Ndarja e Kosovës, ish-këshilltari i Trump: Nuk ishim kundër, duhet një zgjidhje përfundimtare për Ballkanin për të frenuar Putinin

15 Janar 2026, 15:50Rajoni TEMA
Ndarja e Kosovës, ish-këshilltari i Trump: Nuk ishim kundër,

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare në administratën e parë Trump, John Bolton, deklaroi në një intervistë në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN se SHBA nuk ishte kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, për sa kohë të dy shtetet do të ishin dakord.

“Ne nuk ishim kundër përshtatjes së territoreve nëse të dyja vendet do të binin dakord dhe menduam në një farë pike se kishte një mundësi për të arritur një marrëveshje brenda ligjit”, tha Bolton. “Por nuk kishte dyshim në mendjen time që gjetja e një zgjidhjeje përfundimtare është e rëndësishme sepse lojtarë të tjerë të jashtëm në Ballkan donin që Ballkani të kishte mosmarrëveshje dhe t'i shfrytëzonin situatat dhe të zgjeronin dallimet brenda Ballkanit. Dhe kjo mund të çonte vetëm në paqëndrueshmëri në rajon dhe në rastin më të keq mundësinë e zgjerimit të konflikteve”.

Bolton shtoi se Shtetet e Bashkuara do të ishin të lumtur që të ndihmonin nëse palët do të mendonin se kjo do të ishte një zgjedhje e dobishme. “Por ne ishim kundër zgjidhjeve nga jashtë dhe kjo do ta bënte konfliktin më të keq. Të paktën unë kështu e shikoj edhe presidenti vetë besoj”, shtoi ai.

Megjithatë, Bolton tha se rreziku për një përshkallëzim të konfliktit në Ballkan është real, sidomos duke parë atë që po ndodh në Ukrainë. “Nëse shikoni dëshirën e Vladimir Putin në mënyrë specifike për të rikrijuar Perandorinë ruse, ai e ka dhënë paralajmërimin në këto 20 vite, mund të shikoni që rreziku i paqëndrueshmërisë në Ballkan është real”, tha ai. “Në një botë perfekte kjo do të ishte një zonë paqeje dhe stabiliteti kryesisht për shkak të kuadrit të dhënë nga NATO dhe një farë mase edhe nga BE-ja. Po nuk jemi ende aty ku duhet dhe kushtet nuk janë të tilla që të ketë një stabilitet të tillë”. 

7 Komente

  1. ?
    ?

    A ishte Thaçi kundër ndryshimit të kufijve me shkëmbim territorresh mes Kosovës dhe Serbisë? A e arrestuan dhe e çuan në Hagë pa e arritur këtë gjë? Kush do e provojë prapë?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisteve cekic ballit

      Thaci ishte pro. E cuan ne Hage per ti bere qejfin Rusise. Sa ti vije rradha Koqovos, Trampi ka ikur per lesh, bashke me Putinin. Koqova e ka zgjedhur rrugen e saj. Republike Islamike.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Arsimtari

      Vuçiç,Edi Rama dhe Hashim Thaçi,punonin per ndarje te Kosoves,por Kosoven kete here e shpetoi,Burgu i Hages!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kur fshehet e vërteta

        Presidenti i RFJ-së, Dobrica Qosiç, dhe udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, ranë dakord për ndarjen e Kosovës në vitin 1993... pala serbe do të merrte rreth 30 për qind të Kosovës dhe një pjesë të Metohisë. Rugova donte një lloj marrëveshjeje, por gjithçka u pengua nga përplasja politike midis Millosheviqit dhe Qosiçit Millosheviiqi e donte Kosovës të tërën dhe pa shqiptar dhe gris marrëveshjeje dhe gjithçka shkoi për dreq për interesat serbe.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Ka ne perendim qe I sherbejne lindjes

          Thacin e arrestuan qe ceshtja e Kosoves te mbetej e pazgjidhur dhe me shpresen se ardhja e Kurtit si ekstrenist I majte do sillte lufte civile e Kosova do behej lemsh ....Fatmiresisht Kosova po van mungesen e trimble por s eshte ne lufte civile.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Komentuesi

            NUK ISHTE NDARJE POR SHKEMBIM TERITORESH......KOSOVA MERTE MEDVEGJE,BUJANOVC DHE LUGINEN E PRESHEVES ,NDERSA SERBIA MERTE KOMUNAT E VERIUT QE BANOHEN NGA SERBE.......GJERMANI NUK ISHTE DAKORT SEPSE DO KISHTE PASOJA PER EUROPEN , DHE GJERMANI E,,,,POR PER SHQIPETARE DO ISHTE AJO QE PRITET PREJ ME SHUME SE NJE SHEKULL,,,,,,DO BEHESH BASHKIM I SHQIPETAREVE NE BALLKAN....

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lani

              Amin

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje