
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim tre policët që u rrëmbyen nga forcat serbe në veri të vendit.
Gjatë takimit, Osmani ka falenderuar Policinë e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis të sigurt dhe të qetë.
“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, ka thënë Osmani.
Tre policët Beqir Sefa, Rifat Zeka dhe Shemë Mustafa u rrëmbyen nga forcat speciale serbe në veri të Mitrovicës pranë kufirit me Serbinë.
Për disa ditë ata u mbajtën në Beograd me akuzën se kishin shkelur kufirin, por u liruan falë presionit të ndërkombëtarëve ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Të tre policët kanë falënderuar Osmanin për pritjen në Presidencë dhe shprehën përkushtimin për vazhdimin e angazhimit të tyre në funksion të sigurimit të një mjedisi paqësor dhe tërësisë territoriale të Kosovës.
Keta do mbronin kufirin ne beri te Kosoves..???!! Hajde Albinos hajde..!!
Besoi se kesaj rradhe ja u kane hjek shulin e pistoletave dhe automatikeve ne menyre si mos te na fusin ne sherr prap me Serbet, heren e pare sa here qet nga nje po e vret, nga 10 si vrane heren e pare keta mund te vrasin 20 heren tjeter
Bravo zonja Presidente, trimëria duhet vlerësue, këta policë u tregun trima të vërtetë! I përshëndes!
Cfare trimerie ore humaman
Tamam trima, besa! Keta te tre, si Sahit Dallapi ne proteste te Brrishes kur e ndoqi policia, e bojne 100 metershin per 5.9 sekonda kur u mer bitha flake ka tuta.
Po perse duhet ti pres Presidenti i Republikes keta? Keta duhen shkarkuar me ceremoni. Keta nuk bene detyren qe i jane betuar vendit t tyre. Keta u zune rob si minjte ne çark. Me e pakta qe duhet te bejne, eshte te heqin uniformen e te ruajne dhite ne bjeshke, po e bene dot, se edhe per kete pune nuk jane te besueshem.