
Gjermania mund të dërgojë trupa shtesë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, shkruan REL.
“Pas kërkesës nga kolegia ime austriake Klaudia [Tanner], ne po shqyrtojmë nëse mund të rrisim pak angazhimin tonë brenda mandatit aktual [parlamentar] që t’i lehtësohet barra Austrisë”, tha ai për gazetarët pas takimit me homologët e tij nga Austria dhe Zvicra në Bern, raportojnë mediat gjermane.
NATO, pas situatës së përkeqësuar në Veri ka angazhuar 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4 mijë trupave që veçse janë të dislokuar në Kosovë.
Lini një Përgjigje