“Luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare!” Ambasada amerikane në Prishtinë vesh fanellën e dardanëve

31 Mars 2026, 16:00Rajoni TEMA
“Luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare!” Ambasada

Në prag të ndeshjes Kosovë-Turqi e cila pritet të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:45, ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur mbështetjen ndaj ekipit kosovar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se të gjithë punonjësit e saj mbështesin Kosovën në këtë sfidë.

“Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ju mbështesim - luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare!”, shkruan ambasada amerikane në Kosovë, krahas fotove me fanellën e ekipit të Kosovës.

Kosova është gati të shkruajë historinë në stadiumin Fadil Vokrri këtë mbrëmje. Dardanët përballen me Turqinë në finalen e Play Off-it dhe në rast të një suksesi aty, bëjnë për vete biletën historike për në Kupën e Botës. Përveç aspektit sportiv dhe historik, në lojë janë edhe përfitime të mëdha financiare. 

3 Komente

  1. K
    Klodi

    Mosss thash se kishte marrë Kosova Brazilian ne ekip...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kuksjani Tirane

      Brazilianet ti mbash ti ne shtepi o klysh i Sali Bajlozit

      Përgjigjjuni
    2. S
      Skipetari

      Keta kerrica qe quheshin shqiptare, u rriten ne gomare dhe nga shqiptare u bene dardan! Turp!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje