Klinton flet pas vizitës në Tiranë: Radikalët serbë po paralizojnë përparimin e rajonit

6 Korrik 2023, 22:25Rajoni TEMA

Klinton flet pas vizitës në Tiranë: Radikalët serbë po

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton në një intervistë për “Financial Times” ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Bill Clinton, i cili ishte president i SHBA-së kur një fushatë bombarduese e NATO-s në Beograd i dha fund luftës, tha se “serbët e linjës së ashpër po paralizojnë përparimin në rajon” dhe kjo po i mban vendet në një ngërç.

“Është keq për demokracinë afatshkurtër dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Është duke i mbajtur vendet jo vetëm në një ngërç, por duke i ftuar të gjithë të zhgënjehen gjithnjë e më shumë dhe të bëjnë gjëra vetëshkatërruese”, tha Clinton për ‘Financial Times’.

Nacionalistët serbë po rikthehen në Veri të Kosovës, mes pakënaqësive në rritje me liderët në Prishtinë dhe Beograd, që mund të prishin bisedimet diplomatike dhe rrisin rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. 

Tensionet u ndezën pas zgjedhjeve të diskutueshme në prill, kur shqiptarët etnikë fituan postet e kryebashkiakut në pjesën me shumicë serbe të Kosovës. 

Dhuna është pakësuar, por pakënaqësia ka vazhduar të rritet, dhe një marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet mes fqinjëve në konflikt po rezulton ende larg- shkruan ‘Financial Times’.

4 Komente

  1. B
    Billi i Pa ftyrre

    Shko or qivac, qe e ktheve shtepine e bardhe ne nje bordell.Akoma nuk do ta kuptoje,ne interes te bythes se tij,se cfare bagatell shteti ,ka sajuar

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zot fali !

      I pafytyre !. Zot fali !

      Përgjigjjuni
    2. e
      emigranti

      Ishte fjala e fuqishme e Bill Klintonit ne Kongresin Amerikan qe beri te mundur nderhyrjen ushtarake te Natos dhe ndali genocidin e shqiptareve te Kosoves, te perzene nga makineria ushtarake serbe. Ajo qe thote presidenti Klinton per nacionalistet serbe eshte e vertete, vetem se duhet te permendte si stermullar te tensioneve edhe Vucicin , i cili orkestroi trazirat e nacionalisteve serbe qe nga bllokimi i rrugeve, terheqja e zyrtareve serbe nga institucionet shteterore te Kosoves, gje qe solli zgjedhjet e reja te cilat pasi u bojkotuan nga serbet, po me urdher te Vucicit, u kundershtuan me protesta te dhunshme duke perdorur jo vetem gure e shkopa , por edhe bomba molotov e arme ndaj ushtareve te KFOR-it, policise kosovare dhe gazetareve. Dhe per te gjitha keto, ne vend qe te ndihet pergjegjes, shprehet se populli serb po dhunohet nga policia kosovare, kur ne fakt eshte krejt e kunderta.

      Përgjigjjuni
      1. s
        specialisti

        O Bill i pa fytyre. Nuk eshte e drejte te shkruash ne ate menyre per Klintonin. Ai e cliroi dhe krijoi shtetin e Kosoves. Ne e vleresojme cfare ka bere per Kombin Shqiptar

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje