Dorëzohen sot dosjet përfundimtare ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale

19 Janar 2026, 09:35Rajoni TEMA
Dorëzohen sot dosjet përfundimtare ndaj ish-krerëve të

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të dorëzohen dosjet përfundimtare për rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një hap kyç në një proces që ka zgjatur disa vite dhe ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik jo vetëm në Kosovë por edhe në arenën ndërkombëtare. 

Në këtë rast përfshihen katër ish-udhëheqës të lartë të UÇK-së mes tyre ish-presidenti Hashim Thaçi ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli si dhe Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të gjithë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit të fundit në Kosovë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999. 

Procesi i Speciales është themeluar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe ka për qëllim të hetojë dhe të gjykojë krimet e dyshuara të kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë duke u përqendruar në figurat më të larta udhëheqëse të UÇK-së. Ky gjyq ka shkaktuar reagime të ndryshme në Kosovë disa e shohin si një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë ndërkombëtare ndërsa të tjerë e kritikojnë duke e konsideruar si një sfidë ndaj imazhit të luftës për pavarësi. Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat po ndjekin me kujdes zhvillimet në Hagë dhe pritet që kjo fazë të ketë një ndikim të madh në diskutimet politike dhe juridike që lidhen me të kaluarën e konfliktit dhe marrëdhëniet rajonale. 

Katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në Hagë nga nëntori i 2020-tës, duke mos iu ofruar asnjë mundësi lirimi nga paraburgimi deri në këtë fazë të procedurës. 

Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, gjykatësit do të kenë një afat prej tre muajsh për të shpallur vendimin e shkallës së parë, me mundësi shtyrjeje edhe për dy muaj të tjerë. 

1 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Dosjet per clirimtaret e Republikes se Kosoves,jane dosje te zeza te montuara ,imagjinuara sipas deshirave te rusise serbise .Kjo gjykate personifikon turpi poshtersin dyftyresin pa pjekurin e nje organi gjyqesor,sic llogarite kjo gjykate fashiste...Keta gjyqtare prokurore nuk jane ndryshe si ata rusorebet te cilet i kane sajuar akuzat ndaj bijve me te mire te kombit tone...Se sa poshtersira qellime te errta personifikon kjo "gjykate ferri"populli yne prapaskenat i kupton.Herojt e kombit meritojne lirine ata i pret nje komb i tere te jene te lire prane familjeve dhe mbare kombit..Shpresojme ne drejtesin qe e deklarohen deshmitaret e NATO- s ata te cilet ishin pjesa e clirimit shpetimit nga gjenocidi rusoserb..Shpresojme ne pafajesi 100% dhe clirimtaret te nderohen ashtu sic e meritojne Herojt e Kombit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje