Një ekspozitë e titulluar “Masakrat në Kosovë ’98-’99 po qëndron e hapur në sheshin e Prishtinës që nga 24 marsi.
E punuar nga libri i Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit politik të kryeministrit Albin Kurti dhe organizatat Admovere dhe Integra, ekspozita u përurua në kujtim të nisjes së bombardimeve të NATO-s në Kosovë.
Megjithatë, pasaktësitë janë të thella. Në tabelën për masakrën në Burgun e Dubravës ku u vranë 116 vetë, ndërsa një person është i zhdukur, figuron një numër tjetër i civilëve të vrarë. Sipas autorëve të ekspozitës, në Burgun e Dubravës janë vrarë 106 shqiptarë.
“Prej të vrarëve, 48 figurojnë persona të armatosur shqiptarë” thuhet në shkrimin në tabelë. Lidhur me këtë cilësim të pasaktë të autorëve të opozitës ka reaguar Enver Dugolli, i mbijetuar i masakrës.
“Nuk e di nëse kjo është bërë me qëllim apo jo, por pretendimi se 48 prej të vrarëve kanë qenë persona të armatosur shqiptarë, ndërsa 58 civilë është plotësisht i pavërtetë. Në atë masakër gjenocidale nuk ka pasur asnjë shqiptar të vrarë në cilësinë e personit të armatosur. Të gjithë kemi qenë duarthatë dhe të pambrojtur”, ka thënë ai, derisa ka ftuar prokurorinë të nis hetime.
Një prej “huqjeve” më të mëdha është edhe në shkrimin për Prekazin, vëren Durim Abdullahu, profesorit të historisë në Universitetin e Prishtinës, i cili në vitin 2025 kishte shkruar mbi librin ku edhe bazohet ekspozita.
Në tabelën për Prekazin thuhet se “Nga të dhënat e HLC-së, rezulton se forcat serbe në këtë offensive kanë vra 59 veta në Prekaz, tre në Polac, dy në Llaushë, dy në Turiqec, një në Burojë dhe një në Tushilë, pra gjithsej 68 veta, prej të cilëve 40 civilë ishin civilë të paarmatosur”.
“Nisur nga kjo logjikë, te tabela me grafikonin e masakrave, numri i të vrarëve në Prekaz është shënuar i zbritur në 40. Në këtë rast, autori i ka ndarë të vrarët nga 68 gjithsej, në 28 të armatosur dhe 40 civilë të paarmatosur, prej të cilëve vetëm këta të fundit janë cilësuar viktima të një masakre. Sipas këtij kriteri, konkludohet që Adem dhe Hamëz Jashari bashkë me djemtë e tyre që luftuan më 5 mars 1998 në shtëpitë e tyre ishin të vrarë si luftëtarë, kurse pjesëtarët e tjerë të familjes, gratë dhe fëmijët e tjerë të vrarë pranë tyre dhe në po të njëjtat shtëpi ishin viktima të një masakre”, thuhet në shkrimin e Abdullahut.
Numri i viktimave është i zbritur edhe në masakrën e Reçakut. Sipas tabelës figuron që janë 37 civilë të vrarë, ndërkohë që Misioni i OSBE-së në janar të 1999-ës konstatoi se janë të vrarë 45 civilë në masakrën që nxiti reagimin ndërkobëtar mi vrasjet e civilëve që kryente Serbia në Kosovë.
Në 197 civilë të vrarë është reduktuar edhe masakra në Krushë të Madhe. Ndërkohë që në të vërtetë nga 25 deri më 27 mars, forcat serbe në Krushë të Madhe të Rahovecit vranë 243 civilë të paramatosur.
Ekspozita është financuar edhe nga Kuvendi i Kosovës. Ky institucion në një reagim thotë se “përmbajtja dhe qëndrimet e paraqitura në kuadër të ekspozitës mbeten përgjegjësi e autorëve dhe organizatorëve të saj”, derisa shton se mbështetja jepet “duke respektuar parimet themelore të lirisë artistike, të drejtës autoriale dhe krijuese, kjo mbështetje jepet pa ndërhyrë në përmbajtjen e projekteve të tilla”.
Ndërkohë, Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Clirimtare, Andin Hoti thotë se “këto nuk janë gabime të thjeshta teknike, por shtrembërime që rrezikojnë të relativizojnë krimet dhe të përforcojnë narrativa të rreme.”
“Si Ministër i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, bëj thirrje për: tërheqjen e menjëhershme të materialeve që përmbajnë pasaktësi; verifikim institucional të plotë të përmbajtjes së ekspozitave publike për krimet e luftës. Në të njëjtën kohë, ftoj institucionet përgjegjëse, përfshirë Prokurorinë e Shtetit dhe mekanizmat për hetimin e krimeve të luftës, që të shqyrtojnë këtë çështje”, shkruan Hoti.
Ndërkohë, Komuna e Prishtinës në orën 10:00 këtë të shtunë do të bëjë largimin e tabelave të ekspozitës.
“Nuk lejojmë që në sheshin e Kryeqytetit tonë të përdhoset dinjiteti i qytetarëve dhe të fyhet kujtesa kolektive e popullit tonë. Ekspozita e financuar nga Kuvendi i Kosovës paraqet një version të pasaktë dhe të papranueshëm të Masakrës së Dubravës. Kjo është e papranueshme dhe përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Për këtë arsye, sonte menjëherë e pezullojme lejen për këtë ekspozim në sheshin e Prishtinës”, tha kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Autori i librit “Masakrat në Kosovë ’98-‘99”, mbi të cilin është bazuar ekspozita, Shkëlzen Gashi thotë se nuk ka listë nga institucionet mbi numrin e të të vrarëve, duke i pranuar edhe gabimet që ka në listën e organizatës Humanitarian Laë Center të udhëhequr nga Natasha Kandiq.
“Për fat të keq, gati tri dekada pas përfundimit të luftës, Kosova nuk e ka një listë të të gjithë të vrarëve në luftën e fundit në Kosovë 1998-1999. Lista e vetme që kemi deri më tani është lista e hartuar nga organizata joqeveritare Humanitarian Laë Center (HLC), e udhëhequr nga Nataša Kandić, të cilës Kryetari i Komunës së Prishtinës ia ka dhënë çelësin e Prishtinës. Ne e kemi cituar këtë listë të Nataša Kandić-it sepse nuk kemi listë tjetër të të gjithë të vrarëve gjatë luftës në Kosovë”, shkruan Gashi.
Ai e hedh përgjegjësinë të institucionet e Kosovës që nuk kanë një listë me numrin e viktimave të luftës.
“Megjithatë, përgjegjësia për mungesën e një liste zyrtare dhe të saktë të viktimave të luftës në Kosovë u takon institucioneve të Kosovës, të cilat do të duhej prej kohësh të kishin përditësuar këtë listë të vetme ekzistuese, të hartuar nga organizata e Nataša Kandić-it dhe të kishin hartuar një listë zyrtare shtetërore”, shkruan Gashi.
Organizatat që mbështetën ekspozitën, Admovere dhe Integra u justifikuan se të dhënat janë siguruar nga libri “Libër Kujtimi i Kosovës” të Natasha Kandiqit si i vetmi burim mbi numrin e të vrarëve.
Interesant sa spiune dhe sherbetorë të Serbise ka ne Kosove! Sa shumë të shitur! Zor se behet ai shtet ndonjehere!
Shumica e dardaneve me kurtin ne kry, me dije apo pa dije, punojn per Serbine. Thjesht me budallallekun e tyne jane shndrue ne turpin e Ballkanit. Patriotizmi i tyne asht ndaj Serbise, jo Kosoves. Mbase nuk e kan keq sepse e kan kuptue se Kosova asht Serbi, keshtu thot ene Saliu, e keshtu sillet ene Kurti me Gervallen. Mu per ket i tha bravo Kurtit dje ne Paris Macroni dashamires i Vucicit.
Me te devotshem i ke ne Shqiperi qe jane gati te hedhin balte mbi kosovaret
Pa lidhje. Edhe sikur te ishte zvicra ne kufi me Kosoven, ata spiune dhe te shitur te Serbi do ngelen. Ska lidhje Shquperia me kete..
"E punuar nga libri i Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit politik të kryeministrit Albin Kurti."...........C'te shtosh me teper?
Ha ha ha, bravo Aron! E imagjinojme se sa mend duhet te kesh te jesh keshilltar politik i liderit historik serb te Kosoves te quejtun Albin Kurti.
DUHET LISTA E TE VRAREVE NGA SERBET , SEPSE ATA ERDHEN SI BASHKEPUNTORE TE ALBINDENOVICIT DHE JO SI PUSHTUSES , VIVILETE VRARE NUK DUHET TE ISHIN ATY DUHET TE KISHIN IKUR......DOSJA E PERGATITUR. NGA LEVIZJA E VETFUNDOSJA E ALBINDENOVICIT KUNDER UCK ESHTE ABC E GJITHCKAJE.......
Ç'ka ka ngja bre? Mos bani hajgare, any s'kena kuptu t'vertetat? Jena shtet ligjor, jemi tuj "respektu" sovranin. E kena mledh 60 her kuvendin, me respektu sovranin. Kena bo zgjedhje vetëm me respektu sovranin. Tash "sovrani", naltmadhnia e saj, ALBINA, i dha popullit at qe ma smiri ka meritu. A ka pas ma mir se ALBULENI me qit në kry? Tash ALBULENI(HAXHIA) e ka fillu punen ma së miri. Kjo o detyra jon bre, me qit t"vertetat n'shesh. E ardhmja o ma e bukur. Filozofet tan t'shenjte, ma i madhi, DOBIÇA QOSIÇ e ka nriçue udhën ton ma së miri. Jena tuj hec per bashkim vllaznimin. Mos me u keqkuptu vllazen tan shiftar, Shqipnia ashte e varfer bre, s'mujt me pagu. SRRËVIA pagun bre, pagun me thase. O tuj menu per ne. Naj o detyra jon me i dash. Negjmedina ka thon i fjal per lapidar bre; Tito ka kon ku ku ma i nalt se Henver Hoxha. Naj e kam dash fort marshallin. Hajt tung, po n'Dubrav shteti Jugo-srrëv, i ka shpetu shiftaret bre nga terroristet e UQK_es.
Nje indikacion interesant: Lideret patriotike nuk kane jetegjatesi ne Kosove. Ose do hiqen, ose do burgosen, ose do vdesin para kohe "nga kushte natyrale", sigurisht! . Liderat qe jane ne sherbim te serbise kane jetegjatesi politike. Ata i "fitojne" zgjedhjet, ata "i zgjedh" populli, ata nuk futen ne burgun e Hages, ata jetojne gjate "ne kushte natyrale". . Ja kaq e thjeshte eshte, dhe ska nevoje te shikosh dosjen, eshte apo jo bashkepunetor i serbise.
Bravo Dyli! I ke ra pikes.
Dy injoranti, truri yte eshte tru karamanlos-slavomongol. Sikur te ishte shqiptar ky truri yte atehere do te duhej te na e shpjegoje perse nuk guxoni te ngrini lapidare per dëshmohet e Hormoves? Sepse nuk guxoni nga Salehet dhe Ramutet, por Ramuti ngriti bust ne tokat e shqiptare per kriminelin brases amdarte Mitsptaqsisin. Po te ishe shqiptar, do te respektoni te masakruarit nga andartet sëlavomongol. Jo vetem qe nuk i nderoni shqiptaret e rene, por ju keni mbushur tokave shqiptare me varreza greke duke ua shitur eshtrat e te pare tuaj greke sllavomongol. Sikur te ishe shqiptar... Por, nga qe je përzierje e qelbur karalnloso-sllavomongole, ty te takon te pallosh si lopë.