LDK mban Kuvendin më 31 janar, Abdixhiku kërkon votëbesimin e delegatëve

19 Janar 2026, 21:00Rajoni TEMA
LDK mban Kuvendin më 31 janar, Abdixhiku kërkon votëbesimin e

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë Kuvendin e partisë më 31 janar, ku kryetari Lumir Abdixhiku do të kërkojë votëbesimin e delegatëve. Lajmi u bë i ditur të hënën nga zyrtari i partisë, Besian Mustafa.

Sipas Mustafës, vendimi për mbajtjen e Kuvendit u mor gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së LDK-së të zhvilluar në Prishtinë. Ai theksoi se drejtuesit e partisë zhvilluan një “diskutim gati katërorësh, të hapur e demokratik”, ku u analizuan të gjitha çështjet, përfshirë edhe rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

LDK-ja, partia më e vjetër politike në Kosovë, po kalon një nga periudhat më të vështira të historisë së saj, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e fundit, ku u rendit e treta me rreth 13 për qind të votave, duke shënuar rezultatin e dytë më të keq ndonjëherë.

Pas këtij rezultati, disa anëtarë të partisë, përfshirë nënkryetaren Hykmete Bajrami, kërkuan largimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit. Vetë Abdixhiku ka deklaruar ditë më parë se e ka ofruar dorëheqjen, por ka theksuar se do të largohet vetëm nëse Kuvendi i partisë voton për shkarkimin e tij.

Në këtë kontekst, Besian Mustafa konfirmoi se Abdixhiku, i cili e mori drejtimin e LDK-së në vitin 2021, do ta kërkojë zyrtarisht votëbesimin në Kuvendin e 31 janarit.

4 Komente

  1. V
    Vjedhje massive

    Vjedhje massive e votave ne krahinen e kosoves. Nje député ne Prizeren kishte vjedhur vota brenda partise 6024 vota haaaaaa kampione bote

    Përgjigjjuni
    1. C
      Circus Maximus

      Rikonfirmim i deshtakut Lumir me 96% te votave, ose kcejna mbi tavolina, gjuhemi me karriga.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pyetje gazetes

        E c na duhet ne me Kosoven qe na paraqesni 3 lajme perdite per ta? Aq dobet jemi kulturalisht qe na mbushni me muhabetet e katunit te Kosoves, Bosnjes, dreqit e shejtanit?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardanet e meritojne Kurtin ne krye, ta gezojne

          Abdixhiku e vrau LDKne e Rugoves. Keta jane dardanet pa kujtese, mosmirenjohes, dhe te pazhvilluar ne cdo aspekt.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje