Tensionet në veri, Von der Leyen takon Brnabiç: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i domosdoshëm

5 Korrik 2023, 11:02Rajoni TEMA

Tensionet në veri, Von der Leyen takon Brnabiç: Normalizimi i

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen zhvilloi dje një takim me kryeministren serbe, Ana Brnabiç.

Ajo ka publikuar pamje nga takimi me Brnabiç në Twitter, teksa ka shkruar se KE mbështet punën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE dhe në fokus të bisedimeve kanë qenë edhe marrëdhëniet dy palëshe Kosovë-Serbi.


“Komisioni Evropian mbështet punën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE. Plani ynë i Ri i Rritjes do të ndihmojë në përshpejtimin e reformave, rritjen e investimeve të BE-së, për t'ju afruar me Tregun Unik. Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.”- thotë von Der Leyen.

Von Der Leyen ka zhvilluar një takim dje me kryeministren e Serbisë pas tensioneve në veri të Kosovës. 

 

Lini një Përgjigje