
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka quajtur “gënjeshtare” deputeten britanike Alicia Kearns, pasi kjo e fundit tha të martën se ka dëshmi për kontrabandim të armëve nga Serbia në Kosovë dhe shfrytëzim të kishave ortodokse për t’i mbajtur ato.
“Ajo zonja thotë se do të kërkojë hetim. Mos u shqetësoni zonjë, ne tashmë po bëjmë një hetim kundër jush për të parë se mbi çfarë baze i keni thënë gjithë ato gënjeshtra dhe kush po ju paguan për gjithçka dhe pse po e vendosni Serbinë në një pozitë të tillë.
Nëse Qeveria e Britanisë së Madhe nuk e ka gjetur të arsyeshme të reagojë, nuk është problem, ne jemi të detyruar të reagojmë”, tha Vuçiç.
Deputetja britanike, Alicia Kearns i ra kambanave të alarmit për atë që e përshkroi kontrabandë armësh nga Serbia drejt Kosovës. Përpara Parlamentit britanik, ajo deklaroi se kontrabanda po zhvillohet përmes autoambulancave ndërsa përmendi edhe kishat ortodokse.
Sa B..q..e i "ndershem"!!!!