Horror në Greqi! Zbulohen në një valixhe eshtrat e dy personave në liqenin artificial të resortit turistik

27 Mars 2026, 10:10Rajoni TEMA
Horror në Greqi! Zbulohen në një valixhe eshtrat e dy personave

Ngjarje e rëndë në Greqi! Plot mister është mbushur ngjarja në Sithonia, në rajonin e Halkidiki, pas zbulimit të eshtrave njerëzore në një liqen artificial brenda një kompleksi hotelier në fillim të marsit.

Eshtrat u gjetën më 3 mars gjatë punimeve për pastrimin e zonës në liqenin artificial të hotelit, ndërsa autoritetet u njoftuan menjëherë për zbulimin. Fillimisht mendohej se ato i përkisnin një personi të vetëm, por ekzaminimi mjeko-ligjor ka nxjerrë në pah të dhëna të reja.

Sipas rezultateve, kockat i përkasin jo një, por dy individëve të ndryshëm, me moshë të ndryshme, dhe besohet se kanë qëndruar në atë vend për një periudhë të gjatë kohore. Një element që shton dyshimet është fakti se eshtrat u zbuluan brenda një valixheje, e cila u gjet gjatë punimeve në zonë.

Deri në këtë fazë të hetimeve, identiteti i viktimave nuk është përcaktuar ende, megjithatë burime paraprake sugjerojnë se njëra prej tyre mund të jetë një grua. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

1 Komente

  1. h
    himariotiqis

    Perse nuk permendni se ne Greqi nje traget shtypi nje breshke edhe kjo eshte nje ngjarje qe shqipetaret duhet ta mesojne se cfare ndodh ne ate palo shtet....!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje