Greqi, shpallen të pafajshëm 24 vullnetarët që shpëtuan emigrantët në Egje

16 Janar 2026, 22:26Rajoni TEMA
Greqi, shpallen të pafajshëm 24 vullnetarët që shpëtuan

Gjykata e Lesbos në Greqi ka shpallur të pafajshëm 24 punonjës humanitarë të cilët u përballën me një proces gjyqësor maratone prej shtatë vitesh.

Vullnetarët, të cilët ndihmonin refugjatët që mbërrinin në ishujt grekë gjatë kulmit të krizës klandestine, rrezikonin deri në 20 vite burg nën akuzat e rënda për kontrabandë të emigrantëve.

Vendimi u prit me lot gëzimi dhe duartrokitje në sallën e gjyqit, duke i dhënë fund asaj që Parlamenti Evropian e kishte cilësuar si rastin më të madh të kriminalizimit të solidaritetit në Evropë.

Në mesin e të liruarve është edhe Sara Mardini, refugjatja siriane, historia e së cilës u bë e famshme përmes filmit “The Swimmers” në Netflix, si dhe aktivisti gjerman Sean Binder. Të dy kishin kaluar mbi 100 ditë në qeli që në vitin 2018, kur nisën arrestimet e para.

Akuza pretendonte se vullnetarët kishin lehtësuar hyrjen e paligjshme të emigrantëve duke monitoruar radiot detare dhe duke përdorur aplikacione si WhatsApp për të komunikuar, por mbrojtja dhe organizatat ndërkombëtare i quajtën këto prova qesharake dhe të pabaza.

Avokati i të pandehurve u shpreh se u deshën gati 2,900 ditë që drejtësia të thoshte fjalën e saj të qartë, ndërsa vetë aktivistët theksuan se shpëtimi i jetëve në det është një detyrim njerëzor dhe jo një krim.

Ndonëse pafajësia u mirëprit nga grupet e të drejtave të njeriut si Amnesty International dhe Human Rights Watch, ata paralajmëruan se këto ndjekje penale kanë frikësuar vullnetarët e tjerë dhe kanë ndërprerë punën jetike në Detin Egje, ku njerëzit vazhdojnë të mbyten çdo ditë.

Ky vendim shihet si një mesazh i fortë për Greqinë dhe vendet e tjera evropiane që politikat e ashpra kufitare nuk duhet të godasin ata që ofrojnë ndihmë humanitare.

4 Komente

  1. P
    Pinguini

    Lesh arabit..po greket,spo flas me italiane,spanjoll etj shpetojne me qindra cdo muaj...turku s arrin te shpetoj se s ka as det..Mjere t mbyturit thuaj

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      E pashe ate filmin swimmers. Shume i bukur dhe me beri ti shoh ndryshe refugjatet sirian. Te ule ndjeshem racizmin si film.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juli

        O Qytetari. Fole shumë GABIM. Ai filmi nuk tregon vetëm sirianët. Të gjithë refugjatët përfshi dhe shqiptarët (mua personalisht) kanë-kemi vuajtur njësoj si në film. TURP QË JE RACIST

        Përgjigjjuni
      2. P
        Paco

        O greker o grek goverment I bin ne shume vende te botes dhe kam pare shume greke te mire greke te pasur greke qe lypin rrugeve greke shume puntore me Miliona greke qe bota i ndihmoi i rregulloi i punesoi u dha ilace ju lutem greker benuni mo humanitare mos harroni sa fukarenje ishit dhe bota ju ndihmoi anglezi thote wots goin around come around me respekt. Zoti ju bekofte.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje