Po shisnin drogë, "Mercedes-i" aksidenton makinën e policisë për t'u arratisur! Në pranga 2 persona në Lipjan

29 Mars 2026, 09:03Rajoni TEMA
Po shisnin drogë, "Mercedes-i" aksidenton makinën e

Një aksident është regjistruar në Lipjan ndërsa policia e Kosovës po ndiqte një mjet i cili dyshohej se po transportonte drogë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasi policia ka tentuar të ndalojë një mjet tip “Mercedes” pas informacioneve se po shiste drogë në zonë.

Gjatë ndjekjes mësohet se mjeti ka goditur makinën e policisë dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Policia ka arritur të ndalojë mjetin dhe ka arrestuar dy personat që ndodheshin në të.

Pas arrestimit, njëri prej tyre është lënë i lirë ndërsa tjetri ndodhet në paraburgim. Mësohet se një polic ka marrë lëndime të lehta.

Më pas policia ka arritur të ndalojë veturën dhe të arrestojë dy persona të dyshuar, njëri nga të cilët është dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy personat që gjendeshin në veturë. Gjatë arrestimit të personave, njëri nga Zyrtarët Policor ka pësuar  lëndime të lehta trupore. Me vendim të Prokurorit pas intervistimit, njëri nga të arrestuarit në cilësi të dëshmitarit lirohet në shtëpi, ndërsa personi tjetër në cilësinë e të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje