Vuçiç i ankohet Lajçak: Populli serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj torturave më të rënda në 15 vitet e fundit

5 Korrik 2023, 12:20Rajoni TEMA

Vuçiç i ankohet Lajçak: Populli serb në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas takimit me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se kanë diskutuar për shtensionimin e situatës në Veri, por edhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, Vuçiç theksoi se “i kam bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhohet më konkretisht në të gjitha këto çështje”. 

"Edhe një herë paralajmërova se populli serb në Kosovë dhe Metohi është i ekspozuar ndaj torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit dhe ripërsërita kërkesat për respektimin e të drejtave dhe sigurisë së tyre.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përfshihet më konkretisht në të gjitha këto çështje”, shkruan Vuçiç.

2 Komente

  1. V
    Visi

    Ashtu tha edhe Klintoni me porsinë e Sorrosit(ky me porosinë e Ramës).

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      vuç,ta ka shkrujt putini vetë apo i ka thënë laverit??vuç mo na u bë dhe ti si laveri në indi,ku i dhiu të gjithë tu qesh!!ec mo vuç se je akoma i ri të flasësh si dement!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje