Mitsotakis: Greqia do t’i hapë dritën jeshile martesave të së njëjtës gjini

5 Korrik 2023, 14:58Rajoni TEMA

Mitsotakis: Greqia do t’i hapë dritën jeshile martesave të

Më pak se dy javë nga rikonfirmimi me votë në zgjedhjet e 25 qershorit të qeverisë së tij të djathtë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për Bloomberg.


Ai ka prekur disa nga çështjet më të nxehta, siç janë martesat e së njëjtës gjini, marrëdhëniet me Turqinë, demarkacioni i zonave detare dhe rritja e investimeve në turizëm.

Sa i përket martesave të çifteve të së njëjtës gjini, Mitsotakis konfirmoi se shumë shpejt Greqia do të çelë dritën jeshile.


“Shoqëria greke është shumë më e gatshme dhe më e pjekur. Martesat e çifteve të të njëjtit seks do të bëhen realitet dhe janë pjesë e strategjisë sonë”, tha kryeministri grek për këtë çështje.

Ndërkohë, siç vëren Bloomberg, Greqia kërceu me 5 vende në renditjen e organizatës ILGAEurope për të drejtat e LGBTI në Evropë, duke tejkaluar vende si Britania dhe Gjermania.


Sa i përket raportit me Ankaranë zyrtare, Mitsotakis është shprehur se “ka ardhur koha për të ripërcaktuar marrëdhëniet me Turqinë. “Ne po diskutojmë vetëm për demarkacionin e zonave detare“, tha ai.


Deklaratat e kryeministrit grek vijnë një javë përpara takimit me Recep Tayyip Erdogan në samitin e NATO-s në Vilnius.

“Një udhërrëfyes për de-përshkallëzimin e tensioneve do na ndihmojë të gjejmë një mënyrë për t’u marrë me atë që ne e konsiderojmë problemin kryesor të pazgjidhur që kemi me Turqinë“, tha ndër të tjera Mitsotakis.


Ai e identifikoi këtë si përcaktimi i zonave detare në Egje dhe Mesdheun Lindor, pra shelfi kontinental dhe ZEE.
Por, Mitsotakis e bëri të qartë edhe një herë se Greqia nuk është e gatshme të diskutojë me Turqinë çështje që lidhen me sovranitetin apo mbrojtjen greke .


“Këto janë çështje që thjesht nuk janë për diskutim”, tha ai.

2 Komente

  1. K
    Komunist me Rolex

    Mire ben dilni hapur mos te fshihen me si dylberat e anadollit

    Përgjigjjuni
    1. k
      korigjim

      Po ky eshte vete dobiç, djali i dora Bakojanit dhe ja fshehu e eme a dores, arvanitja sikur e kish bere vete. Pashe nje emision me te atin e ketij ne nje kanal te Selanikut dhe e degjova se si shprehje para gazetarit! Ata qe besojne shume perendine, tani do qihen dhe ne bythe, se nuk jane dakort me perendine qe kishte bere vetem nje vend!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje