Prokuroria ngre akuzë ndaj ish-kryebashkiakut të Prishtinës Shpend Ahmeti

5 Korrik 2023, 21:50Rajoni TEMA

Prokuroria ngre akuzë ndaj ish-kryebashkiakut të Prishtinës

Prokuroria Themelore në Kosovë ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Prokuroria e akuzon Ahmetin për “uzurpim të pronës private”, lidhur me një incident të ndodhur kohë më parë në Parkun e Gërmisë.

Në kohën kur Ahmeti ishte kryetar i Bashkisë së Prishtinës, ai kishte ndërmarrë një aksion për kryerjen e disa punimeve në atë zonë, por më pas kishte rezultuar se ndërhyrjet ishin kryer në pronën private të shtetasit Mefail Cakolli.

Cakolli u ankua se Bashkia kishte vendosur në pronën e tij blloqe betoni, si dhe pengesa në hyrjen e pronës.

Në akuzën e Prokurorisë thuhet se nga viti 2017 deri në vitin 2019, Ahmeti nën cilësinë e kryetarit, në mënyrë të kundërligjshme e ka dëmtuar pronën e Cakollit, duke vendosur përreth parcelës, shtylla të bentonit, pengesa për hyrje me veturë në pronë, ndërsa dëmtimi është bërë edhe në anën tjetër, duke i pamundësuar palës shfrytëzimin e pronës së tij.

Për këtë Ahmeti akuzohet për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Aktakuza e publikuar nga kanali televiziv "Tëvë" në Kosovë:

2 Komente

  1. E
    Eri

    Vete Shpend Ahmeti shkoi t'ia uzurponte pronen me eskavator? C'jane keto akuza enveriste mor aman? Jepini demshperblim Mefailit per prishjen e prones dhe jeta vazhdon...ngri akuza per t'i bere qejfin Enverit te ri te Kosoves.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

      Kjo është veper e Albinit sepse Shpend Ahmeti eshte treguar miqesor me Ramën. Perndryshe, kjo është çeshtje per Gjykaten administrative, sepse është çeshtje midis Bsshkisë dhe individit. Te kerkohet veper penale ketu është njesoj si të kerkosh të çosh Sali Berishen ne gjyq, se ka shtyre gardhin nje meter ne Lalës, dhe ka zaptuar 10m2 vend. Po ta bente këtë prokuroria shqipetare, do qeshnin të gjithë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje