Maliqi ironizon pas deklaratës së Gërvallës: “Mirëmëngjes MPJ - kë do sulmojmë sot?

9 Korrik 2023, 10:50Rajoni TEMA

Maliqi ironizon pas deklaratës së Gërvallës:

Analisti, Agon Maliqi ka reaguar përsëri për deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Gërvalla ka thënë se Bashkimi Evropian është “një tigër prej letre”, duke nënkuptuar pafuqinë e tyre.

E për këtë, Maliqi ka ironizuar duke pyetur kështu: “Mirëmëngjes MPJ. Kujt p’i qepojmë sot?”

\“Mirëmëngjes MPJ. Kujt p’i qepojmë sot? Kina dhe India shumë po kruhen, kishe na superfuqi. Duhet me jau tregu pak vendin.” – ka shkruar Maliqi në Facebook.

Gërvalla gjatë një samiti të shtunën në prezencë të zyrtarëve të lartë ka thënë se: “Nuk ka vullnet politik, ka shumë jounitet në bllok, dhe pa ShBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letër kur vjen puna te siguria.”

Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

 

 

 

 

2 Komente

  1. R
    Raimonda

    Pas kesaj papjekurie politike, kjo D. duhet te jape dorheqjen...

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nxënës të Xhaxhit

      Shkollë e Enver Hoxhës. Xhaxhi Enver thoshte: "Kur flet kolonel Gadafi si me pordhë gomari!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje