Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

29 Mars 2026, 10:44Rajoni TEMA
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke u përgatitur për dislokim në Gazë, duke pritur vetëm miratimin e institucioneve shtetërore.

Kosova ka njoftuar se do të dërgojë trupa në këtë zonë të shkatërruar nga lufta në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), e cila është pjesë e Bordit të Paqes, një nismë ndërkombëtare për ruajtjen e paqes.

Vendimi për dërgimin e trupave në Gazë kërkon miratimin e Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe ratifikimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë mekanizëm. Aktualisht, Kosova është ndër pesë shtetet e para që kanë konfirmuar angazhimin e tyre, së bashku me Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë.


Procesi i finalizimit të dislokimit përfshin disa hapa: pas miratimit nga Qeveria, vendimi kalon në Kuvend dhe më pas miratohet nga Presidenti i Kosovës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, propozimvendimi për dislokimin e FSK-së në Gazë është dorëzuar për miratim në qeveri më 3 mars 2026.

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese pritet të nisë operacionet në Gazë nga muaji maj, duke përfshirë edhe kontigjentin e ushtarëve të FSK-së.

Planifikimi fillestar parashikon dërgimin e mbi 20 ushtarëve të specializuar në deminim dhe operacione speciale, si dhe oficerë planifikues dhe ekipe mjekësore të integruara në komandën e FNS-së.

Ky angazhim është pjesë e një procesi të vazhdueshëm për ndërveprim ndërkombëtar dhe përforcim të rolit të Kosovës në mekanizmat paqeruajtës. FSK-ja ka marrë pjesë më parë në misione jashtë vendit, përfshirë Kuvajtin (2021) dhe Ishujt Falklands (2022), dhe ka një bashkëpunim të ngushtë me Gardën Kombëtare të shtetit të Ajovës në Shtetet e Bashkuara.

Shndërrimi i FSK-së në ushtri pritet të përmbyllet deri në vitin 2028, duke forcuar kapacitetet e saj për pjesëmarrje në misione ndërkombëtare dhe bashkëpunim me aleatët kryesorë të Kosovës. /REL

6 Komente

  1. L
    Lëvizja panshqiptare

    Kosova dhe Shqipëria nuk mbrojnë dot veten, do mbrojnë Gazën që u shua në një prej gjenocideve më të ndyra të planetit, të orkestruara nga Perëndimi dhe sionizmi nazifashist. Jemi pengje dhe në krahun e gabuar të historisë

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakort por ....

      E drejte faktikisht por per palestinezet e gazes jeta do ishte me e bute nese forca e sigurise do ishte: shqiptare, kosovare, malajzian, maroken ne vend te ishte IDF aty

      Përgjigjjuni
      1. T
        Timi

        E vërtetë por për të mbrojtur veten duhet bashkëpunim me aleatët që na mbrojnë.

        Përgjigjjuni
      2. a
        allah ukubet

        me ne fund gati, per xhihadin islamik.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Keta jane ushtaret e LVV kunder Usa

          Bravo ushtria e komandantit lexhendar serb Albin Kurti!

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edvin gërrneta

            Pse nuk çojnë grekët që i armatosin deri në dhëmbë me F16, F35, Patriot, miliarda, rraketa, fregata, nëndetëse, tanke?! Por na çojnë neve që na mbajnë në nivel mesjete? Po ne idiotët e pa armatosur, pse nuk shkojmë për ndihmë civile ndaj popullsisë së martirizuar të Palestinës, por shkojmë me ushtrinë që nuk kemi?!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje