
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi më 6 korrik se do të kërkojë një bisedë me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe pas kësaj, një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për shkak të situatës në Kosovë.
Ai tha se do të kërkojë që Këshilli i Sigurimit të urdhërojë KFOR-in që, bazuar në detyrimet e Rezolutës 12 44, të parandalojë çdo veprim të mëtejshëm nga strukturat e sigurisë së Kosovës, që “kërcënon jetën, lirinë, sigurinë dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë”, për të kryer “çmilitarizimin e të gjitha formacioneve të armatosura”.
Vuçiç tha se Serbia bëri gjithçka që mundi për të shtensionuar situatën në Kosovë, por se në Kosovë po kryhet një “aksion i pogromit, persekutimit dhe spastrimit etnik” të serbëve, i cili është “mirë i organizuar dhe i mbështetur nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar”.
Sipas tij, në Kosovë po bëhet “kriminalizimi i popullit serb”.
Vuçiç tha, po ashtu, se Serbia do ta shqyrtojë kërkesën e Listës Serbe, partisë lidere të serbëve në veri të Kosovës, për shpalljen e njësive speciale të Policisë së Kosovës organizatë terroriste.
“Ne do të marrim vendime në mënyrë të përgjegjshme dhe në 14 ditët e ardhshme do t’i informojmë partnerët tanë ndërkombëtarë”, deklaroi Vuçiç./REL
Interesantja eshte qe Vucic dhe Rama thone te njejten gje KURTI I KEQ QE I SULMON SHKIJET (e Meroja ben punen e tij per te cilen paguhet....propagandon)
Marimanga e zeze e ka aftesi ,veti te trasheguar se: genje sa me shume se dicka do mbetet per tu besuar.Edhe me kete trillim plote imagjinate neperrka rusoserbe do te luaj rrolin e viktimes,per ti detyruar nderkombetaret se verte populli i vet qe jeton ne RK ,eshte ne rrezik.Perse valle po e ben genjeshtren e radhes ky palaco me nje fetyre te deformuar si fetyra e majmunit?jo pa qellim.Gabimet e veta qe serbet e veriut i udhezoi me keshilla te gabuara,pasojat jane te pashmangshme.Republika e Kosoves,fale aftesise mencurise te kesaj Qeverie,kalan e ka ne duart e veta.Edhe ne keto kater komuna hyri Administrata e Republikes te Kosoves e parapare me ligjet dhe kushtetuten e plote fuqishme...Gjithmon maraminga e zeze kur e kupton gabimin e hedh rrjeten e vet larg shum larg aty ku mendon tani ne OKB.I mjeri ky zuzar i rreshqiti kemba ,pritet vetem te thyej qafen...Kur personalitete te shquara e kuptojne dhe jane ne dijeni me shqiptaret e Lugines te Presheves,por gjarperi do leshoj lot dhe ceshtja kryesore e deshiron te mbesi nen hijen e arkivave.
O Vicihicit,kur te shkosh ne keshillit e sigurimit,qe tiu mbushesh mendjen jep sa ishte rapporti i popullsise ne keto zona ne 1913,,1920,1945,2023.Pastaj konkludo pse u shkaktuan ndryshimet e raporteve.
Në regjistrimin viti 1981 në Kosovë kishte 209. 789 serb e malazezë duke i llogaritur edhe 27.590 kolon – refugjat nga Kroacia dhe Bosnja. Të shpërngulur serb bashkë me kolonët e ri janë gjithsej 84.798. Numri serbëve midis viteve 1981- 1999 u zvogëlua për rreth 50 mijë, kurse i shqiptarëve në Kosovë për 750 mijë shqiptar apo për 15 herë më shumë. Në fillim të viteve 90 sipas dëshmisë se Millosheviqit në Hagë, vetëm në Beograd jetonin midis 80-120 mijë shqiptar kurse tash janë gjithsej 650 veta pa asnjë mundësin më të vogël që të kthehet në pronat e veta dhe pa të drejtë gjuhe dhe identiteti!. Nuk jepen të dhëna për shqiptaret përndjekur nga tërë territori Serbisë që me siguri dhjeta herë më i lartë se ai i serbëve nga Kosova. Nga Lugina e Preshevës përmes dhunës dhe diskriminimit janë përgjysmuar dhe po vazhdon spastrimi i heshtur etnik përmes pasivizimit të adresave të mbi 6.000 familjeve. Shembulli më drastik është në Komunën e Medvegjës ku në 20 vitet e fundit nga 6.000 banorë tash jetojnë rreth 527 shqiptar apo 12 herë më pakë se para disa vite. Nëse do t vazhdoji kështu fundi do të deklarohet se atdheu shqiptarëve u shua sikur në vitet pas Kongresit të Berlinit 1878 dhe shndërron në tokë serbe!. Të gjitha shifrat serbe janë të falsifikuara dhe të stërmadhuar për qëllime politike. Shumica serbëve që ikën nga Kosova tash deklarojnë se kanë lënë Kosovën për leverdi ekonomike sepse me nga shitja e 1 ari tokë në Kosovë të dhuruar nga pushtetarët mbretërisë serbe dhe komunistëve Jugosllavë – Serbisë mund të blejnë 1 ha në Serbi.
Vučić - Gebellsi i Milošević-it