Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

25 Mars 2026, 09:50Rajoni TEMA
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi. Gjatë takimit miqësor, Hoxha dhe Durmishi kanë rikonfirmuar angazhimin për thellimin e partneritetit, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, përmes koordinimit të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushat e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit.

Hoxha ka deklaruar gjithashtu se Kosova mbetet përparësi e politikës së jashtme të Shqipërisë.

“Një takim shumë miqësor me Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.

E sigurova, siç ia kam konfirmuar më parë edhe Ministrit Konjufca, se #Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës sonë të jashtme.

Rikonfirmuam angazhimin e palëkundur për thellimin e partneritetit të ngushtë e të veçantë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, përmes koordinimit të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushat e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit.

#Shqipëria nuk do të reshtë së mbështeturi forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik”, shkruan Hoxha në rrjetin social X.

3 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    gjakdhjerin arrixhinji mongol hoxha se lidh asgje me kombin ton shqiptar......

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realist pak i hidhur

      Hipokrizi totale. As shtetit as qytetareve Shqiptar nuk i intereson shume Kosova, sepse i kemi njohur shume mire si jane. Jo se ju urojme te keqen, po thjesht nuk jane me ato iluzione te 98-99

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cajupi

        Pse jo? Jeni bijte bastard te ketij vendi, qe vazhdoni ti faleni dhe ti hapni portat e ripushtimit turko-arab, te ketij vendi, me bekimin e pa din e imanit, rajait rami.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje