
Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka rrëzuar dekretin e Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Parlamentit.
Në akt-gjykimin e publikuar, Gjykata Kushtetuese ka pretenduar se dekreti i Presidentes Osmani ‘nuk prodhon asnjë efekt juridik’.
Në vendimin e saj, Kushtetuesja ka deklaruar gjithashtu se deputetët kanë edhe 34 ditë afat për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit.
Sipas vendimit, pas shpërndarjes së Parlamentit, Kosova duhet të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.
Ky vendim vjen pasi në fillim të këtij muaji Gjykata Kushtetuese kishte pezulluar përkohësisht deri më 31 mars dekretin e Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.
Ajo ia kishte ndaluar çdo veprim presidentes Osmani në lidhje me dekretin e 6 marsit, si dhe punën e Kuvendit deri në përfundim të pezullimit.
Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit ishte dorëzuar nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë.
Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit në Kosovë erdhi pasi forcat politike nuk arritën dot që të zgjidhnin Presidentin e ri të Kosovës, për të cilin duhen 2/3 e votave të deputetëve.
Kur një përkthyese zgjidhet presidente dhe ia varë trump'it, i duket se pushtoi hapësirën dhe është e plotëfuqishme. Shpërndarja e kuvendit ishte një akt naiviteti dhe mërie e llojit, për inat t'nuses, uroj t'më vdiset çuni. Tani përkthyeses s'i ngelet tjetër pos t'i përkulet edvin ramës ta shpëtoj nga fundosja dhe të bëhet përkthyese e edvinit.
Arsyeja... Nuk thuhet. Cilin ligj ka thyer... Asnjë shpjegim nga gjy kushtetuese. Duket qartë se gj kushtetuese është" detyruar" të bëjë politikë. Urojmë të jetë për mirë,por është hera e tretë që gj kushtetuese " detyrohet" të marrë vendime politike të cilat më vonë prodhojnë boshllëqe ligjore.( tre rastet ku gj kushtetuese është detyruar të bëjë politikë 1. Rasti Thaçi...Detyrimi i deputetëve për të votuar kryeparlamentar 2. Detyrimi që opozita të jetë prezente kur votohet presidenti( rasti Pacolli) 3. Rasti i tanishëm,Osmani.Mos lejimi i shpërndarjes së parlamentit pavarsisht se ligji e përcakton qartë)
GjK ne Prishtine nuk ka si te jete me e mire se kjo e Saliut ne Tirane. Ne fund te fundit juridikun ne Prishtine kane bere. Osmani ta coje ne Strasburg nje ankese.