Vuçiç: Kam marrëdhënie të shkëlqyera me Trump Jr., e pres të vijë në Beograd

15 Janar 2026, 11:45Rajoni TEMA
Vuçiç: Kam marrëdhënie të shkëlqyera me Trump

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se marrëdhënia e tij me djalin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është e shkëlqyer.

Vuçiç u tha gazetarëve në Abu Dhabi se pret që Trump Jr. të vizitojë Beogradin së shpejti, shkruajnë mediat serbe.

Komentet e presidentit serb erdhën pasi gazetarët e pyetën për marrëdhëniet Serbi-SHBA. Vuçiç tha se Trump Jr. u ngrit për ta takuar.

“Ai u ngrit nga tavolina e tij për ta përshëndetur atë, gruan ose të fejuarën e tij, të cilën unë gjithashtu e njoh. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe i pres që së shpejti të vijnë në Beograd”, tha Vuçiç.

3 Komente

  1. V
    Vuçiçi=autokrat filo rus

    Prite Vuçiç Trump Jr. Mos harro ti tregosh hartën me Kosovën si pjesë e Serbisë, mallëngjehuni por diheni se ajo kohë nuk vjen më. Tani Kosova është e pavarur dhe këtë realitet nuk e ndryshon dot më njeri, as Trump. Tregoji Trumpit jr edhe protestat e mëdha studentore dhe si vazhdon të rrish në pushtet me korrupsion galopant dhe një opozitë të përçarë e të mbaruar.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vucic ka degradue si Saliu

      Vucic duket se eshte vertet ne hall. Te kesh per nder miqesine me idiotin Trump Jr. Eshte turp i madh. Ndryshe eshte te kesh mik Jared Kushnerin, eshte i shkolluar dhe i mencur.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje