Tensionet në veri të Kosovës! Kryetari i Leposaviçit vijon ngujimin

8 Korrik 2023, 13:50Rajoni TEMA

Tensionet në veri të Kosovës! Kryetari i Leposaviçit vijon

Kryetari i emëruar i Komunës së Leposaviçit në Kosovë, Lulzim Hetemi vijon “ngujimin” e tij në zyrë.

Ekspertët ligjorë kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me ligjshmërinë e veprimit të Hetemit, i cili ka mbi një muaj që po qëndron i “ngujuar” në godinën e Komunës i ruajtur forcat e policisë, ndonëse për shkak të situatës nuk arrin të ushtrojë asnjë nga funksionet që i ngarkon ligji. 

“Ai ka të drejtë vetëm në raste specifike të punojë jashtë orarit dhe atë më së shumti tetë orë në javë si punë shtesë, krahas atyre dyzetë orëve që është e përcaktuar me ligj. Dhe kjo nuk është duke ndodhur. Thjesht ai është në një situatë atje ku ne nuk e dimë a është punë a është protestë”, tha Arbër Jashari, avokat.

Avokati i tij theksoi gjithashtu se Hetemi mund të konsiderohet i vetëburgosur.

4 Komente

  1. k
    kaiser

    bualla

    Përgjigjjuni
    1. *
      *****

      Flokearta po pret te rris floket te shpetoi nga dritarja ose pret princin Albin te vi ti vesh kepucen tjeter derisa te shpetoj nga ngujimi. Qesharake deri ne neveri.

      Përgjigjjuni
      1. A
        A.G.

        Ivi, Ivi me më pru nesër.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Remo

          cashtu djale cashtu,,cashtu Oso KuKari cashtu, prit vetefundosjen si trim!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje