Gjyqi në Hagë: Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Veselin, Selimin e Krasniqin

17 Janar 2026, 09:50Rajoni TEMA
Gjyqi në Hagë: Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Veselin,

Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë, të paktën.

Vendimin për zgjatjen e kësaj mase ndaj tre ish-eporëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjykohen bashkë me Hashim Thaçin, e mori Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale në çështjen Thaçi.

Përmes një njoftimi kjo gjykatë bën me dije se në rastin në fjalë trupi gjykues ”konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund ta pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera”.

Gjithashtu, bëhet me dije se vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Thaçit u lëshua në dhjetor 2025, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në shkurt.

Ky vendim erdhi një ditë pasi, Specialja njoftoi se nga 9 deri më 18 shkurt do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj ish-katërshes së UÇK-së, të cilët ndodhen në paraburgim për më shumë se pesë vjet. /KosovaPress

2 Komente

  1. z
    zigur

    Haga është një Hale publike që nuk dënon dot kriminelët e Serbisë por dënon viktimat...mbani mënd sa vjet e mbajtën krye kriminelin Millosheviç dhe nuk e dënuan dot deri sa Zoti e mori se po të ish për ata pleq matuf që marin miljona dhe flenë në bythë akoma në qeli do të ishte.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      Se sa qesharake,se me cfare metodash raciste ka vepruar dhe po vepron kjo gjykate, po e verteton edhe tani me kete veprim te ulet dhe cnjerezor.Pasi mbare bota perparimtare,te gjithe ata figura te ndritura te gjeneraleve ,keshilltareve,ndermjete suesve,te cilet ishin pjese e shpetimit nga gjeocidi rusoserb,gjelateve u nevoiten edhe dy muaj paraburgim.Kjo eshte pasqyra e demoneve te veshur si gjyqtar ,prokurore publik,ndaj atyre bijve te zgjuar ,te cilet,vetem u vetembrojten nga kuocedrat e rusoserbeve.Nuk e besoj se jane fillestar,nuk e besoj se keto hiena nuk e kane lexuar apo nuk kane dijeni se : agresori eshte ai qe vret,viktima ai i cili sulmohet..te pakten keshtu e thote e drejta penale..por keto perbindesh nuk duan ta kuptojne se si funksionon ndjekja penale,procedura e cila e zbardh te verteten,,..Kaq egersira kaq shume paskan egersuar mongoset e neogradit moskes sa qe te ndersejne edhe prokuroret ,gjyqtaret e ferrit....Clirimtaret nuk i mposht as ligji i neronit dhe as labirinthet e putinit vucicit...keto jane lindur dhe jane rritur neper flaket e zjarrit,flaken e lirise..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje