Tensione e përleshje në zgjedhjet lokale në Serbi

29 Mars 2026, 22:53Rajoni TEMA
Tensione e përleshje në zgjedhjet lokale në Serbi

Tensione të forta, kaos, dhunë dhe përplasje mes militantëve të partive u regjistruan në zgjedhjet lokake të së dielës për 10 komuna në Serbi.

Me shufra të gjata metalike, shkopinj, grupe njerëzish të maskuar dolën nga stadiumi dhe u përleshën me qytetarët e Kulë-s. Sipas mediave serbe, pati disa persona të gjakosur. Nuk munguan tensionet mes policisë dhe qytetareve përpara qendrave të votimit.

Edhe në Bajina Bashta pati përleshje fizike dhe nuk mungoi as nxjerra e armëve. Personi që nxori armën, sipas kryeparlamentares Ana Brnabiç ishte përfaqësues i opozitës, që është arrestuar nga policia. Ajo akuzoi se opozita nuk kërkon zgjedhje të rregullta dhe demokratike, por synon të krijoje trazira dhe konflikte civile.

Pre e sulmeve dhe të goditjeve ranë edhe gazetarët dhe vëzhguesit, kryesisht studentët, siç ishte incidenti në qytetet Bor apo Aranxhelovac.

Organizata CRT që monitoroi procesin zgjedhor tha se ato u mbajtën nën një atmosferë polarizimi politik, tensionesh të larta dhe praktikash, që pengojnë barazinë e pjesëmarrësve në zgjedhje.

Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Milosh Jovanoviç, vlerësoi se ngjarjet në dhjetë qytetet përfaqësojnë një “shfaqje të parapërgatitur”, që synon ruajtjen e pushtetit të Aleksander Vuçiçit.

Procesi zgjedhor u mbyll në orën 20:00 dhe pjesëmarrja llogaritet në 60 perqind, ndërsa dominojnë akuzat për shitblerje votash, lista paralele dhe presione nga opozita në adresë të partisë në pushtet.

2 Komente

  1. b
    bah

    Koken hengshi kafshe te Uraleve.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisti

      Ka organizu bandat Palloshi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje