Majlinda Bregu fiton ndaj Vetonit

30 Dhjetor 2022, 20:00Rajoni TEMA

Majlinda Bregu fiton ndaj Vetonit

Ajo do të jetë sërish në krye të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Sipas burimeve të Albanian Post (AP), Majlinda Bregut i është vazhduar mandati si sekretare në këtë institucion.

Përballë saj kanë kandiduar edhe dy të tjerë: Veton Surroi nga Kosova dhe një kandidaturë nga Sllovenia.

Nga të tre grupacionet, votat më të shumta ka arritur t’i marrë Bregu ku sipas burimeve të AP-së, vendet që e kanë votuar mandatin e parë e kanë mbështetur sërish.

Ajo çfarë mbetet për tu theksuar është se për të parën herë Shqipëria dhe Kosova dalin me dy kandidatë të veçantë për këtë post.

Por, teksa në rastin e Shqipërisë Bregu është një kandidaturë konsensuale brenda politikës, në Kosovë kandidatura e Surroit ka qenë pa një marrëveshje.

Kjo gjë, është bërë për faktin që Kryeministri Albin Kurti pati bërë një premtim ndaj tij, për të marrë postin e ministrit të Jashtëm.

Mirëpo, për ta larguar vëmendjen nga kjo gjë ai ka zgjedhur t’i jap këtë kandidaturë pavarësisht faktit se ka qenë e ditur se nuk do të ketë mbështetje.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë përkundër këtij fakti ka kryer një lobim të madh për zgjedhjen e Surroit – mbi të gjitha tek vendet e ish-Jugosllavisë – duke bërë njëkohësisht edhe një “mashtrim” të vogël duke thënë se janë siguruar shtatë vota për figurën e tij.

Ndërkohë që në realitet votat e  ndara në tre grupe, siç mëson AP i takojnë më së shumti Majlinda Bregut.

Në fakt, kjo lëvizje mund të cilësohet si një “gafë e madhe” për arsyen se ky rast kishte qëllim më madhor sesa thjesht drejtimin e RCC. Kjo u bë për të provokuar Shqipërinë.

Thashethemi i bërë nga ministria – se Shqipëria ka vetëm votën e Serbisë – ishte vetëm për këtë.

Mbi të gjitha, ishte për të ardhur keq se si e kishte ndërtuar Kosova narracionin për lobimin e saj ndaj Surroit.

Nga ana tjetër ka një të dhënë të radhës interesante, ku Turqia për mandatin e ardhshëm mund të ketë një kandidaturë shumë serioze.

Teksa zyrtarizmi i Bregut pritet të behet në takimin e radhës të ministrave të Jashtëm të Ballkanit.

Politikania shqiptare u kurorëzua me këtë post më 23 prill të 2018-ës.

“Së bashku do të përpiqemi të bëjmë zgjedhje të mençura, që nxisin e mbështesin dialogun me të gjitha grupet në shoqëri. Nuk do të jetë e lehtë, e di. Do të jetë një sfidë ‘të notosh’ në mes të situatave të vështira ekonomike, shoqërore dhe politike”.

Kështu persiati Bregu gjatë fjalës së saj në “rrëmbim” të postit.

Dhe, jo pak gjëra u arritën në këtë katër vjeçar.

Kontributi i saj në 4-vjeçarin e parë

Projekti madhor “RoamFree”, me dakordësim unanim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kishte si lobuese Bregun nga viti 2019.

Kështu, siç tha dhe vetë ajo “kjo lëvizje do të sjellë një përafrim të heqjes së tarifave roaming me gjithë vendet e Bashkimit Evropian”.

Megjithatë, nuk mbaron vetëm me Ballkanin. Në tavolinën e nënshkrimit të marrëveshjes për uljen e tarifave të Roaming mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, përpos të tjerëve, ishte dhe sekretarja Bregu.

Karriera e Bregut daton herët. Në vitin 1992 ajo punoi si spikere lajmesh, për të vijuar me profesionin akademik si pedagogë në vitin 1996.

Në vitin 2004 ajo u emërua si koordinatore kombëtare e Institutit të parë Kombëtar Gjinor të krijuar në Shqipëri.

Eksperienca e saj mediatike dhe karriera akademike me kohë të plotë përfundoi në vitin 2005 kur ajo u përfshi në politikë. Për tre legjislatura radhazi (2005-2017) ajo u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë, si deputete e Partisë Demokratike.

Në korrik 2005, Bregu u zgjodh kryetare e Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Gjatë viteve 2013 – 2017, ajo ka drejtuar Komisionin e Integrimit Evropian të Kuvendit të Shqipërisë. Nga viti 2015-2017 ajo ka drejtuar edhe Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, i cili është organi më i lartë konsultativ për Integrimin Evropian.

27 Komente

  1. B
    Bardha

    Rama ashte percaktues per postin e saje

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patriot

      Ku jeni o kazan, ku eshte jeleku vija vija. Nacionalizem vetem per Facebook dhe show neper stadiume. Vetem per kete poste dhe shikoni sa mashtrime ka. E i magjinoni ju per postin e presidentit ose te kryeministrit cfare do te ndodhe?????

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prishtina com.

        Kurti me analfabetet e tij gjithnjë janë krah i sllavizmit prandaj nuk është fare për tu çudit se Kurti dhe Gërvallka janë angazhuar për një pro dhe pansllavistin si Surroi dhe kundër Shqipërisë. Jamë nga Kosova dhe propozoi që në disa situata si kjo, Qeverisë Kurti ti vëhen vija atë kuqe sepse qe sa herë po rreshtohet kundër dhe po përzihet në punët e bredshme të Shqipërisë. Kurti, Osmanka dhe Gërvallka me këto pisllëqe që po bëjnë të shpallën të pa deshirueshëm nga kombi dhe shteti Shqiptar. TRURP për Kurtin e Gërvallkën dhe për atë shqiptar që jep votë për Surrojin i cili kurrë nuk mundi të zejë vend në politikën e Kosovës por vetëm të aletaëve antikombëtar.

        Përgjigjjuni
        1. O
          O zot car legenash ka kjo bote

          Idjot. Ne mos idiot , tradhetar .

          Përgjigjjuni
          1. O
            O O

            O, Idiot e tradhtar janë ata që përkrahin pas sllavizmin dhe bashkëpuntorët regjimit të Tito Rankoviqi dhe të tjerëve.

            Përgjigjjuni
            1. O
              O O

              O, Idiot e tradhtar janë ata që përkrahin pas sllavizmin dhe bashkëpuntorët regjimit të Tito Rankoviqi dhe të tjerëve.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gamorët e Salës

                Ku e sheh tradhetarin ti mer rryp? Apo po të shash Kurtin dhe Osmanin je tradhetar. Tradhetare jane ata qe kerkuan të nxijne UÇK-ne dhe çuan ne Hage Hashim Thaçin.

                Përgjigjjuni
              2. p
                preshevali

                Pse nuk i ke mor ilaçet.

                Përgjigjjuni
              3. F
                Fisnik

                Fakti se Shqipëria dhe Kosova kanë qenë konkurrentë dëshmon se bashkërendimi Shqipëri - Kosovë nuk ekziston fare! E dhimbshme por e vërtetë. Do të ishte mirë ta dimë se kush për kend votoi.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fisnikut

                  Fisnik mos fol si ema e zeqos ne maje te fikut. Perderisa di te shkruash do te thote qe nuk je budalla, mbase naiv ose dicka tjeter por jo budalla. Simbas gazetes ne kete konkurence ishte dhe Sllovenia. Nese Bregu do humte kandidaturen dhe Surroj do e fitonte ate, atehere ky post do ngelej prap i shqiptareve. Mjaft me kete urrejtje kunder Kosoves se te gjithe e dime nga buron.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fisnik

                    Si mund ta urrej Kosovën kur jam pejon? Ndarja e votave mund të sjellë humbjen sipas asaj "dy shtyhen, i treti fiton!". Unë i shtroj vetit shumë më shumë pyetje se sa që i shkruaj. Pse Serbia nuk pati kandidat? Kush votoi për Shqipërinë e kush për Kosovën? Po për Slloveninë?

                    Përgjigjjuni
                2. T
                  Titi

                  Gopi çan bllokaden.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kandidati slloven

                    Po Vetoni,nuk paska mbiemer(te pershtatshem) per titullin?

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nika

                      Si Bregu,Vetoni si kapaku tenxherja.Serbia e ka Bregun nen kontroll te plote ,por edhe surroi i atij kalibri eshte.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arbën Presheva

                        Maskarallek gjithandej!.Krahaso Majlinda Bregun, nje folese ne TV me divin e gazetarise Veton Surroi. Majlinda vazhdon te qendroje atje ne saje te lobimit te dy miqve me njeri-tjetrin Rama -Vucic. Eshte kohe e maskarenjve. Ketu fus edhe kryemaskarain e kryespiunin e serbeve, poliagjentin Baton Haxhiu

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Hordhia e ndyre e Sali Katunarit

                          Demek Veton Surroi paska qenë div i gazetarise qe 15 vjeç. O kokerr debili. Ajo ka qenë folese ne TV ne vitin 1992. Apo mos të fillonte Pune atje, "sepse mbas 30 vjetesh, do ma kujtojne disa debila.". Bregu ka qenë per shumë vjet mbrapa Saliut, dhe unë nuk kam pike respekti per të, por kjo nuk do të thotë qe Veton Surroi është me i mire nga Bregu. Vetoni e mban veten per publicist, por është nje publicist terhiq e mos e Kepit, nje kopjac i keq, dhe nuk ka merita politike. Per ate pozicion nuk është kishte të jesh qenë gazetar, se nuk do behej drejtor gazete. Sipas kesaj logjike mund tecaikonin edhe Andi Bejtja me me Artur Zhejin. Bashkohem me komentuesi we thotë se Veton Surroi është mbeturine e socializmit. Ne qofte se me quajne injorant se gjoja nuk di të vleresoj Veton Surroin, preferoj të mbetem injorant, se sa te shtirem sikur me pelqejne paçavuret e Surroit. Uliksi i James Joyce është me i lehte per t'u lexuar dhe kuptuar se sa lajthitjet e Surroit.

                          Përgjigjjuni
                        2. L
                          Lasgushi

                          Ore,a e njihni mirë këtë Majlindën ju?Sa tru ka dhe kapacitetet e saj.Një spikere e rëndomtë tv je.Pse nuk flasin ata dhe ato që kanë punuar me të. Pas kësaj.zgjedhje....sa të cfaqet në TV Veçoni,përdor telekomandë.

                          Përgjigjjuni
                          1. Çekiçi

                            Kurtoviçi dhe Surojviçi janë mbetuina të socializmit jugosllav Jan trashegimtaret qe familjaret e tyre kan qenë në UDB serbo sllave dhe në diplomacinë serbo sllave

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Ilirjan

                              Majlinda i ka te gjitha letrat ne rregull per t'u bere me vone presidentja e pare grua e Shqiperise.

                              Përgjigjjuni
                              1. p
                                patjeter Kurveria Politike bo Kariere

                                me u bo Presidentja e Gojoreve po ,ka ekpseriencen e duhur kjo truPordha

                                Përgjigjjuni
                              2. A
                                Albert Papathanasi

                                Majlinda nje femer mjaft inteligjente e vetmja qe cau Europen duke marre post te tille. Asnje nuk e ka arritur dhe ju qelbesirat ,jashteqitja e Tiranes thoni per Majlinden "Nje spikere e rendomte" vetem pse kur ka qene adoleshente ka punuar si spikere ne TVSH qe atehere nuk futesh kushdo atje

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Noci

                                  Keta qe e botojne e duan larg politikes shqiptare,se do t'i rrezikonte te dy palet me forcen qe mund te arrinte po te ishte kryetare e PD.Bregu nuk eshte thjesht nje spikere ,sepse e tregoi veten se mund te ishte politikane emire dhe ajo qe na duhet ne konsensuale qe nuk e kemi ka 32 vjet por vetem per interesa personale te Berishës prandaj e larguan nga PD e mbajtjen gra pa peshe

                                  Përgjigjjuni
                                  1. b
                                    ben

                                    90% e komenteve ne kete gazete behen me njeanshmeri politike nga rilindja. Ketu urrehet Kosova shume me teper se Serbia. Kush eshte ai njeri i ndershem qe urren vendin e vet ? Llogarite beni vete tani.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Koqovari

                                      Provokim i ri i kreut e Qeverisë Kosovë ndaj shtetit amë.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. m
                                        marksist leninisti

                                        Mero na rrufsh manellin,pse se boton komentin tim apo te dhemb epiteti qe ja kam ngjitur me te drejte vetonit si spiun i Serbeve.Te gjithe ju te sotmit kelysha serbe jeni

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Socialistja

                                          Grua shume e zonja dhe me aftesi te medha. Mendoj se rradhitet ne personalitet me ze te shqiptarise. Sinqerisht ndjehem krenare qe ajo mban nje post te tille. Urime Majlinda ! Ata qe i perziejne punet mes dy shteteve tona te dashura bejne gabim, do t'u lutesha te ishin me shqiptare.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            sapa

                                            Fiton kush eshte me i korruptuar ne vendet e jugut!

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje