Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

28 Mars 2026, 15:10Rajoni TEMA
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar pezullimin e ekspozitës së vendosur në sheshin e kryeqytetit, duke e cilësuar përmbajtjen e saj si të pasaktë dhe të papranueshme.

Ai ka deklaruar se në sheshin e Prishtinës nuk do të lejohet, siç u shpreh, “përdhosja e dinjitetit të qytetarëve dhe fyerja e kujtesës kolektive të popullit”, duke shtuar se ekspozita paraqet një version të shtrembëruar të Masakrës së Dubravës, shkruan KosovaPress.

Sipas tij, përmbajtja e ekspozitës, e cila është financuar nga Kuvendi i Kosovës, përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe qytetarëve të Kosovës.

Për këtë arsye, Rama ka bërë të ditur se leja për ekspozimin në sheshin e Prishtinës është pezulluar menjëherë.

Njëkohësisht, ai ka kërkuar përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Republikës së Kosovës lidhur me miratimin dhe financimin e përmbajtjes së ekspozitës, të cilën e ka quajtur skandaloze.

9 Komente

  1. t
    thjesht i paftyre

    Doli perseri ky diaboliku i bllokut dhe i Babes, te bej patriotin e dhjere.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kastriot

      Perparim Rama,kryetar i komunes se prishtines.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Klimax

      Vëllai i Melonit, mirë do ishte të shikojë brënda gardhit të shtëpisë së tij sepse sot në Shqipëri nderohen si heronj çdo pushtues dhe bashkëpunëtorët e tyre, ndërsa ata që luftuan për lirinë dhe dhanë edhe jetën e tyre trajtohen si kriminela duke kryer një luftë vëllavrasëse!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deni

        O ariii Perparim Rama kryetar i bashkise te Prishtines jo kryeministri i Shqiperise o boliiii

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mesuesi i leximit

        Perparim Rama, kryetari i Prishtines, dhe jo Edi Rama, kryeministri i Shqiperise! Lexoje artikullin, mos u ngut!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dashi

          Po çfarë artikulli të lexojnë ,o mësues , ata janë truthare , ke njohur ndonjë militant berishist të lexojë artikuj gazete ? Klasa e dytë fillore është maksimumi i shkollimit të tyre .

          Përgjigjjuni
        2. g
          gio

          me mire vone se kurre....

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kujtimi

            Autori i ekspozites Shkelzen Gashi ka bere nje skandal si dikur Flora Brovina.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Keta jane sherbetoret e Albin Kurvit qe bejne keto gjera duke vazhduar te perdhosin luften e UCK'se, por edhe duke sfumuar tragjedite qe ndodhen ndaj popullit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje