Në shenjë pakënaqësie për ekspozitën që pasqyroi të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Ata fillimisht nuk u lejuan të hynin në oborrin e Kuvendit, por më pas e thyen kordonin e policisë me forcë. Disa shprehën dyshime se informacionet për ekspozitën janë marrë nga shërbimet sekrete serbe. Të tjerë thanë se nuk do të lejojnë që të poshtërohen e nëpërkëmben viktimat e luftës.
Prokuroria Speciale, përkatësisht Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka bastisur shtëpinë e autorit Shkëlzen Gashi me arsyetimin se ka kryer veprën “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Komuna e Prishtinës i pezulloi dhe largoi nga sheshi kryesor i qytetit tabelat me përmbajtje të pasakta për masakrat e ndodhura në Kosovë gjatë luftës, të cilat ishin pjesë e një ekspozite të financuar edhe nga Kuvendi i Kosovës.
Ish-at kunder ish-it, kape njonin mshoj tjetrit.
Kosova vend i mallkuar ,poshtërohen viktimat,dënohen dhe anatemohen luftëtarët e liris dhe avancohen dhe gëzjnë privilegje udbashët dhe familjet e tyre.Kjo është një praktikë e filluar ngaLDK dhe përfundimisht e vulosur nga VV e albin kurthit.
Kjo i shkon asaj thenies-"Ulen malet, ngrihen halet". Kete benje ata qe nuk shkuan nje dite ne lufte e nuk ben sakrifice, dhe tani me keto sjellje nuk kuptojne demin qe i bejne vendit dhe historise se tyre. Ky fundurina qe ka bere kete ekspozite duhet qelluar me bajga, por jo i vetmi, sepse duket qarte qe e ka lejuar qeveria e Albin Kurvit.