nga Azgan Haklaj 

Çjerrja e Albinit dhe “albinistëve” nëpër mitingje, dëshmi e dëshpërimit nga sondazhet e fundit që tregojnë se “VetëFundosja” do të shpartallohet!

Votë referendare për realizimin e misionit!

Qytetarët e Kosovës me dt 9 shkurt votë për Kosovën apo për Albinin!

Pse “sovranisti” Albin Kurti sulmon Devollët, miqt’ e Donald Trumpit dhe kryetarit të CIA-s John Ratcliffe?

Ata bashkëkombas që më ndjekin por nuk janë të atashuar përveçse përciptazi me politikën në Kosovë mund të çuditen me konstatimin tim pasi Albin Kurti hyri në jetën politike “dhunshëm” me një sllogan:
ATË TË BASHKIMIT KOMBËTAR!

Eshtë e vërtetë kjo sa ç’është e vërtetë që sot kjo kauzë për Albin Kurtin është jo vetëm e harruar por e arshivuar. E për më saktë kjo kauzë fillestare verbale e Albinit është transformuar e de-natyruar duke përfunduar në “shpikjen” e një “kombi kosovar”. Këtë, ai jo vetëm nuk e fsheh por po e materializon pikë së pari duke ju fryrë marrëdhënieve tërësisht armiqsore me shtetin e Shqipërisë për të cilin janë sakrifikuar ndër dekada qindra patriotë shqiptarë të Kosovës.

Këtu nuk dua të neglizhoj rolin e njëjtë të Edi Ramës pasi së bashku me Vuçiç-in, nën rrogoz, po luajnë fort kartën e zhvleftësimit të bashkimit kombëtar shqiptar. Por meqë jemi te Albin Kurti sot, i cili po çirret dhunshëm foltoreve të Kosovës në prag zgjedhjesh, po rreshtojmë disa fakte për ketë individ dhe lidershipin që përfaqëson me inicialet LVV, jo vetëm duhet të injorohet por të largohet pasi që sot është alternativa më armiqësore për Kosovën dhe gjithë kombin në përgjithësi.

– Albin Kurti që në zanafillën e tij politike e në vijimësi si një njeri i indoktrinuar me marksizmin dhe neo-komunizmin është treguar armiqësor me perëndimin, me miqtë euroatlantikë të kombit tonë pa të cilët liria dhe pavarësia e Kosovës do të ishte utopi.
– Albin Kurti është treguar jo vetëm armiqësor por dhe keq-relatues e denoncues po aq sa BIA serbe kundër UÇK-së dhe drejtuesve të saj politikë e ushtarakë.

Fakti që ai është i vetmi lider që as një vizitë nuk ju bëri të ndaluarve në Hagë ku mbahen padrejtësisht të burgosur, flet qartë.

Eshtë paradoksale që as Rexhep Selimin, ish kryetarin e grupit të vet palamentar jo vetëm nuk e viziton por e ka zëvendësuar me një farë Mimoza Kusari e cila njihet botërisht për tre gjëra:
– E para, që e zhvati dhe e përdori Behgjet Pacollin për interesat e veta politike!
– E dyta, për bisedat e ngrohta deri para-erotike të saj me kriminelin serb Radoiçiç tashmë të dekriptuara për të, nëse nuk vihet përpara përgjegjësisë penale të paktën të dorëhiqej si përgjegjësi morale.
– E treta, ajo mbahet mend për vallen që hodhi para Gedafit dhe në dasmën e vellait të saj gay me një tjetër burrë. Unë nuk jam homofob por këto xheste janë kundër kodit zakonor e religjoz shqiptar.

Albin Kurti nuk ndalon në fantazinë dhe veprimtarinë e tij brenda kufijve të Kosovës. Jo vetëm megalomania e narcizmi që e dominon por ndoshta i shtyrë nga guzhina që e ushqen ai futi duart egërsisht në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Aty ai haptas jo vetëm mori anë kundër koalicionit anti rus e pro perëndimor të Ali Ahmetit duke ndjellur përpos përçarjeve mes shqiptarëve e duke u bërë një me nacional-shovinistët e Mickovskit. Fruti i këtij bashkëpunimi po del në dritë në Shkup ku po tentohet të injorohet sot marrëveshja e Ohrit dhe gjuha shqipe të shpallet heretike.
Të njëjtën politikë Kurti e implementoi në trojet shqiptare të Medvegjës e Preshevë-Bujanovcit si dhe ka tentuar e tenton ta eksportojë në Shqipëri e Mal të Zi.

Fakte e argumete ka shumë kunder këtij lideri politik të mbrapshtë e egoist të pa fre, i cili si neo-marksist e tejkalon edhe titizmin duke u çjerrur, gërvallur si stalinist foltoreve të Kosovës, më një gjuhë fyese e nënçmuese kundër qytetarëve të Kosovës, partive politike të opozitës dhe drejtuesve të saj, të cilat i quan miza, kundër prokurorisë, kundër gazetarëve, kundër kapitalistëve të rinj shqiptarë si “Devolli Grup” drejtuar nga vëllezërit Blerim e Shkëlqim Devolli ku janë të punësusr mijëra shqiptarë dhe prodhon me supermaci industriale produkte cilësore “Made in Kosova”!

Kjo kompani ka një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare.
Ata janë miqtë e presidentit Donald Trump dhe kryetarit të CIA-s John Ratcliffe.
Gjuha e helmtë e Albinit për shkak të panikut që e ka kapur nga fuqia elektorale e tyre në Rrafsh të Dukagjinit dhe në krejt Dardaninë arrin deri aty sa të bëjë sarkazëm me të ndjerin babain e tyre duke shkelur edhe kodin e nderit të shqiptarit. Kjo gjuhë negativiste ndaj kujtdo që është kundër tij dëshmon depresionin e madh që e ka kapur Albinin, “VetëFundosjen” dhe albinistët.

Gjatë takimeve në emër të sovranizmit ai dhe “VetëFundosja” nuk po bëjnë bilancin e qeverisjes së tyre por po i bëjnë opozitë opozitës me qëllim që t’u imponohen qytetarëve të Kosovës, prandaj sot është imperative që qytetarët e Dardanisë me votë referendare t’i thonë solemnisht Albin Kurtit! Ik!

Të dashur vëllezër të Dardanisë antike, me formën e një apeli vëllazëror por tepër shqiptarisht po ju drejtohem: Jo vetëm Injorojeni dhe largojeni Albin Kurtin nga mazhoranca por edhe nga skena politike pasi prezenca e aktiviteti i tij paraqet një rrisk afat shkurtër e afatgjatë për Kosovën dhe ardhmërinë e saj.
Unë besoj se shqiptarët e Kosovës e kanë kapacitetin, eksperiencën si dhe maturinë dhe mençurinë ta largojnë edhe këtë rrezik. Albini si gjeli majë plehu po çirret si diktator anembanë Kosovës duke imituar pashallarët e dikurshëm të mesjetës otomane.

E për këtë po i kujtoj vargjet e një kënge të vjetër që qarkullon akoma në Dardani:
“Kjo Kosovë e ka pasë adet,
nga një pashë me e pre për vjet”.

Të dashur vëllezër dhe motra të Dardanisë (Kosovës)!
Mundeni Albin Kurtin me votë referendare!
Është moment historik!
Sondazhet e fundit tregojnë se “VetëFundosja” po shpartallohet!

1-Vetëvendosja merr: 28 %
2-PDK: 27 %
3-LDK: 26 %
4-AAK+NISMA: 14.5 %
5-Lëvizja e Bexhet Pacollit: 5.5 %

Një sondazh tjetër ka këto të dhëna:

1-Vetëvendosja: 31 %
2-PDK: 22 %
3-LDK: 32 %
4-AAK+NISMA: 8 %
5-Të tjerë: 7 %

Në një sondazh të UBO-s rezulton se.
1-LVV merr 31 %
2-LDK -28 %
3-PDK-26 %
4-AAK+NISMA 12 %
5-Levizja e Bexhet Pacollit 3 %
Të gjitha sondazhet, të gjitha të dhënat nga terreni tregojnë se Vetëfundosja, Albini dhe “albinistët” me dt 9 dhkurt do të pësojnë humbje spektakolare.
Pra 69 % e qytetarëve të Kosovës do t’i thonë:
UDHË E MBARË ALBIN!

47 Komente

  1. O
    O

    Qfare analize brilante,o sot o kurre,eshte urgjente largimi i Kurt rrugacit politik,ketij njeriu pa din e pa iman,ky mashtrues ja ka kalu dhe Sali mut Berishes me genjeshtrat e tij.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vetem nje serb punon kundra Albinit!

      Vetem nje serb (si Vucic e kompani) mund te mendoje qe Albin Kurti duhet larguar. Albin Kurti eshte nje patriot i vertete, eshte nje Dede Gjon Luli, qe lufto,n per shqiptarine dhe nuk dorezohet as ipet tek forcat nderkombetare. Keto te fundit duan t'ia plotesojne epshet irredentiste shekullore Serbise, ne menyre qe Serbia te vihet ne sherbim te tyre. Nje loje ka bere si Tito edhe Vucic e te gjithe para tij, lojen me dy fytyra, edhe me Rusine edhe me Perendimin. Nese nderkombetaret nuk e kane kuptuar, atehere jane idiote. Albin Kurti eshte nje hero qe se perkulin dot as me shantazhe as me kercenime. Ai ecen drejt ne te miren e popullit shqiptar. Prandaj votat i duhen dhene vetem Albin Kurtit. Njeri i paster, punetor, i palodhur, i vendosur qe te ndertoje dhe modernizoje Kosoven ne te gjitha aspektet. Serbija na ka vjedhur me force shume toka dhe vazhdon, ashtu si Greqia, te punoje per te na marre akoma me shume. Vetem Albini i ndali epshet e Serbise dhe ju tregoje vendin serbeve me policine dhe ushtrine e tij trime dhe te stervitur per mrekulli. BRAVO ALBIN! FALEMINDERIT!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albini ashte turpi i Kosovs

        E ka shkrue vete Albini ket koment idiot. Kurdi ma marrue krejt. Do ta cojn me force ne Hage, prej ku do shkoj ne fashatin e shoqes vet pas 20 viteve, ne Kosove nuk do ta lejojne te shkele pas burgit.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pollogu

          AZGANI, në popullatën shqiptare-arbnore, në Shqipërinë joformale etnike, Albini është më i respektuari, më adapti, më i ndershmi, më seriozi, më patrioti politikan shqiptar-arbnor.

          Përgjigjjuni
        2. F
          Fatosi-kosove

          I nderuar vetem nje serb punon kunder albinit, Uroj qe ta lexon kete komentin tuaj qe ti orvatesh ta ban allbinin si Dédé Gjon Luli por qe ne fakt ti e thaush vet se ka ber ate qe ka dashur tito, millosheviqi, vuqiqi dhe gjithe klaaa politike e serbise, ate qe thot sot allbini thoshte millosheviqi ne vitin 88 e veqmas ne fushe kosove, ate qe po ban allbini ka ber edhe qubrilloviqi dhe po e vazhdon vuqiqi, ashtu si millosheviqi dikur qe vurie ne krye te pushtetit rrahman morinen me serbosllavet e vet e derie te puoovci sot kete njejten klike, pjellen serbosllave siq eshte mender presednike osmanka dhe kurrci me gjithe ministrat e vet, i biri i puoovcit zvminister i arsimit apo deri te kryetari i KQZ i biri i udbashit serb,pa harruar kshilltar si skellzen gasi qe pa fije turpie thote se masakrat ne kosove i ka ba uçk e JO serbia,me duket se njejt mendon edhe ti, prandaj i nderuar sot kosova eshte ne rrezik siq ishte gjate viteve 90, sot ne pushtet kemieme shum udbash se ateher, sot allbini yt ka ndar kosoven né ne dhe ata siq thoshte dikur millosheviqi shiftari dhe albanci dhe kjo fakeqsisht i shkon pershtati edhe disa vendeve europiane sepse qellimi i tyre eshte rikthimi i serbosllavise dhe deshmi e saj eshte pikrisht pilitika e kurrcit dhe mender presednike osmankes te cilet akuzojne uçk-n me shum se vet sérbia e te cilet padyshim jan edhe deshmitar te besuar te gjykates srbe si çdo her.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turp dhe haram qumshti ty eterve si ty

            Fatos, per shqiptaret e Shqiperise Albini nuk ekziston, ju te Dardanise ta gezoni derisa nje dite te zgjoheni nen Serbi serish. Ti e vllaznit e tu ne VV do ta prisni me lule Vucicin ne Prishtine. De e di pse? Nese jo, te lutna guxo bane nje analize te ADN dhe shiko si te del, ne del 100% dardan gjak, te lumte, dndryshe e kupton vete ti i mencuni klon zombi i Kurtit te Serbise.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fatosi-kosove

              Per ty ; turp dhe Haram qumshti, cilit Fatos i drejtohesh te lutem me keto fjale,sepse une per dallim te shume sahanlepirsave te serbise e urrej albinin aq sa edhe vuqiqin dhe a e di pse? Sepse fatmiresisht i njof shume nga bashkepunetoret e tij qe nga koha kur ishin me millosheviqin dhe jan pikrisht kjo rrace qe ma ka shtuar urrejtjen ndaj serbise, po ty çfar te dogji i nderuar qe le fyen kshtu lexoje mendimin tim para se tme shan e fyen sepse gabohesh i nderuar, une jam nga ata shqiptaret qe ti i quan te Dardanise qe kam luftuar babe e babgjysh kunder serbise per kete kam edhe deshmi ne trupin tim dhe jam krenar, pra i nderuar une urrej gjithe ata qe Kan ADN serbe prandaj nuk jam ne VV dhe jam kunder atyre qe na ndajne ne shqiperi e Dardani sepse per mua ska kosove pa shqiperi siq sdo kete shqiperi pa kosove e Qameri, pra te siguroj se kam gjak shqiptar 100% i nderuar.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Pollogu

              Cfarë narkotike politike ke gëlltitur or mendjecartur! Ju martë lumi, or e zeza e shqiptarizmit. E adhuroja gjithë familjen Haradinaj për të bëmat madhështore kombëtare. Mirëpo, KUR në CILËSI KRYEMINISTRI, si një pazarxhi gomarenjsh, mer e i shkon shkaut Radonjcic në shpi dhe atje, pa kuptuar se e poshtërojnë me atë shkaun roje me armë, rri e pi raki, është e turpshme dhe humbje dinjiteti e kaluar cdo mase. Ai tjetri, Hashkua, shkon e NDERON SHKIET ku mbi pllakën e varrit thuhet: Zhrtva shiptarskog TERRoRIZMA!!! Cfarë vetëvrasje politike kolektive, nëse dikush pak e kupton metaforën e këtij veprimi antikombëtar!

              Përgjigjjuni
            3. A
              Arsimtari

              Albin Kurtin e urrejne:te korruptuarit,hajnat,haraçexhinjte,fajdexhinjte,plaçkitesit e shtetit dhe popullit shqipatr,progreket dhe proserbet shqiptare,proletaret pa kombesi te E.Hoxhes,opozita shqiptare e Kosoves,qe per 20 vjet ia ka qitur ne ashte buxhetit te Kosoves ndersa,sot kane mbetur pa taxhi!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pollogu

                Të fala "Vetëm" vuajmë nga sëmundja e unit primitiv ose nga mungesa e sensit për të kuptuar perspektivën e rrjedhës historike politike. Në historinë më të re kombëtare, i numron me gishta atdhetarët politikanë si Kurti. Ia kanë lakminë edhe ata nga jashtë që bëjnë lojën e kritikuesve të Albinit.

                Përgjigjjuni
            4. A
              Alfred

              Kush i jep hapesire ketij profani e sharlatani te "orientoje kahjen" e pushtetit ne Kosove more aman???!!! Shih e beji derman Lulit ti mor azgan,se i ke mbetur e vetmja paterice! Demokrat euroatlantik! Pika qe s'te mbulon!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lelo Alfredi asht me gisht ne ......

                O Alfred Lelo, ua ka fut keq gishtin ne bith Asgan Haklaj. Boni kujdes ju te foltores se mund te vdisni nga kapslleku.

                Përgjigjjuni
              2. A
                ALBINI ESHTE I denuar te fitoje

                E KE GABIM AZGAN.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fitorja e Albinit asht fitorja e Serbise

                  Dhe te vrase Kosoven. Dardanet po e kerkojne me vote zgjedhen e Serbise ne qafen e tyne qe mban koken e pa tru te nje populli mosmirenjohes, jo-liridashes, dhe i shkartiser keq me sllavet.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arsimtari

                    Dhe e shqiptareve antishqiptare!

                    Përgjigjjuni
                2. D
                  Dajti

                  Albini fytyra me e qelpt e politikanit shqiptar,kjo monster percau kombin tone duke realizuar dhe tejkaluar objektivat serbe. Vellezer kosovar zgjohuni sa nuk eshte vone,bota po ndryshon me shpejtesi,e nesermja nuk dihet.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lanabregesi

                    Azgan nuk pajtohem me ty per shume sende,por per kete shkrim them nje bravo. Albini eshte kthyer ne nje rrezik kombetar,kjo monster qe erdhi ne pushtet me sloganin e bashkimit kombetar,punoj dhe po punon per percarjen e kombit tone. Vetem ne Shqiperi ky kelysh serb i they turinjt,tani ketu kete delirant nuk e do askush.

                    Përgjigjjuni
                    1. Y
                      Y

                      Vellezer kosovar,gjykoni me gjakeftotesi,analizoni me kujdes gjithe politikat e Kurtit qe nga fillimi,ishte kunder Rambujes,kunder Antisarit. A mundet te kishim nje Kosove te pavarur me keto ment te Kurtit? Kurr Erdhi ne pushtet me iden e bashkimit kombetar,cfare beri,mbolli frymen e urrejtjes kudo ku banojn shqiptar. Kaq mjafton qe ta shporrni kete monster

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Agimi

                        Ne thelb je komplet gabim. Albini nuk eshte marksist, as leninist, por eshte spiun i serbit. Vetem kjo e spjegon se pse ai “ nuk ndryshon por ben si marksist- leninist apo “trim”. Albini nuk eshte as budalle qe nuk kupton se ku eshte e mira e popullit shqiptar te Kosoves, por ai nuk ka gje ne dore. Ai nuk mund te mendoje me koken e tij por thjeshte ben detyren si agjent serb. Edhe Kusarin e ka si nderlidhse te tij me Vuciqin. Cpikjen e nje populli te ri ne Kosove ja kane imponuar padrinot per intersa te serbit. Vuciqi e ka me te lehte te aneksoje Kosoven(Dardanine) kur ne te nuk jetojne shqiptare por nje popull i diskutueshem….

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pollogu

                          OR Agim, unë e adhuroj me përkulje Albinin, Mirëpo, do ndërojë mendje për një cast dhe bashkë me ty do shkojmë në prokurori dhe do bëjmë një kallëzim penal kundër Albinit. A je gati, mos prit. Doli se vetëm vjellë, ahere ndalu në prokurori dhe kalo në burg se shërbehesh me prova të rreme, vuan sanksione. Identifikohu dhe hapja rrugën prokurorisë, nëse nuk punon për shkiet, resp shërbimet e tyre propagandistike. Po c´kanë shkiet e Beligradit e gjetkë që e urrejnë Albinin aq shumë dhe, po aq shumë e duan Ramë vëllaun, ose dashnoren e Vucicit!

                          Përgjigjjuni
                        2. M
                          Maro

                          Kosova ka demokraci...asnje parti nuk merr me shume se 30%. Kosova zbaton ligjet e oligarket nuk bejne ligjin si ne Shqiperi. Kaq o Azgan trimi.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Ti rrnosh sateme o Maro Kurti

                            Maro, oligarket e Amerikes do ta bajn zero pavaresine e Kosovs 'demokratike'.

                            Përgjigjjuni
                          2. D
                            Drenicari

                            Po të analizosh VEPRIMET e Bibilushit kupton të vërtetën e thjeshtë që edhe përcillet në Kosovë: Bibilushi i shkurtër është misionar i UDB - BIA-as.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Poseidon

                              RRNOFT MRETI ALBINDENIVIC DHE VETFUNDOSJA ... . RRNIFTE DOSA OSMANOVIC DHE GERDALLA VAMPIRE..

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Patrioti

                                Në keto momente kundër Albin Kurtit flasin 3 kategori: 1. Ata që nuk duan sovranitet mbi gjithë teritorin e Kosovës. E duan si në kohën e Thaqit dhe Haradinajt me veti të pa kontrolluar dhe me strukturat paralele kriminale serbe. 2. Ata që i frikohen modelit Albin. 3. Gjithë opozita kosovare plus strukturat serbe se bashku nuk e mundin dot Albinin. Presim rezultatet e popullit shqiptar të Kosovës.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sllavokomunistet-Turko-Mongole

                                  Shto dhe sllavokomunistet turko-mongol t'instalue prej 1944 me mugoshe e popovice n'Tirane,ndryshe njofte si rilindje qe c'do atdhedashes ju prish andrren e bashkimit me v'llaznit jugosllave dhe dalin sheshit t'gjithe

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Per ju trollsat e Rusise...

                                    Ju klysht e Kurtit e keni hup davane. Ju jeni trolls serbe e jo njerez njerez qe merrni fryme, jooooo.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. J
                                      Ju keni dek more palaco te Serbies

                                      Nuk pjerdh kush per ju dythundrake te klonuar.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. P
                                      Pollogu

                                      Qart si perëndia. Të fala!

                                      Përgjigjjuni
                                    3. A
                                      Aqif Kopertoni

                                      Paterice e Sali Serbit....????????????????????????????Albinit ti hash të vjellat e mëngjesit....✍️✍️✍️✍️✍️✍️✍️

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Lanabregesi

                                        Albini,delirant ne kulmin e entuziazmit me hu ne bythe,njeri i shtirur,komplet fallco, Nuk ka qeshje natyrale por zgerdheshje te sforcuar,thjesht nje mashtrues ordiner qe vellezerit kosovar si provincial qe jane duan kohe ta kuptojn.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Z
                                          Z

                                          Shkurt,mashtrues dhe i lige deri ne extrem, gjithe qenja e Kurtit eshte nje ndyresire.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Rrespekt Azgan shqiptari..

                                            Azgani , eshte dhe do mbetet sipas kendveshtrimit tim, i vetmi Demokrat por edhe inteligjent ,Patriote Shqiptare i cili ,duhet te mari ne dore Drejtimin e Demokrateve ne Shqiperi duke u distancuar dhe len pas ,aty ku e kan cuar Shqiptaret beLylin filoserb e filogrek bashen, qe e ben Azganin ta shikojn jo ashtusi ai eshte ne te vertet. Lere skuthin basha ,ne halen e Politikes ku e kan zhytur shqiptaret dhe riorganizo Demorate ose nji Parti te re te ngjashme . Boll ndenjet nen uje detit te Politikes eshte koha te dalesh mbi siperfaqe . Kurti pamvaresisht se c'duket ne syt e naiveve , ai perben nji rrezik per te ardhmen e Kosoves . Armiqesia e tij me Luftetaret e Lirise UCK rrespekti per te cilen i kalon gjithe Kufijt e Shqiptarise , eshe YLLI MBI SHQIPONJEN FRAMURIN KOMBETARE , e kompromenton rend ate . Kush s'nderon UCK -n , s'mundet me qen SHQIPTARE

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Timi

                                              Albini po nuk mori 51% nuk formon qeveri. Te tjerat parti nuk duan te hyjnë ne koalicion. Nese nuk formon brenda afatit, atehere mandatin e merr partia e dyte fituese.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                                                Shpresoj dhe uroj qe kete here te fitoje opozita!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Pollogu

                                                  URIME BALLABAN HAMZAI

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. V
                                                  Vezhguesi indiferent

                                                  Kurti i ftohu marredheniet me te gjithe aleatet qe e ndihmuan dhe e mbeshteten Kosoven per te fituar pavaresine. Madje, keta aleate kane ende forca te pranishme ne Kosove (KFOR e Bondstill) per te.nderhyre kunder cdo rreziku per vendin. Qendrimet e.tij te papjekura dhe kokeforta ndaj keshillave te aleateve i detyruan keta te fundit t'i vene sanksione Kosoves. Dicka e turpshme, qe e ben Serbine te duket si viktime dhe Kosoven fajtore, ne nje kohe qe krejt e kunderta eshte e vertete.. Qe Kurti eshte neomarksist, kjo dihet nga te e gjithe, sikurse dihet qe ai hiqet si nacionalist e sovranist. Por keto te dyja (neomarksizmi dhe nacionalizmi) nuk shkojne kurrkund bashke. Prandaj kosovaret duhet te mendohen mire kur ta hedhin voten, pasi situatat ne bote po ndryshojne shume shpejt dhe askush nuk e di si do te jete e nesemja. Idhtaret fanatike te Kurtit le te shajne sa te duan me fjalor banal dhe le te bertasin me te madhe "rrofte Kurti", por idhullin e tyre askush ne bote nuk e merr seriozisht.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. "
                                                    "..."

                                                    O vëzhgues, Albini nuk është as marksist as neomarksist; maksimumi mund të jetë një anarko-nacionslist. Ndryshe i zgjidhin problemet nacionale të pakicave marksistët. Ai ka mbetur në një vorbull, ku keq, nëse bën një zgjidhje si po ja imponojnë fuqitë e mëdha, e keq të mos e zgjidhë ashtu, pra ndaj shqiptarëve atje, është: hip se të vrava, zbrit se të vrava. Nëse do të pranojë propozimin e të huajve, të nesërmen, do ta cilësonin tradhëtar, bashkëpuntor të armikut shekullor të shqiptarëve etj; nëse nuk e pranon, siç po vepron në fakt dhe pse ka të drejtë mbi sovranitetin e republikës, do të hasë, siç po has, në bllokada nga perëndimorët, se po u refuzon atyre, (çlirimtarëve), një projekt në interes të tyre. Këtu nuk është fare çështja nëse Albini është me amerikanët apo me rusët. Për të dy, nëse Albini do të pranonte versionin perëndimor të zgjidhjes së problemit, do të qe gjithçka në rregull; Kosova do të vazhdonte të ishte një Kuti Pandore sa herë të nevojitej. Nëse ai nuk do të jetë objekt denigrimi dhe Kosova në fill të perit, le t'i ulë në një odë politike gjithshqiprare, a mundet(?). Veprimet përçarëse për interesa të çastit janë gjithsesi njëjtë me tradhtitë. Fuqitë perëndimore ndaj nesh, shqiptarëve, kanë qenë të njëjta, pavarësisht ndërhyrjeve strategjike të ndonjëherëshme të tyre, dhe pse kanë shërbyer dhe në interesin tonë kombëtar, kanë qenë hipokrite, që nga vendimet gjysmake dhe të interpretueshme, e deri tek imponimi. Kanë qenë gjithmon ata, të huajt, që kanë vendosur për shqiptarët dhe territoret e tyre, qysh me të tatëpjetën e Perandorisë Osmane; kanë qënë shqiptarët që kanë lëshuar, për të ekzistuar minimalisht. Dhe tash, janë të huajt, që vendosin për Kosovën, duke e kthyer nga martire, kur sulmuan Beogradin, në të kundërt dhe kriminelët e vertetë në martir. Sikur njëqind herë të bëhen zgjedhjet në Kosovë, dhe të qindtat t'i fitojë Albini, asgjë nuk vlen, ose duhet të ndryshojë qëndrim Albini, dhe Albini, ose ai që vjen, të bëjë si i thonë: të nënshkruajë marrëveshjen si i thonë, duke lëshuar sovranitet ndaj pakicës por jo territor të republikës (a mund të futë në vathë Preshevë, Metvegjë e Bujanovc nga kjo marrëveshje), ose gjithçka do të mbetet e amullt si sot. Duhet medoemos topi të mbetet në anën e serbit; njëlloj si në Rambuje. Shqiptarët, a e bëjnë dot një Lidhje Shqiptare si të Prizrenit? Jo. Nuk do të jenë të njëmendtë askurrë mesveti; edhe në rënçin dhe e kërkojnë, në këto kushte nuk do të na e lejojnë të huajt, që ndikohen lehtë nga thirrjet e çakenjve fqinjë me ne. Ama, sikur, do të trondisnim dynjanë përreth.

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. A
                                                    Azgan Hajvan

                                                    "1-Vetëvendosja merr: 28 % 2-PDK: 27 % 3-LDK: 26 % 4-AAK NISMA: 14.5 % 5-Lëvizja e Bexhet Pacollit: 5.5 %" Demek,gjithesejt 101 % :)) Per ne qe nuk e njohim,kush muti eshte ky Azgan dhe kush i jep hapsire mediatike ketij hajvani?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      S

                                                      KURTI SI MYSLYMAN ,,I THA GAZETARIT AMERIKAN QE KOSOVARET NUK JAN MYSLYMAN ,,PO JAN EVROPJAN SHQIPTAR ,,,HAHA ,,,DUKET QE ESHTE ,,PATRIOT,,SI ENVERI ,,,FEJA E SHQIPTARIT ,,SHQIPKARIA ,,

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. N
                                                        Nik

                                                        C'mereni me mender me "opinionin" e nje Trap Tropoje!!!!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. N
                                                          NWO Satanic Cult

                                                          Korrekt

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. P
                                                          Pollogu

                                                          JU që nuk doni sovranitetin mbi Dardaninë, ose ju që vjellni helm, ju që bashkë me ata që duan që Albini të bëjë një vetëvrasje personale dhe politike, për t´i dhënë legjimitet "VETËVRASJES POLITIKE KOLEKTIVE - heqje dorë nga veriu i Dardanisë; ishte vullneti juaj...i bie si vullneti parlamentar i GJYKATËS SPECIALE, përgjigjuni një pyetjeje të thjeshtë: 1)Pse është më i urryeri politikan shqiptar në Serbinë shoveniste pikërisht Albin KURTI ? dhe 2) Pse është Rama i dashuri/ e dashura e Vucicit dhe e shovenistëve serbë në Sherbi e Bosnjë e gjetkë?

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            PU

                                                            Po ti Pollogu nga e di qe Albini eshte politikani me i urryer ne Serbi? A i njeh ti serbet se cmonstra jane? Serbet njelloj si u greket "bejne sikur..." por e verteta eshte se asnjehere nuk te thone ty te verteten dhe te te tregojne se Albini eshte spiuni i tyre. Je ti dhe shoket e tu vellezer qe jeni mashtruar nga hipokrizia serbe apo greke dhe i besoni atyre se cthone apo ke dashurojne. Ti Pollogu vet je turp per shqiptarizmen. Ti ose je si Albini ose je koqe....Edhe pseudonimi yt eshte fjale serbe "pluga" qe do te thote vegel...Ti je vegel e armiqeve tane, njelloj si Al....

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Mësuesi i koterëve

                                                              PO PTU, tash e kuptova...Kur Shkinia derdh gjithë atë vrerë e helm kundët të LAVDISHMES UCK, e bëkan këtë nga dashuria e respekti për martirët e dashur të atdheut SHQIPËRI me emrin UCK. Or kungull, lexo shtypin e tyre, ndid portalet e programet antishqiptare, Ramën e kanë violinë, ndërsa ALBININ HALE në SY e HELM në SHPIRT. Or kokëkënetë, or dhurues i vlerave tona historike - sipas edhe ligjeve fonike, emërtimi Pellg u bo tek sllavët pollg. Asgjë nuk ndryshon as nga emërtimi Pelagonia, referuar po ashtu pellgut iliro arbnor dhe derivatet pjell, pel, pëltozë etj Spiro Kondo: Shqiptarët dhe problemi pellazgjik. Tema ka një të mirë që ua hap derën të gjithëve dhe fort lehtë, nga këto shkrime do bëhej një studim i profilit politik të shqiptarëve arbnorë dhe shiptarellave dhe shipacëve, versioni kroat. Na qelbët or shpirtëkomunistësh primitivë!! Përgjigjuni pyetjes 1. dhe 2. !

                                                              Përgjigjjuni
                                                          2. A
                                                            Arsimtari

                                                            Albin Kurti eshte i vetmi shqiptar politikan,ne tere Shqiperine Natyrale qe mendon dhe punon per Shqiperine Etnike andaj,urrehet nga greket,serbet dhe shqiptaret antishqiptare ose shqiptaret e natyralizuar nga greket dhe serbet,per pagesa dhe benefite te ndryshme!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Moisi Golemi

                                                              Jo "udhë të mbarë, Albin", por "shkofsh në të sat'ëm, Albin".

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje